Live Updates /

SHBA godet Iranin, Trump: Shkatërruam tre objekte bërthamore! Irani: Kriminelë, pasojat do të jenë të përjetshme! Izraeli: Vendim që do të ndryshojë historinë!

*Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu siç lajmëruan dhe ditë më parë janë përfshirë në luftën Iran-Izrael *Në agimin e së dielës bombarduesit amerikanë goditën tre objekte kryesore bërthamore në Iran, me qëllim neutralizimin e pasurimit të uraniumit. *Presidenti amerikan Donald Trump raportoi se sulmet ishin të sukseshme dhe se objektet kryesore të pasurimit të Iranit janë eliminuar plotësisht. *Sulmet amerikane shënjestruan tre nga pikat më kritike të infrastrukturës iraniane: Natanzin, Fordov dhe Isfahanin. *Pas sulmeve kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump për mbështetjen e dhënë gjatë sulmit të fundit ndaj impianteve bërthamore iraniane. *Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e përshkroi sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të vendit të tij të dielën (22/6) si "të papranueshëm" dhe "një akt jashtëzakonisht të rrezikshëm, të paligjshëm dhe kriminal". *Ministri Iranian theksoi se të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara duhet të jenë "të shqetësuar" për shkak të "shkeljes serioze të Kartës së OKB-së".

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu siç lajmëruan dhe ditë më parë janë përfshirë në luftën Iran-Izrael *Në agimin e së dielës bombarduesit amerikanë goditën tre objekte kryesore bërthamore në Iran, me qëllim neutralizimin e pasurimit të uraniumit. *Presidenti amerikan Donald Trump raportoi se sulmet ishin të sukseshme dhe se objektet kryesore të pasurimit të Iranit janë eliminuar plotësisht. *Sulmet amerikane shënjestruan tre nga pikat më kritike të infrastrukturës iraniane: Natanzin, Fordov dhe Isfahanin. *Pas sulmeve kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump për mbështetjen e dhënë gjatë sulmit të fundit ndaj impianteve bërthamore iraniane. *Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e përshkroi sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të vendit të tij të dielën (22/6) si "të papranueshëm" dhe "një akt jashtëzakonisht të rrezikshëm, të paligjshëm dhe kriminal". *Ministri Iranian theksoi se të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara duhet të jenë "të shqetësuar" për shkak të "shkeljes serioze të Kartës së OKB-së".

10 Postime
1 ORE ME PARE

Kur vendosi Trump të sulmojë Iranin? Ja çfarë thotë Sekretari amerikan i Mbrotjes

SHBA godet Iranin, Trump: Shkatërruam tre objekte bërthamore! Irani:
Pete Hegseth në konferencë

Sulmi ndaj objekteve bërthamore të Iranit ishte "një sukses i pabesueshëm dhe dërrmues që shkatërroi programin bërthamor të Teheranit", tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp në Pentagon.

Ai tha se sulmet ishin "të synuara, të fuqishme dhe të qarta" dhe shtoi se i vetmi objektiv ishte programi bërthamor.

Gjithashtu Hegseth u pyet nga gazetarët nëse ka pasur një moment të veçantë kur Donald Trump vendosi të "tërheqë këmbëzën".

Ai u përgjigj, duke pohuar se Trump ishte “plotësisht i përkushtuar ndaj procesit të paqes” dhe se donte një rezultat të negociuar.

Megjithatë, Hegseth u shpreh se Trump "i dha Iranit çdo mundësi dhe u përball me kundërshtime".

Ai shtoi se nuk kishte "asnjë moment të veçantë për Trumpin, por pati një moment kur ai e kuptoi se kishte ardhur një kohë kur duheshin ndërmarrë veprime për të minimizuar kërcënimin"./Versus.al

1 ORE ME PARE

Sulmet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kur flet Presidenti Trump, bota duhet të dëgjojë!

SHBA godet Iranin, Trump: Shkatërruam tre objekte bërthamore! Irani:
Pete Hegseth

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, e nisi informimin në Pentagon duke thënë se sulmet e mbrëmshme kishin për qëllim “degradimin” dhe “shkatërrimin” e aftësive bërthamore të Iranit.

Ai thotë se sulmi “shkatërroi” programin bërthamor iranian, por nuk ndikoi te trupat apo civilët iranianë.

Hegseth tha se shumë presidentë “ëndërronin t’i jepnin goditjen përfundimtare programit bërthamor të Iranit, por askush nuk mundi deri sa e bëri Trump”.

“Kur Presidenti Trump flet, bota duhet të dëgjojë”, thotë ai, duke shtuar se “asnjë vend tjetër përveç SHBA-së nuk mund ta kishte bërë këtë”.

Hegseth tha gjithashtu se misioni amerikan "nuk kishte të bënte dhe nuk ka të bënte me ndryshimin e regjimit". Sipas Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, ishte një "operacion preciz për të neutralizuar kërcënimet që programi bërthamor iranian paraqet për interesat tona kombëtare".

Më parë, ai foli për muaj të tërë planifikimi, me qëllim që ushtria amerikane të ishte gati, në çdo rast. "Kjo kërkonte precizion të madh. Përfshinte mashtrim dhe nivelin më të lartë të sigurisë operacionale. Bombarduesit tanë B-2 hynin dhe dilnin nga këto objekte bërthamore pa e ditur askush", tha ai./Versus.al

4 ORE ME PARE

SHBA sulmoi objektet bërthamore të Iranit, vjen reagimi i parë nga BE

SHBA godet Iranin, Trump: Shkatërruam tre objekte bërthamore! Irani:
Kaja Kallas

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen të hënën për të diskutuar situatën e tensionuar pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore në Iran.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, përmes një postimi në platformën “X”, deklaroi se ndalimi i zhvillimit të një arme bërthamore nga Irani është thelbësor për ruajtjen e sigurisë globale.

Ajo bëri thirrje për përmbajtje dhe rikthim në tryezën e bisedimeve për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

“Irani nuk duhet të lejohet të zhvillojë një armë bërthamore, pasi do të përbënte kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. I bëj thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të rikthehen në negociata”, shkroi Kallas./Versus.al

5 ORE ME PARE

Dokumenti/ Bota në ankth për përgjigjen që mund të vijë, Iran kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

SHBA godet Iranin, Trump: Shkatërruam tre objekte bërthamore! Irani:
Tre objektet e goditura nga SHBA në Iran: Fordow, Natanz dhe Esfahan

Jo vetëm Lindja e Mesme, por mbarë globi ndodhet në një gjendje alarmi pas sulmit të koordinuar ajror të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore në territorin iranian.

Tensionet janë rritur ndjeshëm, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po pret me shqetësim lëvizjen e radhës nga ana e Iranit.

Në reagimin e tij zyrtar, misioni i përhershëm i Iranit pranë Kombeve të Bashkuara ka dorëzuar një letër urgjente në Këshillin e Sigurimit.

Në dokument, Irani dënon ashpër atë që e cilëson si një “sulm të paligjshëm dhe të pamatur” nga SHBA ndaj infrastrukturës së tij bërthamore, duke e konsideruar një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe një rrezik të madh për sigurinë globale.

“Në dritën e pasojave të rënda dhe të gjera të veprimeve të egra dhe kriminale të Shteteve të Bashkuara për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, Republika Islamike e Iranit i kërkon urgjentisht Këshillit të Sigurimit të thërrasë një takim urgjent pa vonesë për të adresuar këtë akt të hapur dhe të paligjshëm agresioni, për ta dënuar atë në termat më të forta të mundshme dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme sipas përgjegjësive të saj të përcaktuara nga Karta që autori i krimeve të tilla të urryera të mbahet plotësisht përgjegjës dhe të mos mbetet i pandëshkuar”, - thuhet në deklaratë.

SHBA godet Iranin, Trump: Shkatërruam tre objekte bërthamore! Irani:

SHBA godet Iranin, Trump: Shkatërruam tre objekte bërthamore! Irani:

 

6 ORE ME PARE

Pas sulmit në Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Donald Trump

SHBA godet Iranin, Trump: Shkatërruam tre objekte bërthamore! Irani:

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Presidentit amerikan Donald Trump mbi sulmet e kryera ndaj objekteve bërthamore në Iran.

