Live Updates /

Përplasja me Çopjat, dëshmia e Alibejt: Kisha akses në TIMS, policia s’vepronte ndaj vr*sësve të vëllait tim! Armët i blija tek një hoxhë

*Njëri prej të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë”, Erion Alibej i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë vijoi me dëshminë e radhës në GJKKO ku foli lidhur me planin e tij për kapjen e Talo Çelës të cilin e dyshonte të ishte vrasësi i vëllait të tij Endrit Alibejt në masakrën e Bradasheshit. *Në këtë pjesë të rrëfimit të tij, ra në sy fakti se Alibej ka pretenduar se falë policit Leonard Alltja, ka patur akses të plotë në sistemin TIMS dhe prej aty shihte udhëtimet e kundërshtarëve të tij. Ndërsa rrëfeu sesi po humbte besimin tek drejtësia pasi pretendoi se njëri prej të pandehurve aktualë, Abedin Mema ishte takuar me zyrtarin e lartë të policisë, Tonin Vocaj. *Një tjetër pjesë shokuese e dëshmisë së tij, ishte episodi i planit të kapjes së Talo Çelës, gjë për të cilën kishte kontaktuar vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani. Alibej tha se armët e zjarrit i blinin tek një hoxhë në zonën e Freskut në Tiranë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Njëri prej të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë”, Erion Alibej i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë vijoi me dëshminë e radhës në GJKKO ku foli lidhur me planin e tij për kapjen e Talo Çelës të cilin e dyshonte të ishte vrasësi i vëllait të tij Endrit Alibejt në masakrën e Bradasheshit. *Në këtë pjesë të rrëfimit të tij, ra në sy fakti se Alibej ka pretenduar se falë policit Leonard Alltja, ka patur akses të plotë në sistemin TIMS dhe prej aty shihte udhëtimet e kundërshtarëve të tij. Ndërsa rrëfeu sesi po humbte besimin tek drejtësia pasi pretendoi se njëri prej të pandehurve aktualë, Abedin Mema ishte takuar me zyrtarin e lartë të policisë, Tonin Vocaj. *Një tjetër pjesë shokuese e dëshmisë së tij, ishte episodi i planit të kapjes së Talo Çelës, gjë për të cilën kishte kontaktuar vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani. Alibej tha se armët e zjarrit i blinin tek një hoxhë në zonën e Freskut në Tiranë.

3 Postime
1 DITE ME PARE

“Armët i blinim tek një hoxhë që i shiste në Tiranë”, shokon Alibej: Një polic më dha TIMS-in

Përplasja me Çopjat, dëshmia e Alibejt: Kisha akses në
Erion Alibej, Nuredin Dumani

Edhe anëtarë të komuniteteve fetare duket se nuk kanë qenë të papërlyer në ngjarje kriminale. Së fundmi në dëshminë e dhënë nga Erion Alibej rezulton se furnizimin e tij dhe të Nuredin Dumanit me armë zjarri, e bënte një hoxhë në Tiranë.

“Arjan Spahiu më tha se kam info i kam marrë vesh të gjitha dhe duhet të bëjmë një takim me Nuredin Dumanin, pranova, diku në fund te shkurtit 2020, Nuredinin e mori Arjani, e solli në pallatin ku unë jetoja, në një shtëpi të marrë me qira. Nuredini kishte dëgjuar që unë hidhja lekë për Talo Çelën dhe më tha se Talo është bërë i veshtirë për t’u kap por unë e di kush janë ekzekutorët e familjes tënde dhe filloi të më tregonte emrat, Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci. Edhe tek vëllezërit Baho dhe djali dajës kanë qenë po këto më tha. Unë e dija që kishte qenë dhe Dashnor Dumani e kisha si informacion.

Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, unë kisha lidhur kontakte me nje hoxh në Tiranë, ai shiste armë dhe i blija tek ky hoxha, rrinte tek Fresku. Kisha akses ne tims përmes policit Leonard Alltja”- rrëfeu Erion Alibej. Versus.al

1 DITE ME PARE

“Doja Talo Çelën, gjallë a vdekur”, Erion Alibej: Maskohesha si shpërndarës picash për të marrë informacion

Përplasja me Çopjat, dëshmia e Alibejt: Kisha akses në

Erion Alibej ka dëshmuar në GJKKO lidhur me sagën e përplasjes së tij me grupin e Çopjave dhe këmbënguljen e tij për gjetjen e të shumëkërkuarit Talo Çela për të cilin dyshonte se i kishte vrarë vëllain dhe dajën në masakrën e Bradasheshit.

Ai tha se pasi i ishte vrarë kushëriri, në shtëpi i kishin shkuar disa persona duke brohoritur dhe policia edhe pse e pranishme nuk mori asnjë masë. Ndërsa zbuloi sesi ishte maskuar si shpërndarës picash për të tentuar të mblidhte informacion mbi dyshimet që kishte.

“Pasi më vranë djalin e dajës, në shtëpi më kanë ardhur 2 makina duke brohorit madje dhe ne sy të patrullës së policisë, unë kam bërë verifikime vete, dilja në qytet si shpërndarës picash me motorr, edhe pse kisha një pjese të kamerave te qytetit, pasi gjithë qytetin, kamerat i kishte suel cela. Tek shtepia Emiljano Ramazanit identifikova 2 automjete dhe më pas i verifikova me kamerat e sigurisë. Dua të them se kisha cdo informacion që më korespondonin dhe ja vura në dispozicion policisë dhe prokurorit. Pas ngjarjes së Andi Zylyfit une vetdorezohem në polici bashkë me avokatin tim, më pas dola në arrest shtëpie.

