Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Farkë ku prezantoi masat për mobilizimin për mbrojtjen nga zjarret. Fillimisht ai theksoi se së shpejti do të ketë një ligj për sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore. *Më tej bëri me dije se do të ketë investime në dronë inteligjentë për të zbuluar zonat ku mund të ketë zjarre në të ardhmen. Ndërsa theksoi se do të ketë rritje pagash për zjarrfikësit njëjtë si për Forcat e Armatosura, Rama nënvizoi se duhet që bashkitë të ketë një rol më thelbësor në luftën kundër zjarreve. *Në një nga deklaratat e bëra, kreu i qeverisë u shpreh se një tjetër masë për të pakësuar zjarret, do të jetë edhe ndalimi i ndërtimeve për 30 vite në zonat e pyllëzuara të cilat përfshihen nga flakët.
“Aty ku vihet zjarr, do ndalohen ndërtimet për 30 vite”, Rama: Territori do mbillet me dronë inteligjentë
Kryeministri Edi Rama ka folur për personat të cilët kanë ndezur zjarre në vend duke vënë në rrezik banesat dhe jetën e qytetarëve duke thënë se policia ka bërë një punë të mirë në kapjen e tyre.
Në kuadër të masave që duhen ndërmarrë për këtë fushë, Rama tha se po punohet në mënyrë që në zonat të cilat digjen nga zjarret, do të ndalohen ndërtimet për 30 vitet e ardhshme, duke theksuar se do të përdoren dronë inteligjentë për ta mbjellë sërish zonën e shkrumbuar nga zjarret.
“Policia ka arritur të arrestojë psikopatë dhe kriminelë që vënë zjarre, besoj shumë që fakti që ky sezon solli kaq shumë përmirësim në këtë aspekt, kemi mundësi të rrisim forcën goditëse të policisë së shtetit duke rritur kapacitetin për të identifikuar personat potencialisht të rrezikshëm. Këta që vënë zjarre kanë karakteristika të veçanta si personalitete. Kemi bërë një ndërhyrje ligjore të rëndësishme që aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite. Nëse një territor që hap oreks për të ndërtuar digjet, për 30 vite aty nuk jepet leje ndërtimi. Që ta kenë të qartë të gjithë që djegia nuk të sjell në kushtet që mund të thuash që aty nuk ka pyll dhe mund të ndërtosh. 30 vite do ndalohet ndërtimi dhe ai territor do të mbillet me dronë mbjellës”- u shpreh Rama. Versus.al
"Ligj për sigurimin e detyrueshëm të banesave e bizneseve", Rama: Rritje pagash për zjarrfikësit, njëjtë si Forcat e Armatosura
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Farkë ku janë prezantuar masat për një mobilizim të ri për mbrojtjen nga zjarret. Teksa foli për dëmet e shkaktuara për këtë sezon veror, Rama tha se ka ardhur koha që të ketë një ligj për sigurimin e detyrueshëm të shtëpive dhe bizneseve nga zjarret dhe fatkeqësitë natyrore.
Ndërsa theksoi se për zjarrvënësit do të ketë shtrëngim të ri në Kodin Penal për dënim më të madh ndaj tyre.
“Ata që kanë hyubur banesat dhe krerët e bagëtive duhet të jen të qetë sepse do dëmhpërblehen qindarkë për qindarkë. Kjo është shumë e rëndësishme ashtu sikundër është e rëndësishme që të gjithë të fillojnë të mendojnë për të marrë masa për t’u përfshirë në skemën e re të sigurimit të shtëpive nga fatkeqësitë natyrore, gjë që do ta sanksionojmë edhe me ligj. Ka ardhur koha t’u bashkohemi të gjitha vendeve në Evropë duke u dhënë mundësi të gjithëve që për një kontribut modest, të mund të jenë të siguruar nga fatkeqësitë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, sepse siç e dini tek shtëpitë nuk i kemi lënë askujt asgjë mangut, por është fjala për sipërmarrjet, njësitë e biznesit të cilat duhet të sigurohen edhe nga përmbytjet pasi koha në të cilën jetojmë, është kohë ku ndryshimet e klimës po sjellin gjithmonë e më shumë pranë pragut të shtëpisë sfidat e mëdha të emergjencave civile ku janë përmbytjet dhe zjarret. Tek zjarret klima ka ndikimin e vetë të madh, por ana tjetër e medaljes janë zjarrëvënësit për të cilët do të kemi një shtrëngim të ri në kodin penal. Është përgatitur dhe do kalojë për konsultim publik bashkë me masat e tjera që lidhen me aktivitetet e paligjshme në dëm të territorit dhe pronës private”- tha Rama.
Më tej tha se për zjarrfikësit do të ketë rritje pagash. Sipas tij, në të ardhmen do të ketë një përfshirje të zjarrfikësve në formulën e rritjes së pagave njëjtë si ato për forcat e armatosura.
“Së dyti dua të nënvizoj faktin që siç e kam thënë më parë dhe shpjeguar në përcaktimin e prioriteteve të ministrisë së brendshme, zjarrfikësit do të kalojnë në një nivel tërësisht tjetër vëmendje, trajtimi dhe mbështetjeje. Kjo do të thotë që ndër të tjera, zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të forcave të armatosura të cilat sot janë dëshmitare të një rritje të vazhdueshme të pagave me synimin që në Shqipërinë 2030 të kemi një forcë të armatosur në mesataren e pagave të NATO-s. Sot kemi forcat e armatosura më të mirëpaguara të rajonit, ndërkohë që kur e kemi nisur këtë process kishim forcat e armatosura më të keqpaguara. Në këtë formulë do fusim edhe zjarrfikësit për të cilët do bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës”- shtoi kryeministri. Versus.al







