Live Updates /

Rama diskuton me Macron për projekte në infrastrukturë e turizëm! Presidenti francez: Vendi juaj në BE, 2027-ta objektiv i arritshëm

*Një ditë pas mbajtjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama priti në godinën e qeverisë, presidentin francez Emanuel Macron me të cilin diskutoi për disa projekte të përbashkëta mes dy vendeve. *Mes dy vendeve u firmos një memorandum bashkëpunimi mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Korçë. Ndërsa Rama dha lajmin se po shihet mundësia e përfshirjes së Francës në projektin e ndërtimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. *Macron nga ana tjetër, pasi falenderoi për mikpritjen gjatë pranisë së tij në Tiranë, u shpreh i bindur se përfundimi i procesit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE është krejtësisht i mundur brenda vitit 2027. Nga Tirana, Macron bëri thirrje për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. *Sa i takon aspektit të mbrojtjes, Rama tha se me rritjen e buxhetit në këtë fushë, shumë kompani evropiane u kanë ofruar pajisje të ndryshme ushtarake, por theksoi se duhet të ketë një strategji të përbashkët europiane të mbrojtjes në mënyrë që të mos shpenzohen para kot për të mbushur depot.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
4 ORE ME PARE

"Vendi juaj, në BE", Macron: Mbyllja e negociatave për anëtarësim, krejtësisht e mundur brenda 2027-ës

Rama diskuton me Macron për projekte në infrastrukturë e

Presidenti i Francës, Emanuel Macron gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama u shpreh se Franca do të jetë krah Shqipërisë deri në anëtarësimin e saj të plotë në Bashkimin Europian.

Ai tha se është krejtësisht e mundshme që në 2027-ën, Shqipëria të përmbyllë procesin e negociatave për t’u anëtarësuar në BE.

“Kemi dëshirë të shkojmë dhe më larg, është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm. Dua të rishpreh bindjen e plotë që kam, për bashkimin e kontinentit europian për ti bërë ballë sfidave të përbashkëta, Shqipëria ka treguar shumë, ka bërë avancime shumë të mëdha. Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE. Franca do jesh krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaj të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet, ju do mban axhendat tuaj dhe ne do mbaj tonën, 2027 nuk është një perspektivë, por një realitet. Faleminderit për mikpritjen dhe miqësinë ndërmjet dy vendeve tona"- u shpreh Macron. Versus.al

4 ORE ME PARE

Rritja e buxhetit të mbrojtjes, Rama: Na vijnë kompani nga katër anët e Europës për të na shitur pajisje

Rama diskuton me Macron për projekte në infrastrukturë e

Teksa foli për shpenzimet e Shqipërisë në fushën e Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama tha se buxheti u rrit në shifrën e 2% ashtu siç e dikton detyrimi i një vendi anëtar të NATO-s.

Por shtoi se tashmë me rritjen e buxhetit ka pasur edhe shumë kompani të huaja të cilat ofrojnë pajisje ushtarake dhe armë të ndryshme për të shitur. Sipas Ramës, duhet të ketë një kujdes të veçantë në atë se çfarë blihet pasi qëllimi nuk duhet të jetë vetëm të mbushen depot plot me armë e pajisje të tjera që as nuk do të hyjnë në punë.

“Por një gjë besoj unë është shumë e qartë. Duke parë që tani që është kjo fryma e përgjithshme që do rriten buxhetet, na vijnë kompani nga katër anët e Europës, kemi këtë për të shitur, kemi atë për të shitur, blini nga ne makina, blini biçikleta. Është diçka që tregon se çështja nuk është sa para vëmë ne në dispozicion, por si i përdorim dhe si i kompletojnë panoramën e përgjithshme të vendeve europiane. Sepse Franca ka një ushtri të plotësuar dhe mund t’i bëjë vetë të gjitha. Por Shqipëria nuk e ka ushtrinë për këtë dhe si Shqipëria ka shumë vende. Ne duhet të jemi komplomentarë dhe për këtë arsye duhet një plan i mirëmenduar me procedura të qarta për të gjithë edhe me një garanci eficense në shfrytëzimin e parave që përdoren. Se nëse kjo bëhet për të vendosur një buxhet atëherë ne do kemi depot plot me lloj lloj mallrash që as nuk do i përdorim. Para disa javësh pata një bisedë me CEO-n e një rej kompanive më të mëdha të prodhimeve ushtarake në botë dhe më tha se kam vizituar një vend që ka blerë pafund armatime dhe akoma i kanë të pahapura, nuk i kanë futur në punë. Ne duhet të kuptojmë sesi do t’i rrisim kapacitetet dhe jo vetëm të rrisim buxhetin. Si të kemi një sistem mbrojtje të Europës më të plotë e të gatshëm”- u shpreh Rama. Versus.al

5 ORE ME PARE

Plani për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, Rama: Po diskutojmë për përfshirjen e Francës

Rama diskuton me Macron për projekte në infrastrukturë e
Emanuel Macron dhe Edi Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidentin francez Emanuel Macron zbuloi disa pika të diskutimit mes tyre gjatë takimit të mbajtur në kryeministri.

Ai tha se po bashkëpunohet me agjencinë franceze të zhvillimit në disa fusha të caktuara. Ndërsa dha lajmin se po shihet mundësia e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Sot në Shqipëri shumë aktive është Agjencia Franceze e Zhvillimit që hyri në Shqipëri me nxitjen e Macronit për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin pas tërmetit dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme në Durrës me ujësjellësin e Durrësit. Ëhtë këtu për të vazhduar të mbështesë projekte të tjera që prekin energjinë e rinovueshme dhe turizmin e qëndrueshëm. Duam ta zgjerojmë marrëdhënien edhe në administrimin e ujërave ku franca është kampione e inovacionit dhe eksperiencës dhe ka kompani të cilat operojnë në gjithë botën. Po ashtu kemi folur edhe për mbetjet, për të patur një plan të përgjithshëm që të bazohet në hapa konkretë.

Kemi folur me presidentin edhe për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Dhe do të shohim sesi mund të realizohet përfshirja e Francës”- deklaroi Rama. Versus.al

5 ORE ME PARE

Rama pret Macronin në kryeministri! Pritet nënshkrimi i disa marrëveshje mes dy vendeve

Rama diskuton me Macron për projekte në infrastrukturë e

Kryeministri Edi Rama ka pritur në godinën e qeverisë, presidentin francez Emanuel Macron i cili ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme ku mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian për mbrojtjen dhe sigurinë e kontinentit. 

Pas takimit bilateral, do të nënshkruan marrëveshje mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, turizmit dhe prodhimit të energjisë. Më pas të dy liderët do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp rreth orës 10:00.

Rama dhe Macron do të flasin edhe në forumin ndërkombëtar “Iniciative e Investimeve të së Ardhmes” ku do të jetë i pranishëm edhe dhëndri i presidentit amerikan Trump, Jared Kushner si dhe ish-kryeministri Italian Matteo Renzi. Versus.al

Poll