Live Updates /

PS projektligj për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në fshat! PD: Masakruat hallexhinjtë 12 vite! Dështon interpelanca me Manastirliun

*Në seancën e sotme plenare ka pasur mjaft debate mes deputetëve demokratë dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe ligjvënësve socialistë. *Fillimisht demokratët kërkuan llogari për mungesën e zhvillimit të interpelancën me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa më pas Gazment Bardhi kërkoi që pjesë e delegacionit që do shkojë nesër në Komisionin e Venecias ku do shqyrtohet çështja e mandatit të Olta Xhaçkës, të jenë edhe deputetët demokratë, gjë që u refuzua nga Spiropali. *Më tej propozimi i PS për faljen e gjobave krijoi mjaft tension në sallë, pasi demokratët pretenduan se nuk ishin njoftuar për një projektligj të tillë. Ndërsa më pas hodhën akuzat se ky ishte një veprim i marrë para zgjedhjeve, ndërkohë që për 12 vite qytetarët që ndërtuan pa leje në zonat ruale u gjobitën e burgosën, ndërkohë që katet pa leje në Tiranë vijonin të ndërtoheshin pa shqetësim. *Ndërsa seanca interpelanca e kërkuar me Manastirliun dështoi pasi socialistët braktisën sallën pas fyerjeve të bëra nga deputetja Ina Zhupa ndaj Erion Braçes.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Në seancën e sotme plenare ka pasur mjaft debate mes deputetëve demokratë dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe ligjvënësve socialistë. *Fillimisht demokratët kërkuan llogari për mungesën e zhvillimit të interpelancën me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa më pas Gazment Bardhi kërkoi që pjesë e delegacionit që do shkojë nesër në Komisionin e Venecias ku do shqyrtohet çështja e mandatit të Olta Xhaçkës, të jenë edhe deputetët demokratë, gjë që u refuzua nga Spiropali. *Më tej propozimi i PS për faljen e gjobave krijoi mjaft tension në sallë, pasi demokratët pretenduan se nuk ishin njoftuar për një projektligj të tillë. Ndërsa më pas hodhën akuzat se ky ishte një veprim i marrë para zgjedhjeve, ndërkohë që për 12 vite qytetarët që ndërtuan pa leje në zonat ruale u gjobitën e burgosën, ndërkohë që katet pa leje në Tiranë vijonin të ndërtoheshin pa shqetësim. *Ndërsa seanca interpelanca e kërkuar me Manastirliun dështoi pasi socialistët braktisën sallën pas fyerjeve të bëra nga deputetja Ina Zhupa ndaj Erion Braçes.

5 Postime
1 MUAJ ME PARE

“O Erion t’u rritë boja, sa shumë m*t të ha goja”, degradon debati në Kuvend, Zhupa-Braçes: Kone!

PS projektligj për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në

Situata në seancën plenare të Kuvendit u rëndua pas ofendimit që deputetja demokrata Ina Zhupa i bëri socialistit Erion Braçe duke e quajtur “kone” pasi ky i fundit e quajti “ruse”.

Teksa Ina Zhupa parashtronte kërkesën e saj për interpelancë urgjente me ministren Ogerta Manastirliu, pati edhe disa fjalë për Erion Braçen i cili po ndërhynte nga vendi.

“Unë nuk i dëgjoj ata nën 1.50 metra. Nuk e di kush ta jep të drejtën të më quash ruse sepse unë nu kia jap vetes të drejtën të të quaj “kone’ edhe pse kështu të quajnë të gjithë. Ne fëmijët i mbajmë mirë, por kemi një shprehje kur futen në çështje të të mëdhenjve dhe u themi “O Erion tu rritë boja, sa shumë m*t të ha goja”- tha Zhupa.

Kjo solli reagim të ashpër nga ana e deputetëve socialistë të cilët u ranë tavolinave dhe më pas edhe braktisën sallën. Mes tyre edhe ministrja Manastirliu doli nga salla. Pas ndërprerjes së seancës, kryeparlamentarja Elisa Spiropali i kërkoi Ina Zhupës që të kërkonte falje ndaj deputetit Braçe. Versus.al

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ “Ec p*rdhu ti, legen”, Bardhi përplaset me Braçen në Kuvend për projektligjin e faljes së gjobave

PS projektligj për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në

Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi reagoi ashpër ndaj njoftimit të bërë nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Bardhi tha se një projektligj i tillë nuk është depozituar dhe akuzoi Spiropalin se gënjeu para deputetëve, ndërkohë që propozimi i 35 ligjvënësve socialistë nuk ishte dorëzuar në sekretari.

“Silleni sipas rregullores. Nuk mund të njoftohet një kërkesë e tillë. Nuk na e vutë në dispozicion më herët”- tha Bardhi.

Në atë moment deputeti i PS Erion Braçe u nis për të dorëzuar kërkesën në sekretari gjë që solli edhe reagim të ashpër nga Bardhi me të cilin socialisti u përplas.

“Ec pirdhu ti legen”- u drejtua Bardhi ndaj Braçes i cili e kritikoi për mënyrën e reagimit ndaj propozimit. Versus.al

 

1 MUAJ ME PARE

PS projektligj për faljen e gjobave, reagon PD: S’jemi njoftuar! Ndërpritet seanca në Kuvend

PS projektligj për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në

Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë për 10 minuta pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi projektligjin e propozuar nga 35 deputetë të PS për faljen e gjobave.

Para se të nisnin diskutimet sipas kodit të procedurës, deputetët e Partisë Demokratike reaguan ashpër duke thënë se nuk ishin njoftuar për një draft të tillë.

Spiropali tha se propozimi është dorëzuar për shqyrtim të përshpejtuar, ndërsa ndërpreu seancën për 10 minuta derisa propozimi t’u vihej në dispozicion deputetëve të opozitës.

“Nga 35 deputetë të grupit parlamentar të PS është kërkuar shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për anulimin e gjobave.  Sekretaria të vërë në dispozicion propozimin e 35 deputetëve. 10 minuta pushim”- tha Spiropali. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Nesër ‘Venecia’ vendos për Xhaçkën, Bardhi: Jemi lënë jashtë delegacionit! Spiropali: Keni refuzuar ftesat e mëparshme

PS projektligj për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në
Bardhi dhe Spiropali gjatë debatit në Kuvend

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate pasi deputetët e PD i kanë kërkuar llogari kryeparlamentares Elisa Spiropali për faktin se nuk ishte futur në rend dite interpelanca me kryeministrin Edi Rama lidhur me arbitrazhin e Bechettit për të cilën Shqipëria duhet të paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim.

Spiropali sqaroi se kryeministri e kishte të pamundur pjesëmarrjen për shkak të agjendës së ngarkuar dhe se interpelanca do të zhvillohet në një seancë tjetër.

Duke qenë se nesër në Komisionin e Venecias shqyrtohet çështja sesi duhet të veprojë Kuvendi për kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, kreu i grupit parlamentar Gazment Barhdi kërkoi që pjesë e delegacionit të jenë edhe deputetët e PD.

“Ajo që po kërkoj është që delegacioni që përfaqëson Kuvendinn ë një institucion ndërkombëtar si Komisioni i Venecias do duhet të jetë i balancuar. Nëse këtë e keni çështje të PS na e thoni, por ne kemi menduar se i jeni drejtuar të sqaroni një çështje kushtetuese, por nëse e keni shpallur këtë një republikë njëpartiake na e bëni me dije. Na vini në dispozicion draft opinionin sepse e kemi marrë vesh që iu është dërguar juve. Është dokument pune dhe kemi të drejtë të njihemi me të”- tha Barhdi.

Nga ana tjetër Spiropali tha se draft opinioni do të bëhet publik ditën e nesërme pas mbledhjes së komisionit së Venecias dhe sa i takon delegacionit tha se më herët kërkesat e saj për prezencën e deputetëve opozitarë, ishin refuzuar.

“Nesër është seanca dhe do të bëhet publik dhe do ta kenë të gjithë deputetët. Sa i takon delegacioneve, sigurisht që unë do jem në seancë. Kjo nuk ka lidhje me asnjë emër tjetër aty. Ashtu sikundër unë ju kam bërë ftesë duke kërkuar prezencë të deputetëve të opozitës, por kemi marrë përgjigjie refuzuese. Ju garantoj që në momentin që drafti do jetë publik, shumica e pakica parlamentare do e kenë në të njëjtën kohë”- argumentoi Spiropali. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Mblidhet sërish Kuvendi, interpelancë urgjente me ministren Manastirliu për sigurinë në shkolla

PS projektligj për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të dytën herë brenda javës me fokus kryesor interpelancën e kërkuar nga grupi parlamentar i PD me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu sa i takon ngjarjes së ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ku u vra me thikë një nxënës 14 vjeçar dhe u plagos një tjetër.

PD ka kërkuar që të zhvillojë interpelancën urgjente me ministren sa i takon masave të ndërmarra mbi sigurinë e nxënësve në shkolla dhe ecurinë e paketës së sigurisë që u theksua gjatë kohës që Taulant Balla ishte ministër i Brendshëm.

Për ngjarjen e rëndë, qytetarët zhvilluan disa protesta ku kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu duke e akuzuar këtë të fundit për mungesën e sigurisë në shkolla dhe rënien e cilësisë së arsimit.

Ndërkohë në rendin e ditës së sotme për t’u diskutuar në Kuvend është edhe projektligji i marrëveshjes me BERZH për projektin e përmirësimit të sistemit të shëndetësisë.

Risi në seancën e kaluar plenare ishte rikthimi i kryedemokratit Sali Berisha pas mungesës 11 mujore për shkak të arrestit shtëpiak të caktuar nga GJKKO lidhur me aferën “Partizani”. Sapo doli në foltoren e Kuvendit, Berisha hodhi akuza ndaj deputetëve socialistë dhe mazhorancës se ishin përpjekur ta mbanin atë në arrest për të asgjësuar opozitën, ndërsa tha se situata ekonomike e qytetarëve është shumë e përkeqësuar.

Mes debateve, u miratua edhe buxheti i vitit 2025 i cili mori 75 vota pro duke e bërë kështu buxhetin më të madh në histori të vendit. Versus.al

Poll