Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një situatë e paprecedentë është shënuar në Qendrën e Numërimit të votave në Kashar, ku tensionet mes palëve janë përshkallëzuar në dhunë fizike. *Vëzhguesi i kandidatit të Partisë Socialiste, Orlando Rakipi, ka dhunuar fizikisht kryetarin e KZAZ-së, Remzi Memedi, duke e goditur me shkelma, siç dëshmohet edhe nga pamjet filmike të publikuara. *Uniformat blu kanë shoqëruar në polici Rei Nozllin, vëzhguesi i cili goditi kryetarin e KZAZ-së *Përballë kësaj situate të rëndë, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar përjashtimin e të gjithë vëzhguesve të pranishëm në këtë qendër numërimi.
Sherri në Kashar për një fletë votimi/ A ishte e vlefshme? Celibashi: Ishte në tavolinë! Nuk është fare e rëndësishme!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka konfirmuar se procesi i numërimit të votave në KZAZ-në e Kasharit ka rifilluar, pas ndërprerjes së përkohshme që erdhi si pasojë e një përplasjeje mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste.
Konflikti mes palëve u shkaktua nga një fletë votimi në të cilën ishin shënuar dy kandidatë, çka krijoi tension dhe ndaloi procesin për disa orë gjatë pasdites së sotme.
Në një deklaratë për mediat, Celibashi u shpreh se situata është tashmë e normalizuar, ndërsa çështja është zgjidhur pa pasoja për ecurinë e procesit.
I pyetur nga gazetarët për vlefshmërinë e fletës së debatueshme, Celibashi refuzoi të japë më shumë detaje.
“Nuk dua ta bëj këtë diskutim këtu, nuk ka asnjë vlerë kjo. Fleta në tavolinë ishte. Do të bësh pyetje që duhen apo. Kam përshtypje që po të përgjigjem në mënyrë serioze për gjëra serioze”, tha Celibashi.
“Numërimi ka rifilluar dhe do të akomodojnë çështjen e vëzhgimit nga përfaqësues të partive politike dhe subjekte. Është pa vëzhgues, përveç ndërkombëtarëve. Ju do jeni prezentë, sa jeni ju jemi të gjithë në rregull”, shtoi më tej.
Kujtojmë që incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave nr. 30 në Kashar, ku situata ka dalë jashtë kontrollit pas një debati për një fletë votimi të diskutueshme.
Sipas burimeve zyrtare, vëzhguesi i kandidatit të Partisë Socialiste Ornaldo Rakipi, Rei Nozlli, ushtroi dhunë fizike ndaj sekretarit të KZAZ-së, Remzi Memedi duke e goditur me shkelma.
Sherri nisi gjatë procesit të numërimit të votave preferenciale, kur një fletë votimi u cilësua problematike pasi përmbante dy shënime: një për Ornaldo Rakipin dhe tjetri, sipas raportimeve, për Xhemal Qefalian, të dy kandidatë të PS-së në Tiranë./Versus.al
Përplasje fizike në KZAZ-në e Kasharit, Celibashi ndërhyn me masa të menjëhershme: Përjashtohen të gjithë vëzhguesit
Një ngjarje e paprecedentë është shënuar këtë të enjte në ambientet e KZAZ-së në Kashar, ku një vëzhgues i kandidatit të PS-së, Ornaldo Rakipi, ka dhunuar fizikisht kreun e qendrës, Remzi Memedi, duke e goditur me grushta dhe shkelma.
Përballë kësaj situate të rëndë, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ndërhyrë me masa të menjëhershme, duke urdhëruar përjashtimin e të gjithë vëzhguesve të pranishëm në këtë qendër numërimi.
Në një shkresë zyrtare, Celibashi ka kërkuar revokimin e akreditimeve për të gjithë vëzhguesit në Kashar, si dhe ka vendosur që në vijim të qëndrojë vetëm një komisioner për çdo subjekt zgjedhor, me qëllim parandalimin e përplasjeve dhe tensioneve të mëtejshme./Versus.al
EMRI/ Shoqërohet në polici autori që goditi me grusht kryetarin e KZAZ
Policia e Tiranës ka kryer shoqërimin në polici të 26-vjeçarit që dhunoi komisionerin në KZAZ Nr.30 në Yshrek.
Ai është shtetasi Rei Nozlli, vëzhgues i kandidatit socialist Orlando Rakipi, i cili gjithashtu ndodhej në vendngjarje gjatë konfliktit fizik.
Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, uniformat blu sqarojnë se ky pretendim është i pavërtetë.
View this post on Instagram
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.
Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë.
Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit./Versus.al
VIDEO/ Tension në një Qendër Numërimi në Tiranë, vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryetarin e KZAZ

Një situatë e paprecedentë është shënuar në Qendrën e Numërimit të votave në Kashar, ku tensionet mes palëve janë përshkallëzuar në dhunë fizike.
Vëzhguesi i kandidatit të Partisë Socialiste, Orlando Rakipi, ka dhunuar fizikisht kryetarin e KZAZ-së, Remzi Memedi, duke e goditur me shkelma, siç dëshmohet edhe nga pamjet filmike të publikuara.
Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të procesit të numërimit dhe tension brenda ambienteve të Qendrës së Numërimit.
View this post on Instagram
/Versus.al







