Live Updates /

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga burgu'! Berisha: Trump "i preu kokën' George Soros

*Pak më shumë se një orë në shesh para kryeministrisë, protesta e Opozitës është mbyllur pa incidente *Ilir Meta iu bashkuar protestës me një audio zanor nga burgu. Kreu i Partisë së Lirsë akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin se po e mban të burgosur padrejtësisht. * I fundit që mbajti fjalimin ishte kreu i PD-së Sali Berisha*Kreu i PD-së u shpreh se historia e deshi që ne të jemi e vemtja forcë politike që përmbys dy diktatura

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pak më shumë se një orë në shesh para kryeministrisë, protesta e Opozitës është mbyllur pa incidente *Ilir Meta iu bashkuar protestës me një audio zanor nga burgu. Kreu i Partisë së Lirsë akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin se po e mban të burgosur padrejtësisht. * I fundit që mbajti fjalimin ishte kreu i PD-së Sali Berisha*Kreu i PD-së u shpreh se historia e deshi që ne të jemi e vemtja forcë politike që përmbys dy diktatura

14 Postime
1 MUAJ ME PARE

Berisha: Trump ia preu kokën gjarprit të Sorosit! Nuk fiton kush më shumë nga kjo se ne shqiptarët

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e sotme se fitorja varet nga shqiptarët.

Berisha shtoi më tej se tani që Donald Trump i 'preu kokën' George Soros era e desorosizimit, flladi i tij nga Uashingtoni po fryn në gjithë botën.

Berisha: E vërteta është, mesazhi i fundit që unë kam për ju: tre muajt na ndajnë nga zgjedhjet. Fitorja varet nga ne.

Fitorja, në rast se ne e bëjmë natën ditë, në rast se ne përkushtohemi, në rast se ne nuk harrojmë se jemi parti që bëmë të pamundurat, të mundura, ne do korrim një nga fitoret më të thella.
Mos harroni se fitoret e arritura deri tani, ne i arritëm në kushtet më të jashtëzakonshme, më të vështira.

Kurse tani që presidenti Donald Trump i ka prerë gjarprit në Uashington, Xhorxh Soros, e kuptoni ju apo jo çfarë do të thotë kjo.

Era e desorosizimit, flladi i tij nga Uashingtoni po fryn në gjithë botën.

Ju garantoj ju se nuk fiton kush më shumë nga kjo se shqiptarët, pasi u shndërruan në kopshtin eksperimental të dogmës, jo të Oruellit, por të Sorosit.
Pra, edhe ne kemi programin tonë të desorofikimit të vendit, të rivendosjes në piedestal të familjes, vlerave të saj, të besimit tek Zoti, të interesit kombëtar.
Shqipërinë e bëjnë shqiptarët dhe shqiptarët patriotë, atdhetarë./Versus.al

 

1 MUAJ ME PARE

Tre efektivë të policisë në spital, lëndohen nga shpërthimet e shashkave në protestën e opozitës

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Tre punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar dhe dërguar në spital pas shpërthimeve me lëndë piroteknike në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Burime zyrtare pranë policisë sqarojnë se si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike një punonjëse është lënduar në sy, një tjetër në dorë e një tjetër në fytyrë.

“Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë  janë lënduar tre punonjës policie, ( një punonjëse në sy, një punonjës  në dorë  e një  tjetër në fytyrë). Tre punonjësit e policisë të lënduar janë dërguar në spital”, njofton policia.

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Protesta u zhvillua nën mbikqyrjen e e mbi 1000 forcave të policisë, por në këtë aktivitet të opozitës munguan aktet e dhunës dhe bllokimi i akseve, siç ka ndodhur në protestat e kaluar në emër të asaj që opozita e ka cilësuar si mosbindje civile.  

1 MUAJ ME PARE

'U ngritëm si feniksi', Berisha në protestë: Vijmë sot këtu si opozitë që të pamundurën e bën të mundur!

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Sali Berisha ka folur para mbështetesve të opozitës të mbledhur në protestën e thirrur prej tij këtë të shtunë.

Berisha tha se opozita dhe PD është e pamposhtur. Më tej shton se PD është ngritur në këmbë megjithëse sipas tij, ndaj opozitës janë vënë prokuroria dhe gjykata.

