Live Updates /

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura tek “5 Maji” në Tiranë

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
17 ORE ME PARE

Digjen 50 magazina tek tregu i “5 Majit”, Ristani: Flakët nuk rrezikojnë të përhapen në zonat e banuara

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura tek

Zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura tek “5Maji”, ka djegur mbi 50 magazina. Një dëm kolosal për tregtarët të cilët u munduan të shpëtonin aq sa të mundeshin pakot me veshje, por flakët u përhapën me shpejtësi dhe shkrumbuan çdo gjë që u doli para.

Forcat zjarrfikëse kanë mbi tre orë që po luftojnë për të vënë flakët nën kontroll, por rrobat dhe sendet plastike e kanë vështirësuar punën e tyre.

Ndërkohë kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani nga vendngjarja tha se nuk ka rrezik që flakët të përhapen në zonat e banuara.

“Vatra zjarri shumë të konsiderueshme. Për shkak të materialeve qëllim ka qenë ta eliminojmë në kapanone e parë është përhapur në kapanonin e dytë. Nuk ka asnjë rrezik për shpërhapjen e zjarrit në qendrat e banuara. Ajo që jemi duke bërë po kontrollojmë deri në fund zjarri në të vend. Nuk ka dëm në njerëz. Duhet kohë të eliminohet i gjithë. Zona është goxha e madhe. nuk arritëm ta shpëtojmë kapanonin. Është në kontroll dhe nuk ka rrezik”, deklaroi Ristani./Versus.al

17 ORE ME PARE

Zjarri merr përmasa të mëdha tek tregu i “5 Majit”, kërkohet ndihma e ushtrisë

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura tek

Zjarri që ka përfshirë magazinat e rrobave të përdorura tek lagja “5 Maji” në Tiranë po merr përmasa të mëdha dhe forcat zjarrfikëse kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë dhe zjarrfikësve të Elbasanit dhe Durrësit.

Dyshohet se zjarri fillimisht ka shpërthyer në një prej dyqaneve pranë, dhe flakët janë përhapur në të gjithë ambientin. Për shkak të rrobave dhe sendeve të tjera plastike, zjarri po përhapet me shpejtësi në ambientet e tregut, ndërkohë zjarrfikësit e kanë të vështirë të avancojnë.

Banorët e pallateve që ndodhen pranë zonës së zjarrit janë evakuuar deri sa të vihen flakët nën kontroll. Flakët rrezikojnë bizneset e tjera që ndodhen në zonën pranë, ndërkohë për shtëpitë pranë nuk ka rrezik.

Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në rrugën pranë tregut të “5 Majit”.

Fatmirësisht në momentin që ka rënë zjarri në treg nuk ka patur njerëz, por magazinat dhe dyqanet ishin të mbyllura./Versus.al

 

18 ORE ME PARE

VIDEO/ Vijojnë flakët në tregun e rrobave të përdorura tek “5 Maji”. Qëndro: Ka vetëm dëme materiale

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura tek

Prej një ore flakët po vijojnë të djegin tregun e rrobave të përdorura tek “5 Maji” në Tiranë.

Forcat zjarrfikëse po luftojnë për shuarjen e flakëve, dhe mos përhapjen e tyre pranë pallateve pranë vendit të ngjarjes.

Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro deklaroi para mediave se, “ka vetëm dëme materiale dhe se nuk ka lëndë të rrezikshme, janë djegur vetëm mallrat që ishin brenda magazinave. Është kërkuar ndihma e zjarrfikëseve nga Kamza, Elbasani dhe Durrësi”.

E gjithë zona është mbuluar nga tymi, banorët e pallateve pranë tregut janë larguar deri në shuarjen e plotë të flakëve nga forcat zjarrëfikëse./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

19 ORE ME PARE

VIDEO/ Merr flakë tregu i rrobave të përdorura në Tiranë

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura tek

Tregu i rrobave të në lagjen “5 Maji” në Tiranë, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Përveç vendit ku ndodheshin rrobat e përdorura flakët kanë përpirë edhe dyqanet që ndodheshin afër tyre duke u futur në brendësi të ambienteve.

Raportohet se në vendngjarje kanë shkuar 30 forca të shërbimeve zjarrfikëse për të vënë në kontroll flakët. Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale pasi në këtë orar tregu është i mbyllur për klientët dhe personat që punojnë.

Banorët që banojnë pranë tregut janë evakuuar menjëherë për arsye sigurie. Dyshohet se fillimisht zjarri ka nisur në një prej dyqaneve si pasojë e shkëndijës elektrike. Disa magazina janë shkrumbuar plotësisht, dëmet janë të mëdha./ Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll