Çfarë do të gjeni në brendësi
Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër në rrjetet e tij të komunikimit pas letrës që Zeqir Kordhoni, daja e Endrit Shabanit i ka dërguar KQZ-së.* Përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, dikur bashkëthemelues të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, është bërë zyrtarisht publike, pasi ka nisur beteja për një vend në Kuvendin e Shqipërisë. *Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Shabani shprehet se ndjen keqardhje për deklaratat e Lapajt, duke theksuar se ai nuk ka asnjë lidhje me vendimin e dajës së tij, Zeqir Kordhoni, për të mos hequr dorë nga mandati.
Shabani nuk dorëzohet, vijon 'luftën' për karrigen në Kuvend dhe 'shfajësohet ndaj' Lapajt: S'kam lidhje me dajën tim!
Kryetari i partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani, ka reaguar pas akuzave publike të Adriatik Lapajt, i cili e akuzoi atë dhe familjarët e tij për përpjekje për t’i marrë mandatin e deputetit pas zgjedhjeve të 11 majit.
Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Shabani shprehet se ndjen keqardhje për deklaratat e Lapajt, duke theksuar se ai nuk ka asnjë lidhje me vendimin e dajës së tij, Zeqir Kordhoni, për të mos hequr dorë nga mandati.
“???? ????????????????, ???????????????????????????? ???? ???????????????????????????????????????????? ???????????????????? ????????????????????ë???????????? ????ë???????????? ???????????? ???????? ????ë????ë ????????????????ë ???? ????????????????????????????????????????.
Tiku mund të jetë mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e mia, ai nuk do të ishte bërë kurrë deputet!!!
Në këto zgjedhje për të marrë një mandat në Tiranë duheshin 13500 vota. Adriatiku ka marrë 6436 vota. Kështuqë, ato 7000 votat e tjera janë marrë nga kandidatë të tjerë.
Pra nëse nuk do ishim në koalicion, Shqipëria Bëhet do ishte jashtë Parlamentit. Kështuqë në vend që të më sulmojë Tiku duhet të më falenderojë!
???? ????????????????, ???????????????????????? ???? ???????? ???????????????????????????????? ???????????????????? ????ë ????ë???????????? ????????????????ë. Në këto zgjedhje ka patur vetëm një njeri që ka shpallur publikisht një angazhim përballë aktivistëve dhe votuesve, dhe ai është lideri i koalicionit.
Me zë dhe me figurë, në disa media, Adriatik Lapaj është zotuar publikisht, se nëse fitonim vetëm një mandat, ai mandat nuk do t’i takonte atij.
Kjo deklaratë shërbente për të motivuar aktivistët që të punonin për interesin e përbashkët, dhe jo për të bërë Tikun deputet.
Pas zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, dhe kjo nuk u pëlqye nga shumë prej nesh, përfshi këtu edhe Zeqirin.
Duke besuar që “burri mbahet nga fjala” Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të mbajë fjalën dhe t’ia kalojë mandatin dikujt tjetër nga partia e tij.
???? ????????????????????, ????ë???????? ???????????????? ???????????? ???????????????? ????ë????????????????????????ë???????? ????ë???? ???????????????????????????? ???? ????????????, ????ë???????????? ???????????????????? ????ë ???????????????? ????????ë ????ë????????????????????????ë???????? ????ë???? ????????????ë???? ????????????? Prej kohësh kemi pranuar që përgjegjësia është individuale.
Dhe në fakt, si njeriu që firmosi listat, dhe që i vonoi dëri në 12 të natës, Tiku ka përgjegjësinë totale që gabimisht e futi Zeqirin në listë të mbyllur, duke e zëvendësuar me Majlina Zikon. Tani më kërkon mua përgjegjësi për një çorbë që e gatoi vetë!
Zeqiri është 60 vjeç burrë, dhe nuk mund të përdoret as nga unë, por as nga Adriatiku. Ai ka dinjitetin e tij, dhe kur pa që Adriatiku po luante lojra, reagoi. Ndërkohë që unë përpiqesha të qetësoja situatën, Tiku zgjodhi rrugën e presionit. Dhe kur Zeqiri u përball me kërcenime ndaj fëmijëve të tij, vendosi të mos kthehej mbrapsh.