Berisha:  Në pak kohë, ne kemi bërë shumë. Le të kthehemi pak vetëm një ditë më parë, në shkurtin e kaluar. Ne  ishim këtu në shesh, në protestën e 20 shkurtit, lideri i opozitës i arrestuar në kundërshtim me ligjin në kundërshtim me kushtetutën dhe unë fjalën time e mbajta nga një ekran televiziv i burgosu politik. Por në atë protestë hodhëm themelet e çdo fitoreje që meritojmë. Në atë protestë ne u dëshmuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si feniksi dhe se ata që menduan që do na mposhtin ne, dështuan me turp. Ne jemi të pamposhtur. Sepse u bashkuam, jemi të pamposhtur sepse mbrojmë kauzë të drejtë. Sepse mbrojmë vlerat më të arrira të njeiurt, interesin kombëtar, dinjitetin njerëzor, kombin. Vimë sot këtu si opozitë e së pamundurës si PD që bën të pamundurat të mundura. Jemi më të bashkuar se kurrë me 3 rezoluta ndërkombëtare jemi forca politike më e përkrahur.

Sot jemi në këmbë, më të vendosur se kurrë në betejë me diktaturën. Do fitojmë, historia e deshi që ne të jemi e vemtja forcë politike që përmbys dy diktatura, diktaturën staliniste të Hoxhës dhe diktaturën e narko bastardit të Hoxhës, Edi Ramës. Asgjë nuk marrim si dhuratë. Rroftë PD, nderim qëndrestarve opozitarë. Përsëri krimi dhe bota e tij është kundër nesh. Prokuroria dhe gjykatat janë kundër nesh. Por ne qëndrojmë të pamposhtur. Jemi të sigurtë në fitoren tonë.

Ne arritëm të bëjmë pluhur ëndrrën e pasardhit të xheltatit komunist, Edi Ramës dhe monstrës së njerzimit George Soros, të Shqipërisë pa opozitë. Gjithçka u bë, që Shqipëria të mbetej pa opozitë. Kryetari i PD u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës. Ish presidenti i vendit u zvarrit, u godit në mes të rrugës dhe u filmua duke menduar se do tmerronte opozitën me urdhër të Ramës, deputeti Ervin Salianji, martir i gjallë i fjalës së lirë, u burgos se u përball dhëmbë për dhëmbë me kalnin mafioz të Shqipërisë, Ballkanit, Rama-Xhafa.

 

 

1 MUAJ ME PARE

Ilir Meta "del nga burgu" e flet në protesten e opozitës

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Një audiomesazh nga burgu disa minutësh i ish-Presidentit Ilir Meta, njëherësh dhe kreu i Partisë së Lirisë, ka qenë një ndër momentet e protestës së opozitës që kësaj herë po zhvillohet pa bllokime rrugësh e mosbindje civile.  

'Misionarë të lirisë dhe demokracisë që protestoni plot guxim kundër narko regjimit. Përshëndetje për Berishën, qëndrestarin e paparë dhe drejtuesit e opozitës, përshëndetje të veçanta për Salianjin dhe të gjithë të burgosurit politikë të narko regjimit. Çdo shtet ka mafien e tij, por në Shqipëri mafia ka pushtetin e saj. Kjo dëshmohet edhe nga Ahmetaj, krahu i djathtë i Ramës për 10 vite në pushtet. Kjo dëshmi vjen me prova, shkresa zyrtare, me gatishmërinë për të dëshmuar në një gjykatë ndërkombëtare, Ahmetaj na provoi se si shteti është shndërruar në organizatë kriminale.

Do ndalem në dy çështje, Rama u kujtua pas 12 vitesh në pushte për të krijuar një bankë zhvillimi me fokus bujqësinë, pro kush e pengoi këtë deri më tani,. apo kujton se me këtë shashkë do mashtroje shqiptarët që merren me bujqësi, që këtë vit do u jap më pak se ryshfeti që ka marrë për Tunelin e Llogarasë. Jemi vendi me mbështetjen më mjerane për bujqësinë. Ku është shëndetësia falas, ku është nafta e Shpiragut që do begatonte jo vetëm Shqipërinë, por edhe Ballkanin.

Ahmetaj na dëshmoi përse Dum nuk e heton kryebashkiakun për inceneratorët, sepse e paska urdhëruar dhe detyruar Rama për këtë akt të paligjshëm dhe çdo hetim do tregonte se koka  e vërtetë e kësaj megafere është Edi Rama.

Drejtësia e re është mashtrimi dhe korrupsioni më i madh që ka ndodhur. Harta e re gjyqësore e bëri drejtësinë më të paarritshme, më të shtrenjtë për qytetarët. Pse hesht Dumani për McGonigal, ky që më mban mua të izoluar për lobimet e LSI në SHBA. Ka dy vite që nuk thërret Ramën për McGonigal. 11 maji është dita historike e skadencës së narko regjimit dhe narko drejtësisë. 11 maji do jetë dita e triumfit, e përmbysjes së këtij modeli' tha ndër të tjera Ilir Meta./Versus.al

 

 

1 MUAJ ME PARE

Takim me diasporën, kush janë tre deputetët demokrat që mungojnë në protestën e Opozitës?!

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga
Pamje nga protesta

Ndërsa protesta e opozitës ka filluar, u vërejt se kryetari Sali Berisha doli nga selia në shoqëri të deputetit Flamur Noka.

Një mungesë e dukshme në këtë protestë është ajo e Gazment Bardhit, kreu i grupit parlamentar të PD-së. Deputeti aktualisht ndodhet në SHBA së bashku me një delegacion tjetër politik dhe parlamentar.

Përveç Bardhit, në tubim mungojnë edhe Bledion Nallbati dhe Jorida Tabaku, të cilët kanë shkuar në SHBA duke shoqëruar kreun e grupit parlamentar të PD-së.

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga 

 Gjithashtu, shumë deputetë të tjerë ndodhen jashtë vendit për shkak të turneve që po organizojnë për të mobilizuar diasporën për zgjedhjet e 11 Majit./Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Duka: “Mazhoranca e dalë nga binarët e ligjit, sillet si pronare e shtetit. Nuk synoj më karrigen e deputetit, dua vetëm…"

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Agron Duka, mbajti fjalën e tij gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mazhorancën në pushtet.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, theksoi se ka shumë arsye për të protestuar, por solli në vëmendje dy nga arsyet kryesore. Sipas tij, mazhoranca ka dalë nga binarët e ligjit dhe ata që qeverisin sillen si pronarë të shtetit. Ai i akuzoi ata për vendosjen e çmimeve të rrugëve sipas dëshirës dhe për kompensimin e pronarëve të tokave me çmime të ulëta. Po ashtu, Duka theksoi lehtësimin e ndërtimeve në zona të mbrojtura, duke e parë ligjin si një pengesë të tejkaluar për interesat e qeverisë.

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Një tjetër kritikë e fortë ishte lidhur me dështimin e operacionit për nxjerrjen e naftës në Shpirag, kur kompania SHELL u largua nga Shqipëria. Duka e quajti të turpshme llogaritjen e miliarda fitimesh të premtuara nga Rama në konferencat e mëparshme, të cilat, sipas tij, nuk u realizuan kurrë, ndërsa qeveria nuk mori përgjegjësi për këtë dështim.

Ai gjithashtu reagoi ndaj pyetjeve që shpesh i drejtohen protestuesve, “çfarë zgjidhët me protestat?”, duke u shprehur se “para këtyre vjedhjeve, a është më mirë të heshtim apo jo?”. Duka theksoi se qëllimi i protestave është të heqin nga pushteti ata që shpërdorojnë ligjin dhe abuzojnë me të. Ai përfundoi duke theksuar se nuk ka ambicie për karrigen e deputetit apo ministrit, por kërkon të sundojë rregulli dhe ligji në vend.

1 MUAJ ME PARE

Nis protesta e opozitës, Mediu: "Ne nuk jemi për pushtetin, por për shtetin e shqiptarëve"

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Protesta e opozitës nisi me fjalën e shkurtër e zëdhënëses së PD-së Florjana Garo. Në shesh mes miijëra protestuesve nga kryeqyteti dhe të ardhur edhe nga rrethet mbajti fjalim kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili vuri theksin në mbështetjen e republikëve amerikanë ndaj opozitës aktuale. 

Mediu, theksoi se sot qeveria tallet me pensionet e pensionistëve, me të rinjtë që po ikin se nuk kanë zë dhe janë të detyruar të lënë vendin nga mungesa e prespektivës. 

"Ne jemi ata që bëmë shqipërinë vend antar të NATO-s, që pritëm presidentin Bush dhe që shpallëm dy momentet e mëdha historike: Shqipërinë ne NATO e pavarësinë e Kosovës"    

Mediu tha se SHBA-të janë miqtë e Shqipërisë që duan vendin tonë të drejtë dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai tha se nuk janë për pushtetin, por për shtetin e shqiptarëve. “Jemi këtu ne emër të asaj që kemi ndërtuar dhe po shkatërrohet”- tha deputeti.

“Ju sjell përshëndetjet më të mira nga miqtë e SHBA në Kongres dhe Senat, ata që në kanë mbështetur në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ata që do na mbështesin në rrugëtimin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Miqve republikanë të SHBA që duan një Shqipëri në NATO pa korrupsion, pa krim, zgjedhje të lira dhe të ndershme, një drejtësi të pavarur dhe jo një drejtësi që përdoret jo kundër opozitës.

Ne nuk jemi për pushtetin, por për shtetin e shqiptarëve. Jemi për ata që sakrifikuan në emër të lirisë. Jemi në emër të prindërve tanë që na dedikuan sakrificën dhe jetën e tyre dhe sot qeveria tallet me pensione qesharake.

Jemi këtu në emër të intelektualëve që janë larguar nga qeveria drejt rrugëve të botës me qëllim që njerëzit këtu mos të kenë zë. Jemi këtu ne emër të së ardhmes, e cila nuk mund të ndërtohet pa lirinë për të folur.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO / Berisha del nga selia, ju bashkohet protestuesve të opozitës

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Nis rrugëtimi i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha drejt protestuesve që po e presin ndërkohë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Nën thirrjet "Berisha, Berisha", kreu i PD-së shoqërohet nga drejtues të kësaj strukture politike si Flamur Ndoka, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi, Asllan Dogjani etj.

Partia Demokratike po zhvillon protestë kombëtare, e cila sipas opozitës po mbahet kundër korrupsionit të mazhorancës në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama.    

 

1 MUAJ ME PARE

PA KOMENT / Prag protesta e opozitës nga 'Nënë Tereza' e 'Skenderbeu' tek autoblindat e masat e policisë

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Ndërsa protesta e opozitës pritet të nisë nga momenti në moment Versus.al ju sjellë një kolazh me foto nga çfarë po ndodh aktualisht përballë Kryeministrisë ku mbëështetës së opozitës priten të mblidhen në drejtimin e krerëve të opozitës 

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga  

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga  

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga  

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

  Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga  

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga  

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga  

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

  Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga  

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga  

 

1 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës / Në këmbë 1200 forca policie, kundragaze e autobote uji me presion. Gati edhe FNSH e RENEA

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Pak orë paraa nsjes së protestës së thirrur nga opozita zbardhen detaje të reja në lidhje me masat e sigurisë të marra nga ana e Policiëë së Shtetit.

1200 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe Forcat Speciale RENEA.

Gjithashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Si në çdo protestë, do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Dje Kryepolici Ilir Proda ka dhënë porositë lidhur me detyrat e policisë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës. Bëhet me dije se Proda u ka kërkuar vartësve që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara. Policia e Shtetit i ka dhëë vetëm 3 orë leje opozitës për të zhvilluar protestën e thirrur prej saj këtë të shtunë  

1 MUAJ ME PARE

Tubimi i Opozitës, reagon Ilir Meta nga burgu: Protestojmë sot për të shpëtuar Atdheun!

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga burgu për protestën që pritet të mbahet sot nga opozita para kryeministrisë.

Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve t'i bashkohen kësaj proteste për të shpëtuar Atdheun.

Statusi i Ilir Metës: 

Të dashur shqiptarë të ndershëm dhe patriotë,

Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi sot, në ora 17:00 në protestën kombëtare kundër Narkoshtetit, armikut më të egër të lirive dhe të drejtave tuaja, që ka vjedhur në mënyrë të pamëshirë dhe ka përzënë nga vendi përmes një axhende antikombëtare shpopullimi mbi 1 milion shqiptarë.
Të rinjtë dhe të rejat, që ky regjim mizor u ka vrarë shpresat dhe u ka vjedhur ëndrrat do të jenë sot në këmbë!

