Live Updates /

Policia largon protestuesit e ‘Shqipëria Bëhet’, Lapaj përfundon tek Trauma: Do rikthehem në shesh

*Policia e shtetit ndërhyri pas mesnatës për të larguar mjetet e protestuesve të organizuar para kryeministrisë nga Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ me në krye Adriatik Lapajn. *Gjatë ndërhyrjes bombola e gazit i ka rënë mbi kokë Lapajt duke e lënë këtë të fundit të dëmtuar. Ai u transportua me autoambulancë për në spitalin e Traumës ku mori ndihmë mjekësore. *Nuk vonoi as reagimi i Lapajt i cili nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale tha se do të rikthehej në shesh për të protestuar, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për ngjarjen duke e konsideruar ‘kreun e një bande’.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Policia e shtetit ndërhyri pas mesnatës për të larguar mjetet e protestuesve të organizuar para kryeministrisë nga Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ me në krye Adriatik Lapajn. *Gjatë ndërhyrjes bombola e gazit i ka rënë mbi kokë Lapajt duke e lënë këtë të fundit të dëmtuar. Ai u transportua me autoambulancë për në spitalin e Traumës ku mori ndihmë mjekësore. *Nuk vonoi as reagimi i Lapajt i cili nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale tha se do të rikthehej në shesh për të protestuar, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për ngjarjen duke e konsideruar ‘kreun e një bande’.

3 Postime
1 DITE ME PARE

Lapaj tek Trauma së bashku me 2 protestues, ministria e Shëndetësisë: Ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Policia largon protestuesit e ‘Shqipëria Bëhet’, Lapaj

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për ngjarjen e ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme para godinës së kryeministrisë ku policia ndërhyri për të larguar protestuesit e mbledhur nga Adriatik Lapaj duke shkaktuar lëndimin e këtij të fundit nga një bombol gazi.

Në njoftimin e publikuar, bëhet me dije se Lapaj është jashtë rrezikut për jetën dhe se po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjithashtu thuhet se në spitalin e Traumës janë paraqitur në total 5 persona, mes të cilëve dy policë dhe dy protestues të tjerë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve.

Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor.

Gjithashtu,  për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambjentet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore. Versus.al

1 DITE ME PARE

Përfundoi tek "Trauma" pas ndërhyrjes së policisë, Lapaj-Ramës: Je kreu i një bande, sërish do protestoj

Policia largon protestuesit e ‘Shqipëria Bëhet’, Lapaj

Adriatik Lapaj ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur pas mesnate në godinën para kryeministrisë ku protestonte prej një muaji. Teksa bën me dije se ndodhet në spitalin e Traumës pas dëmtimit që mori në kokë gjatë ndërhyrjes së policisë, Lapaj akuzon Ramën si përgjegjës kryesor.

Ndërsa shprehet në postimin në rrjetet sociale se do të rikthehet sërish për të protestuar para kryeministrisë.

Postimi i plotë:

Edi Rama të bëj përgjegjës ty! Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur.

Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.

I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve! Versus.al

1 DITE ME PARE

Policia ndërhyn dhe largon protestuesit e ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj përfundon në spital

Policia largon protestuesit e ‘Shqipëria Bëhet’, Lapaj
Adriatik Lapaj

Policia e Shtetit ndërhyri pas mesnatës të së dielës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para kryeministrisë nga ana e Lëvizjes Shqipëria Bëhet që prej datës 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Gjatë ndërhyrjes, forcat e policisë kanë përdorur mjete të posaçme për të larguar disa prej pajisjeve të përdorura nga protestuesit gjatë qëndrimit të tyre. teksa aksioni vijonte, raportohet se mbeti i lënduar edhe drejtuesi i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj i cili dyshohet se ka pësuar dëmtime në kokë të shkaktuara nga një bombol gazi.

Pas incidentit, në vendngjarje është thirrur ambulanca dhe Lapaj është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ditën e djeshme në orën 12:00 para kryeministrisë u zhvillua një protestë kombëtare e thirrur nga Lapaj në të cilën pati edhe përplasje të qytetarëve me policinë. Versus.al

Poll