Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën sot në një seancë të përbashkët plenare në Prishtinë. Të pranishëm ishin krerët e qeverive të dy vendeve, 130 deputetë në total dhe presidentja Vjosa Osmani. *Mbledhjen e hapi kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili u pasua më pas nga homologia e tij Elisa Spiropali dhe presidentja Vjosa Osmani. *Me të marrë fjalën, kryeministri Edi Rama renditi disa prej sfidave që hasin dy vendet teksa i cilësoi sanskionet e BE ndaj Kosovës si absurde. Duke folur për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-liderëve të UÇK-së, Rama pati një kritikë për deputetët e Kosovës për faktin se nuk është ngritu një komision verifikues. *Nga ana tjetër kryeministri Albin Kurti foli për përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve në përmirësimin e jetesës së shqiptarëve. Në kuadër të kësaj, ai tha se qeveria e Shqipërisë duhet të marrë shembull nga ajo e Kosovës e cila ka alokuar në buxhet 4 milionë euro fond për të ndihmuar shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Kryeministrat Rama dhe Kurti 5 minuta takim, nënshkruajnë marrëveshjen për Lojërat Olimpike Mesdhetare
Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti u takuan pas seancës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës dhe nënshkruan marrëveshjen për Lojërat Olimpike Mesdhetare.
Takimi mes dy shefave të ekzekutivit Tiranë-Prishtinë e zgjati vetëm 5 minuta, ndërsa më pas u shtrua dreka e përbashkët zyrtare.
Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës mbajtën sot një seancë të përbashkët në Prishtinë.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 130 deputetë, ku 70 ligjvënës ishin nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pjesë e seancës ishin edhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo është mbledhja e dytë e përbashkët e dy parlamenteve. Ligjvënësit e të dy shteteve u mblodhën të dielën e 27 Nëntorit 2022 në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.
VIDEO/ “Jepja Albinit”, Rama i çon letër Kurtit ndërkohë që Haradinaj e akuzonte

Teksa kreu i Aleancës për Akmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj akuzonte Kurtin për lidhje me Rusinë gjatë fjalimit në foltore, kryeministri Edi Rama përfitoi nga momenti për t’i çuar një letër homologut të tij.
Në pamjet e filmuara, duket momenti kur Rama i kërkon një prej anëtarëve të gardës t’i kalojë Kurtit një letër të shkruar prej tij në ato momente. Punonjësi i sigurisë i dha letrën Kurtit i cili nuk e lexoi menjëherë por qëndroi me vështrim drejt sallës së Kuvendit. Për të parë videon Klikoni këtu! Versus.al
“4 mln euro për shqiptarët e Preshevës”, Kurti: Të shërbejë si shembull për qeverinë e Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy Kuvendeve e vuri theksin tek përpjekjet më të mëdha për të ndihmuar shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të 2 shteteve.
Ai vuri në dukje se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë alokuar 4 mln euro për shqiptarët në Luginën e Preshevës, të cilët janë komuniteti etnik më i diskriminuar në Evropë. Ndërsa tha se një gjë e tillë duhet të shërbejë si shembull edhe për Shqipërinë.
“Shqiptarët në serbi janë komuniteti etnik më i diskriminuar në Evropë. Prandaj ata meritojnë vëmendjen më të madhe në bashkërendimin e politikave rajonale të Kosovës e Shqipërisë. Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi ndarë 4 milionë euro për Preshevën. Uroj të shërbejë si një shembull edhe për Shqipërinë. Të dy vendet po marrin përgjegjësinë që u takon lidhur me anëtarësimi në BE”- deklaroi Kurti. Versus.al
“Po mbahen peng”, Rama për ish-liderët e UÇK në Hagë: E habitshme që nuk është ngritur një komision verifikimi
Teksa mbante fjalën e tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Edi Rama foli edhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Hagës ndaj 4 ish-komandantëve të UÇK-së.
Duke e cilësuar si mbajtje peng dhe të parregullt procesin, Rama shprehu edhe habinë për faktin se Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar një rezolutë ku t’u kërkojë vendeve financuese të gjykatës ngritjen e një komisioni verifikimi për procesin që po zhvillohet.
“Unë nuk vij dot deri këtu në Prishtinë dhe pastaj ta gëlltis në heshtje në këtë foltore para jush në mungesë të Hashimit, Rexhepit, Jakupit dhe Selimit është nyja e mbledhur në fyt nga një dyshim shumë i madh se a proces është proces i parregullt ligjor. Dhe se normat e standartet e tij janë nënstandarte të drejtësisë të të gjithë vendeve që e financojnë atë farë gjykate. Unë nuk rri dot pa e thënë këtu vëllazërisht çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është marrë një nismë për t'ju kërkuar përmes një resolute të gjitha vendeve financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standartet e këtij procesi dhe për të kërkuar ngritjen e një komisioni verifikimi për këtë proces gjyqësor. Ndoshta ky shqetësim gjerësisht i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron atë herë kjo është një gjëmë e madhe”- deklaroi kryeministri Rama.
Ai tha se në rast të një rezolute të tillë, Partia Socialiste do të jepte mbështetje të plotë në Kuvendin e Shqipërisë për ta dërguar më pas në BE. Versus.al
“Sanksionet e BE ndaj Kosovës, absurditet”, Rama: E gjithë barra duhet t’i mbetet Serbisë
Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke renditur arritje të bëra nga Shqipëria në vitet e fundit, ndërsa kujtoi edhe porositë e dhëna nga ish-presdenti i ndjerë Ibrahim Rugova për faktorin shqiptar në Ballkan.
Ndër të tjera ai i cilësoi si të papranueshme sanksionet e vendosura nga ana e Bashkimit Europian ndaj Kosovës dhe theksoi se së bashku me presidenten Vjosa Osmani kishin këmbëngulur për heqjen e tyre.
“Plot 20 vite më parë, në vitin 2004 presidenti Ibrahim Rugova tha diçka edhe për ne sot, duke na kujtuar “objektivat e përbashkëta të Kosovës e Shqipërisë, janë anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi me SHBA”. E themi me bindje të plotë se shqiptarët kanë shansin historik të hyjnë me vlerat e tyre në familjen e BE”. Këto fjalë janë gjithçka na mjafton për të mos e humbur objektivin historik dhe për të mos e hequr nga mendja se këtë shans historik shqiptarët mund ta shfrytëzojnë me sukses si trimi i mirë me shokë shumë. Ndërkohë që Shqipëria ecën me hapa të shpejtë për tu bashkuar me Evropën, përfytyrojeni sesa krenarë do i bënim të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë nëse në këtë udhëtim të jemi krah për krah me Kosovën. Sikur në sofrën e kombeve të Ballkanit të ishim së bashku në krye të vendit, si mishërim i vlerave evropiane në këtë rajon ku jemi i vetmi komb që flet një gjuhë po aq të vjetër sa vetë gjeneza e perëndimit. Dëshira ime është që të mos jemi njëri në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE dhe tjetri në listën e sanksioneve të cilat janë absurditet absolut.
Së bashku me presidenten Vjosa Osmani në samitin e BE dy ditë më parë kemi këmbëngulur me forcë që ato masa të hiqen. Kemi siguruar që të gjitha fondet e BE që janë penguar të lëvrohen për shkak të atyre masave, të mos digjen”- tha Rama.
Ai deklaroi se duhet që e gjithë barra e mos-veprimit për normalizimin e marrëdhënieve, t’i lihet Serbisë.
“Duhet të jemi dorë për dore për të bindur edhe shtetet e BE për absurditetin e mosnjohjes së Kosovës si shtet evropian. Barra duhet t’i bjerë vetëm Serbisë, po kurrsesi nuk duhet të lejojmë që qoftë edhe një gram t’i bjerë Kosovës. Ne duam që Kosova të njihet një ditë e më parë nga të gjitha ato vende në Evropë që ende nuk e kanë bërë. Përfshirë edhe nga Serbia që është mundur në luftë 20 e ca vite më parë nga Kosova. Pezmatimi i aleatëve strategjikë me Kosovën na pengon të bëjmë aq sa do donim në këtë situatë kur të gjitha yjet janë rreshtuar në krah të shqiptarëve”- shtoi kryeministri. Versus.al
“Kosova kampione e demokracisë në Ballkan”, Konjufca: Vlerësim me të cilin krenohen shqiptarët
I pari që mbajti fjalën në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve të Shqipërisë e Kosovës, ishte kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili e përqendroi fjalimin e tij tek marrëdhëniet mes dy vendeve dhe situata aktuale e dialogut me Serbinë.
Duke e përmendur faktin që Kosova është cilësuar si shtet kampion i demokracisë në Ballkan, Konjufca tha se kjo është arritje me cilën krenohen gjithë shqiptarët. Ndërsa theksoi se Serbia nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.
“Kosova mbetet një kampion i demokracisë në rajon, e vlerësuar edhe nga institucionet perëndimore dhe për këtë duhet të krenohemi ne si popull. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë aleati më i natyrshëm i perëndimit në Ballkan.