Sot është dita të protestojmë për moszbardhjen e vrasjes së 18-vjeçarit Martin Cani, ëndrrat e të cilit u këputën në oborrin e shkollës “Fan Noli” në zemër të Tiranës, në mënyrë që të mos kemi të tilla tragjedi në të ardhmen dhe fëmijët tanë të rriten jo vetëm të mirëarsimuar por edhe të sigurt në Atdheun e tyre.

Pensionistët, që aq shumë kanë kontribuar për vendin dhe që sot janë më të varfër se në 2013, të vjedhur, të përbuzur dhe të përjashtuar kanë shumë arsye pse do të bashkohen sonte me ne.
Fermerët shqiptarë, nga Kardhiqi ku protestojnë tani dhe deri në Vermosh, që mundin dhe sakrificat i hedhin në kanal, fondet e të cilëve përfundojnë te inceneratorët që nuk ekzistojnë, do të protestojnë sot me ne edhe për shfarosjen blegtorisë edhe për shkretimin e bujqësisë.
Mësuesit, pedagogët, mjekët e infermierët, me pagat më mizerabël në rajon do të bashkohet me ne!

Protestojmë sot për të shpëtuar Atdheun nga zhbërja, për të shpëtuar familjen shqiptare dhe fjalët e shenjta Nënë dhe Babë nga “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, për t'u mobilizuar për largimin e Kryetarit të Organizatës që për të vjedhur pushtet shet sovranitet, për t'i dhënë fund modelit të narkoekonomisë bazuar në pasurimin e një pakice nëpërmjet industrisë së pastrimit të parave dhe për t'i hapur rrugën një modeli të ri ekonomik që mbështet prodhuesit vendas dhe e shndërron Shqipërinë në fuqi eksportuese në rajon.

Protestojmë sot për të rikthyer qetësinë në familjet shqiptare, qetësi që është kërcënuar rëndë nga rrugaçëria e mbrojtur nga Narkoqeveria.

Protestojmë për votën e lirë dhe pa kërcënimet e narkopatronazhistëve dhe Narkoqeverisë.
Protestojmë për jetën dhe shëndetin e kërcënuar nga betoni i kullave.
E gjithë Shqipëria do të jetë sot në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë.

1 MUAJ ME PARE

Tubimi i PD-së, reagon Rama: Bufi i stërplakur i frymëzuar nga broçkullat e të arratisuri të kërkuar nga drejtësia

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës së organizuar nga Partia Demokratike e cila do tw mbahet para Kryeministrisë.

Rama e ka etiketuar kryedemokratin Sali Berisha si një "buf plak i kënetës" dhe ka vlerësuar këtë protestë si të frymëzuar nga gënjeshtrat e Arben Ahmetaj, një i arratisur që është në kërkim nga drejtësia për akuzat e korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

Postimi i plotë i Ramës:

'Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie

Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar, të cilën më 11 maj shqiptarët duhet ta çojnë drejt tharjes, duke votuar të vetmen forcë politike të denjë në Shqipëri, Partinë Socialiste të Shqipërisë

Vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit, kur protestuesit e sotëm do të jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013

1 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, nisin përgatitjet, "blindohet" Kryeministria

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Partia Demokratike ka planifikuar të organizojë një protestë kombëtare këtë shtunë në kryeqytet. Siç është njoftuar më parë, protesta do të fillojë në orën 17:00.

Pak orë para fillimit të protestës, policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar incidente të mundshme. Hyrja e Kryeministrisë është e mbuluar me panele metalike, dhe janë instaluar megafona për të menaxhuar situatën.

Në të njëjtën kohë, janë nisur përgatitjet për protestën. Aktualisht po vihet në vend podiumi nga i cili drejtuesit e Partisë Demokratike do t’u drejtohen protestuesve dhe qytetarëve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet./Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta e Opozitës, policia publikon planin e masave! Rrugët që do të bllokohen!

Mbyllet protesta e opozitës pa përplasje/ Ilir Meta 'del nga

Partia Demokratike e Shqipërisë, së bashku me Partinë e Lirisë, ka planifikuar sot një protestë kombëtare para Kryeministrisë, e cila do të zhvillohet nga ora 17:00 deri në 20:00.

Policia e Shtetit ka marrë masa të ndryshme për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë këtij tubimi. Sipas njoftimeve, në disa nga rrugët kryesore të Tiranës do të ketë pezullime të qarkullimit të automjeteve për shkak të protestës.

Njoftimi i Policisë:

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 17:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 10:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: