Live Updates /

Kuvendi mes kaosit dhe akuzave! PD akuzon për lidhje me bandat, Balla i ironizon: Mbylleni në shtëpi atë të moshuarin

*Seanca e sotme në Kuvend u shoqërua me tensione që në nisje, pasi Gazment Bardhi kërkoi ndërprerjen për mungesë kuorumi, duke pretenduar se nuk ishin të pranishëm të paktën 70 deputetë. *Ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali refuzoi të ndalë procedurat, Bardhi e akuzoi maxhorancën për “falsifikim numrash”. *Debatet u ndezën më tej mes Flamur Nokës dhe Taulant Ballës, ku ky i fundit i quajti “halucinante” pretendimet për vendosjen e GPS në zarfe votimi në Selanik, duke paralajmëruar edhe shkelje penale. *Balla shënjestroi edhe Sali Berishën, duke e quajtur “mallkim” dhe deputetët e PD “lodra që turpërojnë Shqipërinë”.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Seanca e sotme në Kuvend u shoqërua me tensione që në nisje, pasi Gazment Bardhi kërkoi ndërprerjen për mungesë kuorumi, duke pretenduar se nuk ishin të pranishëm të paktën 70 deputetë. *Ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali refuzoi të ndalë procedurat, Bardhi e akuzoi maxhorancën për “falsifikim numrash”. *Debatet u ndezën më tej mes Flamur Nokës dhe Taulant Ballës, ku ky i fundit i quajti “halucinante” pretendimet për vendosjen e GPS në zarfe votimi në Selanik, duke paralajmëruar edhe shkelje penale. *Balla shënjestroi edhe Sali Berishën, duke e quajtur “mallkim” dhe deputetët e PD “lodra që turpërojnë Shqipërinë”.

10 Postime
1 DITE ME PARE

Marrëveshja për sigurinë me Ukrainën kalon në Kuvend në heshtje! Salla e Parlamentit boshatiset nga deputetët

Kuvendi mes kaosit dhe akuzave! PD akuzon për lidhje me bandat, Balla i
Foto ilustruese

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbështetjes afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës u miratua në Kuvend pa u diskutuar fare.

 Gjatë seancës, asnjë nga deputetët e regjistruar për të folur nuk ishte i pranishëm në sallë, duke e bërë miratimin një formalitet të përshpejtuar dhe të heshtur. Versus.al

1 DITE ME PARE

Përplasje në Kuvend/ Noka përjashtohet nga seanca, Spiropali i mbyll mikrofonin dhe jep 5 minuta pushim

Kuvendi mes kaosit dhe akuzave! PD akuzon për lidhje me bandat, Balla i
Debati Noka dhe Spiropali

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sërish nga tensione, këtë herë mes deputetit të PD-së Flamur Noka dhe kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali. Debati nisi pasi Noka kërkoi të fliste për procedurë, por ndërhyri duke akuzuar mazhorancën për vjedhje dhe lidhje me krimin, gjë që solli përshkallëzimin e situatës dhe ndërprerjen e fjalës së tij. Pavarësisht ndërhyrjeve të kryetares së Kuvendit për ta ndaluar, Noka vijoi me akuzat, duke përmendur emra si Pëllumb Gjoka dhe Suel Çela. Situata doli jashtë kontrollit kur Spiropali i kërkoi Nokës të ulej dhe e paralajmëroi se do përjashtohej nga seanca.

Noka nuk u tërhoq menjëherë, duke e shtyrë më tej përplasjen verbale. Në përfundim, Spiropali vendosi të ndërpresë seancën për 5 minuta pushim.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Nuk të pyes ty

Spiropali: Hape mikrofonin të dëgjojmë procedurën

* i hap mikrofonin

Flamur Noka: Kur opozita thotë të vërtetën ju alarmoheni, po kur vidhet…

Spiropali: S’është për procedurë

Flamur Noka: Krimi…

*I mbyllet mikrofoni

Spiropali: Fjalën e ka Bylykbashi. Fol (I thotë Nokës), fol pa mikrofon Nuk ka për procedurë. Gjë të mençur s’ke për të thënë A mund të ulesh zoti Noka? Po s’që për procedurë do të ta mbyll sërish?

* i hap mikrofonin

Noka: Zonjë kur ju vidhni thoni i shërbeni Shqipërisë, kur Pëllumb Gjoka dhjëtëra hektarë, Suel Çela…

*I mbyllet mikrofoni

Spiropali: Mirë s’është për procedurë. Flamur ta dhamë fjalën 3 herë se përdore për procedurë. Do e lini Bylykbashin të flasë për raportet. Je I përjashtuar nga seanca, ik tani. Dëgjojeni gjuhën e këtij. Largohuni nga foltorja, s’ka nevojë për gardën. Asnjë minutë s’të lë, Flamur je i përjashtuar nga seanca. Po ju respektoj në maksimum, s’duroj këtu as fyerje as zaptim foltoreje, tani ulu ose je i përjashtuar.

Spiropali: 5 minuta pushim. Versus.al

1 DITE ME PARE

U tërhoq selia blu para zgjedhjeve, Sula: Berisha të tërhiqet nëse i dhimbset PD-ja! Deputetët e opozitës, rrogëtarë

Kuvendi mes kaosit dhe akuzave! PD akuzon për lidhje me bandat, Balla i
Dashnor Sula

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i cili u tërhoq nga kandidimi para zgjedhjeve të fundit, ka mbajtur një fjalim të fortë kritik në Kuvend, duke i drejtuar gishtin opozitës për humbjen e thellë elektorale. Në një deklaratë plot zhgënjim, Sula tha se ndihet i lehtësuar që nuk do të jetë pjesë e një “teatri 4-vjeçar” në Kuvend, ku sipas tij, rolet janë ndarë qartë mes pozitës dhe opozitës, por fajin e vërtetë për disfatën e mbajnë demokratët vetë.

“Ndihem i lumtur që nuk do jem pjesë e një teatri në 4 vjetët e ardhshme të kësaj salle. Në këtë teatër janë dy aktorë pozitiët dhe negativët. Negativët janë këta të opozitës që do marrin një rrogë edhe 4 vjet dhe demokratët i nxorrën jashtë Shqipërisë. Për herë të parë nuk do flas për Edi Ramën apo për manipulimin e zgjedhjeve. Jo sepse nuk ekzistojnë po sepse nuk dua të bëj atë që kam bërë për 4 vite me radhë t’ja vë fajin tjetrit.

Ai nuk kurseu as drejtuesit aktualë të opozitës, duke i quajtur “rrogtarë të lumtur” dhe theksoi se PD-ja ka folur më shumë për vetveten sesa për qytetarët. Me tone të qarta drejtoi edhe një mesazh për Sali Berishën, duke i kërkuar të tërhiqet për të shpëtuar partinë:

'Opozita i ka humbur zgjedhjet për shkak të vetvetes, jo sepse Rama i fitoi ndershëm, po ne nuk bindëm qytetarët për besueshëm. 50 deputetë demokratë janë thjesht të lumtur që do jenë rrogtarë. Ne humbëm dhe më thellë, nuk mjafton të thuash Rama bleu viota se kemi humbur mbi 250 mijë vota, këtë s’na e bëri Rama e bëmë me dorën tonë. Le të hamendësojmë që ka blerë 10-12 deputetë, problemi s’është te numri është te humbja e besimit. Kemi folur më shumë për njëri-tjetrin sesa qytetarët, sesa me hallet e njerëzvë. Nëse i dhimbset PD-ja Berisha të tërhiqet. Është momenti që Berisha të gëzojë nipërit dhe mbesat. Doktor mos dëgjo ata dhe bindju urdhrin e gjyaktës se do të marrin më qafë. Mos dëgjo ata që ke afër do të të marrin mëqafë."- tha ai. 

Në fund, Sula u shpreh se nuk është profet apo shenjtor, por një qytetar që nuk do të humbasë lidhjen me njerëzit. Ai përfundoi me një thumb ironik:

Unë nuk jam profet, nuk jam shenjtor unë jam thjesht jë njeri që nuk i këpus këmbët nga qytetarët. Ju s’mendoni. Ta gëzoni mandatin edhe rrogën të nderuar deputetë.”- tha Dashnor Sula.

1 DITE ME PARE

Kuvend/ Koçi-opozitës: PS do fitojë edhe pas 2029-tës se ju dini si të humbisni

Kuvendi mes kaosit dhe akuzave! PD akuzon për lidhje me bandat, Balla i
Petro Koçi

Deputeti socialist Petro Koçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi me bindje se Partia Socialiste do të jetë sërish forcë fituese në zgjedhjet e vitit 2029, ndërsa ironizoi opozitën duke thënë se “dinë vetëm si të humbasin, jo si të fitojnë”. Ai theksoi se askush nuk ka frikë nga Sali Berisha, përveç vetë deputetëve të PD-së, të cilët i cilësoi të kapur nga frika dhe kontrolli i tij.

Koçi shprehu keqardhje për disa deputetë të opozitës që sipas tij nuk do jenë më në shtator, duke shtuar se ndonëse kanë protestuar, nuk kanë përdorur dhunë. Megjithatë, ai i quajti veprimet e opozitës “barbare” dhe të papërshtatshme për një forcë që pretendon të fitojë zgjedhjet.

Ai kritikoi ashpër deklaratat e Berishës në Asamblenë e PPE-së, duke e akuzuar se po diskrediton Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe duke shtuar se vendet e BE-së nuk kanë nevojë për “patronazhistë si Berisha” për të ditur se çfarë ndodh në Shqipëri. Në fund, Koçi i kërkoi opozitës të presë raportin e OSBE-së për zgjedhjet dhe të nxjerrë mësime, ndërsa e cilësoi Berishën si “Dick Marty shqiptar”, duke u mbështetur në raportin e Parlamentit Europian për të hedhur poshtë akuzat e opozitës.

“Do vijojë të jetë forcë fituese edhe në 2029, ju dini sit ë humbisni nuk dini sit ë fitoni. Nuk e ka kush frikë Sali Berishën. I vetmi detachment që e ka frikë janë strukturat dhe grupi parlamentar i partisë. Më vjen keq që shumë prej jush nuk do të jenë në shtator, janë njerëz që kanë olur me fakte, mirëpo s’kanë djegur, plaçkitur as kanë qëlluar gardistët. Janë sjellë si njerëz. Po një opozitë barbare nuk mund të fitojë zgjedhjet. Ajo që I ka vënë pikën kësaj ishte fjala e Berishës në Asamblenë e PEE-së. Në atë sallë ku gjithmonë shikohet me lente ccfarë ndodhnë reupublikën e shqipërisë, nuk kanë nevojë që të përdorin Berishën si patronazhist për atë që ndodh këtu. Ato vende kanë intstrumentë të të gjitha llojeve për të dëshmuar atë që ndodh në Shqipëri. Vini gishtin kokën, për zgjedhjet jeni të lumtur. Prisni raportin e OSBE-së, merrni rekomandime dhe nxirrni mësime. Përgjigjen ndaj Dick Martyt shqiptar (Berishën) e dha raporti i Parlementit Evropian.”- tha Petro Koçi. Versus.al

1 DITE ME PARE

Spiropali reagon ashpër ndaj Berishës për “narkoshtetin”: Në Bruksel nuk i bëhet opozitë qeverisë, por Shqipërisë

Kuvendi mes kaosit dhe akuzave! PD akuzon për lidhje me bandat, Balla i
Gazment Bardhi dhe Elisa Spiropali

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i është përgjigjur me tone të forta ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratës së tij në Asamblenë e Partisë Popullore Europiane ku e cilësoi Shqipërinë “narkoshtet”.

Spiropali tha se Berisha në Bruksel nuk i bën opozitë vetëm qeverisë, por poshtëron vetë Shqipërinë duke shpërndarë “haluçinacione” që as armiqtë e vendit nuk guxojnë t’i thonë.

“Kur në dyert e Brukselit, partnerëve nuk u bëhet opozitë qeverisë por I bëhet opozitë Shquipërisë, në fakt poshtërohet Shqipëira, thuhen të vertetëa halucciante. Atë që s’guxojnë të thonë për Shqipërina as racistët as armiqtë e Shqupërisë, I thotë kryetari I opozitës. Ju flisni për kriminalizim. Ju flisni me gjuhën që nuk urrejnë Edi Ramën dhe qeverinë, po urreni Shqipërinë. Ju nuk pranoni që nuk pranoni humbjen dhe kshu sicc flisni ju. Shqipëria nuk është narkoshtet. Shqipëria është ajo që brenda 2027 do mbyllë negociatat.”- tha Spiropali.

Kreu i opozitës Gazment Bardhi e kundërshtoi duke përmendur portin e Durrësit dhe hetimet e antimafias italiane për trafik droge, duke akuzuar qeverinë për fshehje dhe mashtrim.

Në përplasje, Spiropali i mbylli mikrofonin Bardhit, duke treguar tensionin dhe polarizimin e fortë politik për çështjet e sigurisë dhe imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Pjesë nga diskutimi:

Bardhi: Do ta shënoj te të mirat që ke bërë në këtë jetë që na jepni fjalën Ka një dallim të madh që I dini dhe I bashkëndani dhe ju mbi Shqpërinë

Spiropali: I thatë njëherë këto, janë këngë s’janë analiza. Bëtë analizën e Vorës po s’bëtë tuajat.

Bardhi: Sapo the që po nxijmë Shqipërinë. Çfarë e dini narkoshtetin që do vi Troplini të bëhet kryeministër?

Spiropali: Ka përkufizim narkoshteti

Bardhi: Porti i Durrësit i është dhënë për trafik droge Troplinëve. Dhe tani vjen antimafia italiane dhe i zbulon dhe ju thotë të mos aktroni zonja Spiropali. Versus.al

1 DITE ME PARE

“Na jepni ndonjë numër t’ia japim Jenisherin Silvinjos dhe të paktën ta përdorim për ndeshjen me Serbinë...”/ Balla i përgjigjet ashpër opozitës në Kuvend

Kuvendi mes kaosit dhe akuzave! PD akuzon për lidhje me bandat, Balla i
Flamur Noka, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi

Në një debat të nxehtë në Kuvend, Taulant Balla nuk kurseu ironinë dhe sulmet ndaj opozitës, duke u kthyer në mesazh ndaj atyre që sipas tij refuzojnë të pranojnë humbjen dhe vazhdojnë me akuza të pabaza.

“Na jepni ndonjë numër t’ia japim Jenisherin silvinjos dhe të paktën ta përdorim për ndeshjen me Serbinë. Strategjia më e mirë për të përballuar humbjet është të mos përballojnë rezultatin,” u shpreh Balla me zë të lartë.

Ai kujtoi edhe “traditën” e kryeministrit në detyrë të vitit 2013 që deklaronte se “më vodhën zgjedhjet”, duke ironizuar edhe për përfshirjen e Berishës në këtë histori:
“Prijësi yt e ka bërë këtë gjë që në ’97-ta. Kryeministër në detyrë në 2013 dilte dhe thoshte më vodhën zgjedhjet. A s’është kështu se ke qenë ministër i Brendshëm? Pastaj mësoi Lulin. Mendoja se e thoshte nga vetja Luli ‘lufta vazhdon’. Po ku e dija unë që ia paska mësuar Saliu Lulit që ‘lufta vazhdon’?”

*Flamuri bërtet nga vendi

Balla as në këtë moment nuk kursen ironitë. “Kam edhe 5 minuta, ti nuk di të numërosh se të ka ngelur nga Luli. Unë prandaj po ta përmend emrin kaq shpesh se mezi pres replikën tënde madhështore. Ju jeni pengje të një mallkimi të madh, siç është Sali Berisha.”

Balla u ndal dhe te kritikat ndaj opozitës për humbjet në zgjedhjet lokale dhe për listat e dobëta:
“Po pse? Se s’ju pëlqen ju rezultati? Po ku i keni pëlqyer ju? Ne jemi duke u përgatitur për zgjedhjet vendore. Na erdhi keq që humbëm Kavajën, Memaliajn e Mirëditën, po do ua marrim edhe ato. S’mund t’i lëmë në duart tuaja se s’dini. Ju jeni e vetmja parti që humb dhe gëzoheni. Ju bëtë një listë më të tmerrshme me emrat më të dobët. Një listë bedelash që rrinin më shumë poshtë ballkonit.”

Ai përmendi edhe tre gjëra që duhet të ketë një parti të suksesshme:
“Ka 3 gjëra që duhet të ketë një parti: Një udhëheqës, një program e një ekip. Udhëheqës ju? Si mund ta krahasoni Berishën dhe Ramën?

Duke iu drejtuar direkt për sfidën e zbatimit të rregullave të brendshme në PD dhe mosveprimin ndaj Sali Berishës, Balla tha:
“Ta marrin seriozisht këtë punë tani, ne e mirëkuptojmë nga ana jonë që s’keni asnjë ndërhyrje, e zbatoni apo jo nenin Basha, dhe Basha po të kishte qenë vetë, s’do e zbatonte. Po ju lutem, baltën unë kam respekt për të moshuarit (për Berishën), po merreni mbylleni në shtëpi se ka turpëruar shtëpinë dhe shtetin e vet.”

Në fund, ministri iu drejtua opozitës me një porosi të prerë:
“Pranoni humbjen, aq sa keni reduktuar. Të fillojmë punën. Sa u përket votave të diasporës, më thirr në një interpelancë dhe të të sqaroj. Diaspora meriton një super falenderim.” Versus.al

1 DITE ME PARE

“GPS në zarfet e votimit”/ Balla sfidon Nokën: Nëse ke prova, shko në SPAK

Kuvendi mes kaosit dhe akuzave! PD akuzon për lidhje me bandat, Balla i

Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot në Kuvend mes ministrit Taulant Balla dhe deputetit demokrat Flamur Noka, pas deklaratave të këtij të fundit për manipulim të votave të diasporës në zgjedhjet e 11 majit.

Noka akuzoi Partinë Socialiste se ka transformuar votën e emigrantëve në një “treg votash”, duke pretenduar madje se janë vendosur pajisje GPS në 500 zarfe të votimit në Selanik, për të gjurmuar votën. “Shqiptarët në diasporë nuk donin të votonin për ‘Yaris-in’… janë 500 qytetarë që kanë futur GPS në zarfe,” u shpreh ai.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, reagoi duke e cilësuar deklaratën si “alucinante” dhe një vepër penale nëse do të rezultonte e vërtetë. “Gjurmimi i votës është krim. Nëse ke prova, pse nuk shkon në SPAK? Apo po gënjen publikisht për të shmangur përballjen me të vërtetën e humbjes?”, iu drejtua ai Nokës.

Balla shtoi se zgjedhjet kanë përfunduar dhe PS ka marrë 300 mijë vota më shumë se opozita, ndërsa akuzoi demokratët për shpifje dhe përpjekje për të delegjitimuar procesin pa asnjë provë konkrete. Versus.al

1 DITE ME PARE

Seanca nis me debate, Bardhi-Spiropalit: Duhen 70 deputetë në sallë! Kryeparlamentarja: Kapesh pas fijes së kashtës

Kuvendi mes kaosit dhe akuzave! PD akuzon për lidhje me bandat, Balla i
Spiropali dhe Bardhi

Seanca e sotme e Kuvendit nisi me tensione pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nuk pranoi që mbledhja të niste pa patur të pranishëm 70 deputetë sipas rregullores.

Ai i bëri thirrje kryeparlamentares, Elisa Spiropali që të detyrojë deputetët e mazhorancës të jenë të pranishëm në sallë për miratimin e procesverbalit. Nga ana tjetër, Spiropali tha se Bardhi po tentonte të kapej ‘pas fijes së kashtës’ për të mos diskutuar çështje më me rëndësi.

Pjesë nga debati:

Bardhi; Kur nis mbledhja e Kuvendit duhet të jenë minimum 70 deputetë, kjo është A-ja e rregullores. Kështu që ju lutem ndërprisni seancën, njoftoni deputetët tuaj të vijnë në seancë plenare dhe më pas vijojmë punën. Nëse ata nuk ju vijnë në seancë, ky është problemi juaj. E ke për detyrë të bësh kuorumin.

Spiropali: Unë nuk detyroj askënd, as grupin tuaj parlamentar, as grupin e shumicës.

Bardhi: Ti nuk kupton as çfarë të thonë. Lexove në nen të rregullores që nuk ka lidhje me këtë që po themi ne. me çfarë shumice e miratove procesverbalin që do nënshkruash? Se po nuk pate minimum të pranishëm 70 deputetë, si e nis seancën?

Spiropali: Nëse ju doni të kapeni pas kësaj fije kashte për të mos diskutuar çështjet e rëndësishme për të cilat jemi mbledhur sot, kjo është në përgjegjësinë tuaj.

Më pas fjala i kaloi ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e cila prezantoi projektligjin për mbrojtjen e ambientit të zonave detare. Versus.al

1 DITE ME PARE

Nuk janë as 55 deputetë, PD kërkon ndërprerjen e seancës, Spiropali: S’ka nevojë për kuorum! Demokratët: A je me të meta mendore?

Kuvendi mes kaosit dhe akuzave! PD akuzon për lidhje me bandat, Balla i
Spiropali dhe Bardhi

Seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë nisi me tensione. Shkak është bërë kërkesa e demokratëve për kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin, që të ndërpresë seancën dhe ta fillojë atëhere kur të plotësohet korumi.  Deputeti i PD,  Flamur Noka tha se kjo seancë ka filluar me kundërshtim me rregulloren, pasi në sallë nuk janë mjaftueshëm deputetë për të vijuar këtë seancë gjë që është kundërshtuar nga kryeparlamentarja. 

Pjesë nga debati:

Noka: Keni filluar seancën në kundërshti me rregulloren, këtu në sallë nuk janë as 55 deputetë. Do të thotë që pa kuorum seanca nuk fillon. Anuloni seancën, mos mendoni se kështu nuk sheh kush. Është në nderin e këtij parlamenti…

Spiropali: Ke ndonjë gjë për procesverbalin?

Noka: Ke 55-57 deputetë

Spiropali: Nuk kërkohet kuorum, vetëm për votim. Nuk ka kuptim, nuk kemi votim, vazhdohet me seancën

Noka: Si moj nuk paska interes, ta kthesh në..

Spiropali: Vijojmë me rendin e ditës

Bardhi: Nuk e di kush ta lexon rregulloren, shpresoj jo ai që kam në mendje. Nuk fillohet Kuvendi pa pasur 70 deputet në sallë, ky është një rregull në Kuvend.  E keni të vështirë t’i mblidhni deputetë por është përgjegjësia juaj. Nuk është fare e vërtetë që nuk ka nevojë për kuorum.

Nuk është e vërtetë ajo që thua se s'duhet kuorum për të vijuar. Ndërpriteni seancën. Nuk na detyron dot ne por detyro deputetët e shumicës se e ke për detyrë”, i tha Bardhi, teksa më tej Spiropali vijoi me seancën, ndërkohë që deputeti nga vendi i tij në sallë iu drejtua duke i thënë: “Je me të meta mendore apo çfarë”. Versus.al

1 DITE ME PARE

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, priten debate e tensione mes PS dhe PD

Kuvendi mes kaosit dhe akuzave! PD akuzon për lidhje me bandat, Balla i

Ditën e sotme në orën 10:00 Kuvendi mblidhet sërish në një seancë plenare për të diskutuar 14 pika të cilat janë përcaktuar në rendin e së enjtes.

Seanca e parë e zhvilluar pas zgjedhjeve të 11 majit, ishte më tepër formale dhe zgjati vetëm 15 minuta me akuza mes palëve, me demokratët që tentuan të merrnin fjalën për të folur për atë që e konsideruan ‘farsë elektorale’.

Gjatë kësaj jave, në komisionet parlamentare janë miratuar projektligje vetëm me votat e mazhorancës, pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët zgjodhën të mos ishin pjesë e mbledhjeve, madje as ata që u rikonfirmuan në postin e tyre.

Kjo seancë pritet të karakterizohet nga debate të forta pas kalimit të projektligjeve të përcaktuara në rend dite.

RENDI I DITËS:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.5.2025.

2. Njoftime.

3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”.

4. Akti normativ nr. 3, datë 29.4.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024 “Рër buxhetin e vitit 2025”.

5. Akti normativ nr. 4 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, i ndryshuar.

6. Akti normativ nr. 5 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë””, i ndryshuar.

7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.

8. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO) Hagë, më 23 qershor 1993, të ndryshuar në Kopenhagë, më 9 prill 2002″.

9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t për financimin “Mbështetjes për buxhetin e përgjithshëm mbi përpjekjet për zhvillim”.

10. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Doganat”, për bashkëpunim në fushën e doganave”.

11. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huas ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group, sh.a., (OSHEE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së”.

12. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPА III)”.

13. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.

14. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.

15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Versus.al

Poll