Kërkoja vetëm Talo Çelën me cdo kusht, te gjallë të vdekur, doja cdo informacion për të, djali dajës më tha pash Fatos Gosën pas meje me një BMË rrugës për Peqin, talo ishte kryesori per mua sepse ai dinte cdo gjë për mua, rrugët i njifte mirë etj, unë doja që ai dhe të kapej nga policia se e di që do fliste”—tha Erion Alibej. Versus.al

1 DITE ME PARE

"Kisha akses në TIMS", Alibej rrëfehet në GJKKO: I dhashë informacion policisë, nuk veproi! Abedin Mama u takua me Tonin Vocajn

Përplasja me Çopjat, dëshmia e Alibejt: Kisha akses në
Erion Alibe, i penduari i drejtësisë

I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka rrëfyer në GJKKO detaje të reja lidhur me aktivitetin kriminal dhe përplasjen me grupin e Çopjave për masakrën e Bradasheshit të ndodhur në 2018-ën ku iu vra vëllai dhe xhaxhai i tij.

Ai rrëfen se kishte përdorur një rrjet informatorësh për të arritur tek vrasësit e vëllait të tij dhe gjithashtu edhe sistemin TIMS. Ndërsa gjatë rrëfimit të tij përmendi se i kishte ardhur informacion se Abedin Mama, njëri prej të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë” ishte takuar në Elbasan me Tonin Vocajn, i cili ka qenë më parë edhe ish.zv drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Ndërsa sipas Alibejt, pasi u dorëzua i kishte dhënë policisë çdo informacion që dispononte, por pretendoi se këta të fundit nuk kishin vepruar edhe pasi një grup ekzekutorësh kishte shkuar pranë fëmijëve e familjarëve të tij.

Rrëfimi i Alibejt:

Pas vrasjes së Endritit shkova qëndrova disa ditë në Roterdam dhe më pas u ktheva në Shqipëri.  I shkruaj Genc Tafilit se kishte diçka për të më treguar. Pas disa ditësh vjen në shtëpinë time bashkë me Dorian Dulin, takohemi dhe diskutojmë, i them çfarë kishe se me kerkoje.

Me thote qe Dorian Dulit i ka ardhur ne takim ne Shkoder Talo Çela dhe i ka sjellë me urdher te Kamer Mehjas. Endriti dikur ka qenë me Kamer Mehjen dhe i ka gjujt me shpullë Endriti. Ikin nga shtëpia. Në atë moment i shkruaj Suel Çeles dhe i kerkoj takim ta bëj me Kamer Mehjen. Kameri me thote nuk vi dot se janë katnaret aty duke iu referuar Çapjave.

Me thotë hajde takohemi te tregu. Une doja arsyen se kush ma ka vra familjen. Shkoj te tregu bashkë me Andi Zylyfin dhe më pret dhe gjej Kamer Mehjen, Mario Çelën dhe djalin e Kamerit dhe diskutojme. I shpjegoj dhe i them kam marr vesh kshu gjërat dhe me tha nuk jam taku kurrë me Endritin.

Mbaroj takimin me Kamerin. Më vjen nje info per vrajen e Endritit. Nje miku im qe rri ne burgun e Peqinit shkon në burgun e Fushë Krujës, quhet Ervis dhe i thërrasin Ermal. Atje takon Flobens Mecen i thërrisni Coli. Kam qenë me Altin Ndocin në burg thote Coli dhe shpjegon se kërkoi takim me Dorian Duli. Po pasi jane ngritur nga tavolina kan qene shume te gezuar. Takim ka qene Talo Cela Mikeal Kanani dhe Altin Ndoci. Biseda që është bere ka qene sa lekë do vetëm na vrit Erjonin.  Sipas Colit, Dorian Duli ka thënë se nuk i interesonte kjo gjë.

Unë takohem me Ardian Collakun, e kam pas informator shumë të bredshem. Nje bisede kur Collaku ka pyetur Mikelin, pse nisi kjo punë. I thotë që ka qenë shume i papamë Endriti. Ardian Collakut nuk i ka munguar asgjë nga un me lekë me telefon. Ardian Collaku më ka tregu se kush ishte Dashnor Dumani. Dhe me thote se ka pas lidhje me nje grabitje ne lagjen time në Kala. Në këtë periudhe, kisha sistemin TIMS dhe i verifikova Vellezërit Copja Altin Ndoci dhe të gjithë qe kisha dyshime.

Me 5 Janar 2019 ishte larguar nga Shqiperia dhe këto të tjerët ishin në nje ishull grek. Unë po humbisja dhe besimin te institucionet. Dhe më thonë që Abedin Mama ka bërë takim me Tonin Vocaj te stadiumi Qemal Stafa. Kur jam vetëdorzuar i pari që kam takuar ka qenë Leonard Palushi i kam tregu për autorët e vrajses së vellait.

Me vjen prokurori ne ambientet e paraburgimit Ritvan Suka dhe i them cdo gjë që i kam thënë Leonard Palushit. I thashë pse nuk e bashkon çështjen. Para se te dorëzohesha i kam dhënë info 3 punonjesve te policisë, Krenarit, Leonardit dhe Avniut.

Me vinin informacione nga Bujar Sheta, Arjan Spahiu etj për vrasjen e vëllait. Pasi kam folur para policisë, grupi ekzekutor kanë shkuar deri te femijët në shkolla i kemi vënë ne dispozicion edhe makinat dhe asnjë veprim nga policia. Versus.al

Poll