Të jem i sinqertë, unë nuk kam qënë dakord me sjelljen e Zeqirit, por kur shoh se si akoma pa pushtet këta janë të gatshëm të të kërcënojnë fëmijët nuk di çfarë të them.
Në fund të ditës, ne nuk po luftojmë që të zëvendësojmë ujqërit e vjetër me këlyshë të rinj që të vrasin për pushtet. Po luftojmë që politika të ketë një tjetër fytyrë: të ndershmërisë dhe fjalës së mbajtur. Dhe kjo betejë nuk do të ndalet nga ata që duan të kapin karrige, por do të fitohet nga ata që mbajnë fjalën edhe kur karrigia u kalon pranë. /Versus.al/
'Luftë' për një karrige, Endri Shabani i përgjigjet Lapajt me poezi: S'e dija që isha unë armiku!
Përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, dikur bashkëthemelues të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, është bërë zyrtarisht publike, pasi ka nisur beteja për një vend në Kuvendin e Shqipërisë.
Zanafilla e tensionit është një letër dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Zeqir Kordhoni, kandidat në listën e koalicionit dhe njëherazi daja i Endri Shabanit. Në këtë letër, ai njofton se nuk do të japë dorëheqjen, duke kërkuar që t’i jepet mandati si deputet — mandat që ndryshe do t’i shkonte Adriatik Lapajt, si kandidati pasardhës më i votuar.
Ky veprim ka nxitur një reagim të ashpër nga Lapaj, i cili ka akuzuar publikisht Shabanin dhe familjarët e tij se po tentojnë t’i marrin mandatin me manovra pas kuintave.
“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem,” shkruan Lapaj në një reagim të fortë në rrjetet sociale.
Ai shton se është luftuar nga të gjitha anët — përfshirë kryeministrin Rama, ish-kryeministrin Berisha dhe tashmë edhe nga ata që, sipas tij, “i futi në gji”.
Nuk ka vonuar përgjigjja nga Shabani, i cili ka zgjedhur që thumbimet t’i bëjë përmes vargjeve të Kico Spirit:
“Mora pushkën dola malit,
Të luftoja për atdhe,
Ku ta dija unë i varfri,
Se armiku ishim ne.
Mora pushkën dola malit
Të luftoja në furtunë;
Ku ta dija unë i ngrati
Se armiku isha unë”. /Versus.al/
Kordhoni nuk heq dorë nga mandati, nxehet Adriatik Lapaj: Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu, mbarë i qoftë bashkë me dajon!

Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër në rrjetet e tij të komunikimit pas letrës që Zeqir Kordhoni, daja e Endrit Shabanit i ka dërguar KQZ-së.
Ai shpreh zhgënjimin e tij për mënyrën si po menaxhohet procesi dhe akuzon për ndërhyrje të qëllimshme për ta penguar që të marrë mandatin e deputetit.
“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem,” deklaroi ai në një postim të drejtpërdrejtë, ku shënjestron dhe emra konkretë brenda lëvizjes.
Më pas kreu i 'Nismës Shqipëria bëhet' duke shënjestruar Kordhonin së bashku me Shabanin, thekson se të dy nuk do të marrin mandat pavarësisht përpjekjeve, siç thotë ai, për ta përjashtuar nga Kuvendi.
Ai e cilëson të gjithë këtë situatë si “padrejtësi publike” që po i bëhet jo vetëm atij, por edhe gjithë ekipit të “Shqipëria Bëhet” dhe se do të jetë populli ai që do gjykojë në fund.
Postimi i plotë i Adriatik Lapajt:
Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.
Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.
Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.
Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!
Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta "të rinjtë", deri dhe te ky që e futa në gji...nga të gjithë.
Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!
Populli do gjykojë.
Në letrën dërguar KQZ-së, Kordhoni i cili është pjesë e listës së mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit ka kërkuar që, në rast shpalljeje si fitues, të ushtrojë mandatin e deputetit./Versus.al/