“Kemi përfunduar me sukses të madh sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit”, ka bërë me dije Presidenti Trump.

“Urime luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë. Nuk ka ushtri tjetër në botë që do të mund ta bënte këtë. Tani është koha për paqe! Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje”, ka shtuar ai.

7 ORE ME PARE

Analiza e BBC-së: Tre opsionet e Iranit pas bombardimeve të SHBA-së - Si do të përgjigjet Teherani

SHBA godet Iranin, Trump: Shkatërruam tre objekte bërthamore! Irani:

Pas sulmeve ajrore të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara në tre objekte bërthamore në Iran, Teherani po përballet me një vendim kritik strategjik.

Siç analizon BBC , udhëheqja iraniane është thirrur të zgjedhë midis tre skenarëve kryesorë, secili prej të cilëve mbart rreziqe dhe pasoja të ndryshme politike:

1. Të mos reagojë

Opsioni i parë është përmbajtja e plotë. Irani mund të shmangë një përgjigje të drejtpërdrejtë ushtarake ndaj Shteteve të Bashkuara, konkretisht, duke parandaluar potencialisht një raund të ri sulmesh amerikane. Në të njëjtën kohë, përmbajtja nga përshkallëzimi mund të rihapë rrugën drejt diplomacisë dhe ndoshta një kthim në tryezën e negociatave me Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, një qëndrim i tillë mbart kosto serioze politike në vend. Pas paralajmërimeve të përsëritura nga zyrtarët iranianë për një "përgjigje shkatërruese" në rast të një sulmi, dështimi për të reaguar mund të perceptohet si dobësi dhe të gërryejë më tej besueshmërinë e regjimit tek populli.

2. Të reagojë menjëherë dhe me forcë

Opsioni i dytë përfshin një përgjigje ushtarake në shkallë të gjerë. Irani ende ka një arsenal të konsiderueshëm raketash balistike, rezultat i viteve të zhvillimit dhe fshehjes së kujdesshme. Ai ka në dispozicion një listë prej rreth 20 bazash amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme që konsiderohen objektiva të mundshëm.

Një sulm i koordinuar me raketa ose edhe “sulme të shumta” me dronë dhe motoskafe kundër njësive detare amerikane në Gjirin Persik mund të dërgojnë mesazhin e vendosmërisë që kërkon Teherani. Megjithatë, një skenar i tillë mbart një rrezik të lartë të një lufte të përgjithësuar dhe goditjeve të mëtejshme shkatërruese.

3. Prit dhe sulmo më vonë

Mundësia e tretë është vonimi i përgjigjes. Irani mund të tërheqë përkohësisht retorikën e tij agresive, të presë që tensioni të ulet dhe të zgjedhë momentin e duhur për të dhënë një sulm të papritur kur forcat amerikane nuk janë në kulmin e tyre.

Ky skenar është në përputhje me taktikat që Teherani ka ndjekur në të kaluarën - një qasje që i lejon asaj të ruajë kontrollin strategjik dhe të zgjedhë kushtet e konfliktit.

Vendimi përfundimtar mbetet në duart e Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, zëri i të cilit nuk është dëgjuar ende publikisht që nga sulmi amerikan. Qëndrimi që Teherani do të mbajë në orët ose ditët në vijim pritet të përcaktojë jo vetëm trajektoren e konfliktit, por edhe ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme më të gjerë./Versus.al

7 ORE ME PARE

Pas sulmeve ndaj Iranit, Netanyahu: Trump shkroi histori për një Lindje të Mesme më të sigurt!

SHBA godet Iranin, Trump: Shkatërruam tre objekte bërthamore! Irani:
Benyamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump për mbështetjen e dhënë gjatë sulmit të fundit ndaj impianteve bërthamore iraniane.

Në një video-mesazh drejtuar publikut, Netanyahu e cilësoi rolin e SHBA-ve si “të pakrahasueshëm” dhe theksoi se “asnjë vend tjetër në botë nuk do të kishte mundur të vepronte kështu”.

“Në aksionin e kësaj mbrëmjeje kundër impianteve bërthamore iraniane, Amerika ka bërë atë që asnjë tjetër nuk do të mundej. Historia do ta kujtojë Trump-in si liderin që veproi për të parandaluar regjimin më të rrezikshëm në botë të zotëronte armët më të rrezikshme”, tha Netanyahu.

Sipas tij, udhëheqja e Trump ka shkruar një “faqe historie” që mund të sjellë stabilitet dhe zhvillim në rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme. “Populli i Izraelit ju falënderon. Forcat e qytetërimit janë mirënjohëse. Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë aleancën tonë të palëkundur,” përfundoi Netanyahu./Versus.al   

8 ORE ME PARE

Irani reagon pas sulmeve të SHBA: Do të kenë pasoja të përjetshme!

SHBA godet Iranin, Trump: Shkatërruam tre objekte bërthamore! Irani:
Abbas Araghchi

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e përshkroi sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të vendit të tij të dielën (22/6) si "të papranueshëm" dhe "një akt jashtëzakonisht të rrezikshëm, të paligjshëm dhe kriminal".

Për më tepër, në një postim në X, ai theksoi se të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara duhet të jenë "të shqetësuar" për shkak të "shkeljes serioze të Kartës së OKB-së".

Postimi i Ministrit të Jashtëm iranian

"SHBA-të, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryen një shkelje serioze të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjit ndërkombëtar dhe Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore duke sulmuar objektet bërthamore paqësore të Iranit.

Ngjarjet e këtij mëngjesi janë të skandaloze dhe do të kenë pasoja të përjetshme. Çdo anëtar i OKB-së duhet të alarmohet nga kjo sjellje jashtëzakonisht e rrezikshme, e paligjshme dhe kriminale.

Në përputhje me Kartën e OKB-së dhe dispozitat e saj që lejojnë një përgjigje legjitime në rast vetëmbrojtjeje, Irani rezervon të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij.

 

 

8 ORE ME PARE

Tre objektet bërthamore iraniane të goditura nga SHBA - Çfarë dimë për Fordow, Natanz dhe Isfahan

SHBA godet Iranin, Trump: Shkatërruam tre objekte bërthamore! Irani:

Vendimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të urdhëruar bombardimin e tre objekteve bërthamore iraniane shënjestroi thelbin e programit bërthamor të Teheranit.

Sulmet shënjestruan tre nga pikat më kritike të infrastrukturës iraniane : Natanzin, Fordovin dhe Isfahanin.

Natanz – Impianti më i madh i pasurimit të uraniumit në Iran.

I vendosur rreth 250 kilometra në jug të Teheranit, konsiderohet kompleksi më i rëndësishëm i pasurimit të uraniumit në vend. Impianti ka gjashtë ndërtesa mbi tokë dhe tre struktura nëntokësore, dy prej të cilave mund të strehojnë deri në 50,000 centrifuga, sipas organizatës joqeveritare Iniciativa e Kërcënimit Bërthamor (NTI).

Është vendi ku zhvillohet zhvillimi dhe montimi i centrifugave të përparuara, të përdorura për pasurimin e uraniumit - një teknologji kritike për prodhimin e karburantit bërthamor. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Irani ka pasuruar uranium në pastërti 60% në Impiantin Pilot të Pasurimit të Karburantit mbi tokë - me nivelin për përdorim ushtarak që është 90%.

Fordow – Impianti nëntokësor më i mbrojtur

Fordow është impianti më i “mbrojtur” i Iranit, i ndërtuar pranë qytetit të shenjtë të Qom dhe i varrosur thellë brenda një vargmali shkëmbor.

Ekzistenca e tij u zbulua përmes dokumenteve të marra nga inteligjenca izraelite, dhe dhomat kryesore vlerësohet të jenë 80 deri në 90 metra nën sipërfaqe - duke e bërë shumë të vështirë për ta goditur, përveç nëse përdoren raketa të specializuara për shpërthimin e bunkerëve, të cilat i ka vetëm SHBA-ja.

Raportet e fundit të IAEA-s kanë raportuar një rritje të prodhimit të uraniumit të pasuruar në 60% në Fordow, ndërsa objekti strehon afërsisht 2,700 tuba centrifuge.

Isfahani - Qendra Kërkimore e Teknologjisë Bërthamore e Iranit

Kompleksi Isfahan, në Iranin qendror, është qendra më e madhe e kërkimit bërthamor të vendit. Ai u ndërtua me ndihmën kineze dhe u bë funksional në vitin 1984.

Sipas NTI-së, objekti punëson rreth 3,000 shkencëtarë dhe përfshin:
- tre reaktorë të vegjël kërkimorë të ndërtuar nga kinezët,

- një uzinë konvertimi të uraniumit,

- një uzinë fabrikimi të karburantit bërthamor,

- objekte për përpunimin e zirkonit (për veshjen e shufrave të karburantit),

- dhe disa laboratorë të specializuar.

Isfahani konsiderohet, sipas NTI-së, "epiqendra" e programit bërthamor iranian, jo aq shumë për shkak të pasurimit sesa për shkak të infrastrukturës së tij të kërkimit dhe zhvillimit./Versus.al

8 ORE ME PARE

SHBA përfshihet në luftën Izrael-Iran, bombardon centralet bërthamore! Deklarata e Donald Trump

SHBA godet Iranin, Trump: Shkatërruam tre objekte bërthamore! Irani:
Bombardues B-2

Bombarduesit amerikanë goditën tre objekte kryesore bërthamore në Iran në agim të së dielës, me qëllim neutralizimin e pasurimit të uraniumit.

Kompleksi nëntokësor i Fordoë, uzina e madhe e pasurimit të Natanz dhe një objekt i tretë pranë Isfahanit, ku besohet se ruhet uraniumi i gradës së lartë, u bombarduan. Sulmet u kryen me një kombinim të bombarduesve B-2 dhe raketave lundruese TLAM nga nëndetëset.

Presidenti Donald Trump në fjalën e mbajtur para Shtëpisë së Bardhë u shpreh se sulmet ishin të sukseshme dhe paralajmëroi Iranin.

"Sonte, mund t'i raportoj botës se sulmet ishin një sukses spektakolar ushtarak. Objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit janë eliminuar plotësisht.

Irani, dhunuesi i Lindjes së Mesme, duhet të bëjë paqe tani. Nëse nuk e bën, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha dhe shumë më të lehta. Për 40 vjet ata kanë thënë vdekje Izraelit dhe vdekje Shteteve të Bashkuara. Kemi humbur mijëra njerëz në Lindjen e Mesme nga sulme të urrejtjes. Vendosa shumë kohë më parë se kjo nuk do të vazhdojë. Faleminderit Bibi Netanyahu, punuam si ekip. Faleminderit ushtrisë izraelite.” 

Trump vazhdoi: “Kjo nuk mund të vazhdojë. Ose do të ketë paqe ose do të ketë një tragjedi për Iranin, shumë më të madhe se ajo që kemi parë në tetë ditët e fundit. Mos harroni, kanë mbetur shumë objektiva.”

Ndërsa kryeministri izraelit Netanyahut, është shprehur se operacioni u krye në "koordinim të plotë" me SHBA-në. 

Teherani ka sinjalizuar se do të ketë hakmarrje kundër SHBA-së, qoftë përmes sulmeve ndaj forcave amerikane në rajon, ose përmes përshpejtimit të programit të saj bërthamor - nëse mbetet aktiv pas bombardimeve.

Gjatë natës së së enjtes, më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm të fuqishëm kundër Iranit, pas një periudhe të gjatë konflikti me intensitet të ulët mes dy vendeve.

Tel Avivi goditi infrastrukturat bërthamore iraniane, eliminoi drejtues të lartë ushtarakë, vrau shkencëtarë të nivelit të lartë dhe shkatërroi radarë e baza raketore, duke përdorur avionë luftarakë dhe dronë që ishin futur fshehurazi më parë në vend.

Irani u kundërpërgjigj me disa sulme raketore ndaj Izraelit. Bombardimet mes dy palëve janë të vazhdueshme./Versus.al

Poll