Falenderojmë Shqipërinë për mbështetjen dhe mbrojtjen e zëshme të çështjes së Kosovës në çdo arenë të rëndësishme ndërkombëtare. E drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit, nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë cënim i fqinjësisë dhe as përshkallëzim. Është Serbia ajo që as nuk na e pranon as statusin e fqinjit, por ambiciet e saj hegjemoniste ndaj Kosovës vazhdon t’i ketë të kodifikuara në kushtetutën e saj”- deklaroi Konjufca. Versus.al
Mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve nis me himnin kombëtar! Kryeministrat e deputetët ngrihen në këmbë
Mbledhja e dy Kuvendeve të Shqipërisë e Kosovës nis me këndimin e himnit kombëtar.
130 deputetë janë të pranishëm në sallë, po ashtu edhe kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti në seancën e kryesuar nga dy kryeparlamentarët Elisa Spiropali e Glauk Konjufca.
Të gjithë deputetët janë ngritur në këmbë dhe kanë duatrokitur pas himnit kombëtar të kënduar në sallën e seancës plenare të përbashkët. E pranishme në sallë është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Versus.al
Mbledhja e përbashkët e 2 Kuvendeve, Rama mbërrin në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë ku sot do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë.
Rama dhe Albin Kurti do të mbajnë fjalimet e tyre në përfundim të të gjithë fjalimeve të tjera. Fokusi i mbledhjes do të jetë edhe bërja e një bilanci të zbatimit të 30 marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare.
Kjo është hera e dytë që Kuvendet e dy vendeve mblidhen. Për herë të parë u mblidhën më 27 nëntor të vitit 2022 në Kuvendin e Shqipërisë në kuadër të 110 vjetorit të pavarësisë. Versus.al
Sot Kosova dhe Shqipëria mblidhen në Kuvend të përbashkët! Zbardhet agjenda e diskutimeve
Për herë të dytë, Shqipëria dhe Kosova mblidhen sot në një Kuvend të përbashkët. Seanca do të mbahet në Prishtinë ku do të mblidhen 130 deputetë në total përfshirë dy kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama.
Synimi i seancës është koordinimi i agjendave kombëtare të dy vendeve për të realizuar objektivat strategjike siç janë rritja e kontributit të faktorit shqiptar për zhvillimin, paqen dhe sigurinë në rajon.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca do jetë i pari që do të mbajë fjalën e më pas do të pasohet nga homologia e tij Elisa Spiropali duke vazhduar më tej me krerët e grupeve parlamentare të dy vendeve. Ndërsa Kurti dhe Rama do të flasin të fundit.
Nga Shqipëria do të marrin pjesë 56 deputetë, por në listën e bërë publike vihet re mungesa e kryedemokratit Sali Berisha dhe e deputetit Lulzim Basha i cili aq shumë flet për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Agjenda e seancës së përbashkët plenare të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë
-06:00 Nisja nga Tirana në mënyrë të organizuar me autobuzë nga Kryesia e Kuvendit
-10:30 Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës
-11:00 Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar
-Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës
-Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
-Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
-Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë
-Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës
-Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë
-Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
-Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
-Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë
-Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
-Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë
-Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës
-Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
-Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Deputetët pjesëmarrës:
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike
1- Gazment Bardhi
2- Flamur Hoxha
3- Isuf Cela
4-Lefter Gështenja
5-Ramadan Likaj
6-Xhelal Mziu
7-Asllan Dogjani
8-Dashnor Sula
9-Eralda Bano
10- Ferdinand Xhaferri
11- Ina Zhupa
12- Kastriot Piroli
13- Kreshnik Collaku
14- Lindita Metaliaj
15- Luan Baçi
16- Orjela Nebiaj
17- Qani Xhafa
18- Saimir Korreshi
19- Tomorr Alizoti
20- Andia Ulliri
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste
1. Niko Peleshi|
2. Bledar Cuci
3. Klotilda Bushka
4. Eduard Ndreca
5. Toni Gogu
6. Ermonela Valikaj
7. Pandeli Majko
8. Xhemal Qefalia
9. Olta Xhacka
10. Saimir Hasalla
11. Denis Deliu
12. Plarent Ndreca
13. Arkend Balla
14. Evis Kushi
15. Desantila Tahiraj
16. Lindita Buxheli
17. Teuta Ramaj
18. Ilir Topi
19. Petro Koci
20. Eduard Shalsi
21. Blerina Gjylameti
22. Eni Zake
23. Antoneta Dhima
24. Milva Ekonomi
25. Vullnet Sinaj
26. Pranvera Resulaj
27. Frrok Gjini
28. Mimi Kodheli
29. Etjen Xhafaj
30. Blendi Klosi
31. Lavdrim Krrashi
32. Nasip Naco
33. Bardhyl Kollcaku
34. Fadil Nasufi
35. Edona Bilali
36. Mirela Pitushi. Versus.al








