Live Updates /

PS dhe KQZ “në një mendje” për datën e zgjedhjeve, i propozojnë Begajt 11 majin! PD bojkoton: Proces farsë!

*Sot në zyrën e presidentit Bajram Begaj u paraqitën përfaqësuesit e PS Blendi Klosi dhe Niko Peleshi të cilët propozuan datën 11 maj për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës. *Kjo datë përkon të jetë 2 ditë pas samitit politik europian që pritet të mbahet në Tiranë më 9 maj. Ndërsa Klosi tha se e kanë propozuar me qëllim që emigrantët të kenë kohë për t’u regjistruar në zgjedhje. *Të njëjtin propozim e ka pasur edhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i cili u paraqit në zyrën e Begajt pas përfaqësuesve të PS. *Ndërsa PD ashtu siç pritej nuk dërgoi përfaqësues pasi më herët e ka konsideruar procesin si “farsë” duke argumentuar se Begaj do të vulosë për datën që i kërkojnë socialistët. *Nga ana tjetër më herët partitë politike opozitare i kanë propozuar presidentit 4 majin duke argumentuar se nëse zgjedhjet mbahen pas 9 majit, mund të ketë ndikim në elektorat. Tashmë pritet vetëm vendimi i Begajt i cili ka detyrë dekretimin e datës së zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sot në zyrën e presidentit Bajram Begaj u paraqitën përfaqësuesit e PS Blendi Klosi dhe Niko Peleshi të cilët propozuan datën 11 maj për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës. *Kjo datë përkon të jetë 2 ditë pas samitit politik europian që pritet të mbahet në Tiranë më 9 maj. Ndërsa Klosi tha se e kanë propozuar me qëllim që emigrantët të kenë kohë për t’u regjistruar në zgjedhje. *Të njëjtin propozim e ka pasur edhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i cili u paraqit në zyrën e Begajt pas përfaqësuesve të PS. *Ndërsa PD ashtu siç pritej nuk dërgoi përfaqësues pasi më herët e ka konsideruar procesin si “farsë” duke argumentuar se Begaj do të vulosë për datën që i kërkojnë socialistët. *Nga ana tjetër më herët partitë politike opozitare i kanë propozuar presidentit 4 majin duke argumentuar se nëse zgjedhjet mbahen pas 9 majit, mund të ketë ndikim në elektorat. Tashmë pritet vetëm vendimi i Begajt i cili ka detyrë dekretimin e datës së zgjedhjeve.

3 Postime
4 MUAJ ME PARE

PD nuk mori pjesë, Begaj reagon pas konsultimeve me partitë politike për datën e zgjedhjeve

PS dhe KQZ “në një mendje” për datën e

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar me një shkrim në rrjetet sociale pas përmbylljes së konsultimeve me partitë politike për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës. 

Duke mos përmendur faktin që PD bojkotoi procesin të cilin e konsideroi si "farsë", Begaj shprehet i kënaqur nga konsultimet me partitë, ndërsa tha se detyra e tyre është shndërrimi i zgjedhjeve në histori suksesi. 

Postimi i plotë i Begajt: 

Sot mbylla procesin e konsultimeve me faktorin politik dhe institucional për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025.
Kompetenca për caktimin e datës së zgjedhjeve i takon Presidentit të Republikës, por unë jam shumë i kënaqur që i gjithë faktori politik parlamentar u përfshi me opinione dhe sugjerime në këtë proces, si drejtpërdrejt me pjesëmarrje në takimet konsultuese, edhe në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet përcjelljes në rrugë të tjera të preferencave partiake.
Nga konsultimet vura re se, në tërësi, opinionet udhëhiqeshin nga interesi më i lartë i zgjedhësve dhe jo nga përllogaritjet meskine që priten rëndom në raste të tilla.
Konvergjenca e mendimeve, përtej dallimeve në qëndrimet politike, ishte shfaqja më domethënëse e kësaj konsulte.
Caktimi i datës së zgjedhjeve për mua nuk është thjesht një detyrim kushtetues dhe as procedurë formale juridike, por është, së pari, një sprovë e fuqishme bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe angazhimi i të gjithë faktorit politik dhe institucional në emër të zgjedhësve dhe për zgjedhësit, sikurse është një rast domethënës për të risjellë në vëmendje rëndësinë vendimtare që kanë zgjedhjet për konsolidimin e demokracisë parlamentare.
Detyra madhore e aktorëve politikë është t’i shndërrojnë zgjedhjet parlamentare të pranverës së vitit 2025 në histori suksesi për shqiptarët dhe demokracinë shqiptare, ku duhet të shkëlqejë zbatimi i ligjit, korrektesa dhe etika në komunikimin e platformave, respekti për zgjedhësit dhe vullnetin e tyre të shprehur me votë. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet 2025, PS propozon të mbahen pas samitit europian, Klosi: Kërkuam 11 majin

PS dhe KQZ “në një mendje” për datën e
Klosi dhe Peleshi pas daljes nga presidenca

Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi bëri me dije se i kanë propozuar presidentit Bajram Begajn 11 majin si datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Socialistët me propozimin e bërë kërkojnë që zgjedhjet të mbahen 2 ditë pas samitit të Komunitetit Politik Europian më 9 maj. 

"Ne kemi kërkuar që data 11 maj të jetë data e zgjedhjeve. Do donim shumë që të gjithë emigrantët të fillojnë procesin e regjistrimt dhe më pas të jenë gati për në ditën e votimit dhe t’u krijohet mundësia që të votojnë”- u shpreh Klosi në deklaratë për mediat"- tha Klosi. 

Ndërkohë, në zyrën e presidentit ka shkuar edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili pritet të bëjë propozimin e tij duke u bazuar edhe në rezultatet e arritura me mundësimin e votës së emigrantëve.

Ditë më parë përfaqësuesit e partive të vogla politike, ishin në zyrën e Begajt për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve. Ata propozuan datën 4 maj duke argumentuar se zgjedhjet duhet të mbahen para samitit europian për shkak se kjo gjë mund të kishte ndikim tek elektorati. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Data e zgjedhjeve 2025, përfaqësuesit e PS në presidencë takohen me Begajn! PD bojkoton

PS dhe KQZ “në një mendje” për datën e
Klosi dhe Peleshi duke hyrë në presidencë

Sot në presidencë ishte planifikuar zhvillimi i takimeve të presidentit Bajram Begaj me përfaqësues të PD dhe PS në kuadër të konsultimeve për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Në presidencë kanë mbërritur sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi të cilët do të japin sugjerimet e tyre lidhur me datën e zgjedhjeve.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka bojkotuar takimin me presidentin duke u shprehur se kreu i shtetit nuk ka në plan të zhvillojë konsulta për datën e zgjedhjeve, pasi do të firmosë vetëm atë datë që i caktohet nga socialistët. Të njëjtin qëndrim e kanë patur edhe përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, pavarësisht se u paraqitën në takime.

Ndërsa më herët partitë e vogla opozitare, propozuan datën 4 maj për zhvillimin e zgjedhjeve me qëllim që këto të fundit të mos mbaheshin pas samitit të komunitetit politik që pritet të zhvillohet në Tiranë më 9 maj pas mund të ketë ndikime fushata elektorale. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: