Live Updates /

RENEA prangos Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit! I buzëqeshur dhe me pranga në duar futet në polici/ SPAK zbardh akuzat

*Safet Bajri i cilësuar edhe si kreu i grupit kriminal “Bajri” është arrestuar mesditën e sotme nga Forcat Speciale në Shkodër me urdhër të Gjykatës së Posaçme. *Forcat RENEA kanë shkuar në banesën e tij për t’i komunikuar masën e arrestit dhe fillimisht është transportuar për në komisariatin e Shkodrës nga ku më pas iu komunikua se do të dërgohet në Tiranë ku do qëndrojë në paraburgim. *Mësohet se urdhër arresti është lëshuar edhe për anëtarin tjetër të Bajrajve, Asmer Bilalin, ish-boksierin i cili është shpallur në kërkim nga SPAK edhe për ngjarje të tjera kriminale. * I buzëqeshur dhe me pranga në duar Safet Bajri mbërrin në policinë e Tiranës *Pas qëndrimit në Drejtorinë e Policisë Bajri transferohet në Bllokun e Sigurisë së Tiranës

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Safet Bajri i cilësuar edhe si kreu i grupit kriminal “Bajri” është arrestuar mesditën e sotme nga Forcat Speciale në Shkodër me urdhër të Gjykatës së Posaçme. *Forcat RENEA kanë shkuar në banesën e tij për t’i komunikuar masën e arrestit dhe fillimisht është transportuar për në komisariatin e Shkodrës nga ku më pas iu komunikua se do të dërgohet në Tiranë ku do qëndrojë në paraburgim. *Mësohet se urdhër arresti është lëshuar edhe për anëtarin tjetër të Bajrajve, Asmer Bilalin, ish-boksierin i cili është shpallur në kërkim nga SPAK edhe për ngjarje të tjera kriminale. * I buzëqeshur dhe me pranga në duar Safet Bajri mbërrin në policinë e Tiranës *Pas qëndrimit në Drejtorinë e Policisë Bajri transferohet në Bllokun e Sigurisë së Tiranës

4 Postime
3 JAVE ME PARE

Arrestimi i Safet Bajrit, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit, SPAK zbardh akuzat

RENEA prangos Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit! I buzëqeshur

GJKKO ka caktuar masat e sigurisë arrest me burg për Safet Bajrin, Astmer Bilalin dhe Behar Bajrin.

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera rezulton se Safet dhe Behar Bajri së bashku me Astmer Bilalin kanë planifikuar, organizuar dhe vrasjen e të afërmit të Ibrahim Licit, Fatbardh Lici, në vitin 2018 në Shkodrës.

Sipas SPAK motivi i vrasjes së Fatbardh Licit dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi Behar Bajri, i bën shtetasit Ibrahim Lici për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit Boran Berçana

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve që po zhvillon për procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues.

Gjykata e Posaçme me vendimin nr. 12, datë 17.02.2025, ka vendosur:

– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg“, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personave nën hetim B.B; A.B dhe S.R, të dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal;

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se personat nën hetim; B.B; A.B dhe S.R  kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit F. L, i afërm i shtetasit I.L. Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi B.B, i bën shtetasit I.L për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit B.B,

Në datën 21.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar masat e sigurisë për personat nën hetim B.B; A.B dhe S.R. 

Prokuroria e Posaçme falenderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.Versus.al

 

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Me pranga dhe me dosje në duar, Safet Bajri transferohet në bllokun e sigurisë

RENEA prangos Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit! I buzëqeshur

Safet Bajri është transferuar në Bllokun e Sigurisë në Tiranë pas një ore qëndrimi në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit.

Kujtojmë se këtë të premte, Bajri u thirr në orën 11:00 për të dhënë deklaratë në Policinë e Shkodrës. Megjithatë, pasi mbërriti atje, iu njoftua se pyetjet do të bëheshin në Tiranë.

Nga ana e mbrojtjes, nuk është konfirmuar ndonjë urdhër arrestimi, por është theksuar se për herë të dytë është kërkuar marrja e mostrës ADN të tij./Versus.al



3 JAVE ME PARE

VIDEO lajm/ I buzëqeshur dhe me pranga në duar, RENEA sjell në Drejtorinë e Policisë së Tiranës Safet Bajrin

RENEA prangos Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit! I buzëqeshur

Versus.al ka siguruar momentin kur policia dhe forcat speciale RENEA kanë kryer sot shoqërimin drejt Tiranës të Safet Bajrit njeriut të përmendur për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale që kanë tronditur Shkodrën.

Bajri ka zbarkuar në ambientet e policisë së Tiranës ku dhe do të merret në pyetje nga prokurorët.

Dy ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Dobraç të Shkodrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

3 JAVE ME PARE

RENEA prangos Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit! Urdhër arrest edhe për Asmer Bilalin

RENEA prangos Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit! I buzëqeshur
Safet Bajri teksa mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Safet Bajri i cilësuar edhe si kreu i grupit kriminal “Bajri” është arrestuar mesditën e sotme nga Forcat Speciale në Shkodër me urdhër të Gjykatës së Posaçme.

Forcat RENEA kanë shkuar në banesën e tij për t’i komunikuar masën e arrestit dhe fillimisht është transportuar për në komisariatin e Shkodrës nga ku më pas iu komunikua se do të dërgohet në Tiranë ku do qëndrojë në paraburgim.

Avokatët e Bajrit kanë pohuar se klienti i tyre është ndaluar me qëllim për t’ju marrë analizat e ADN pasi dyshohet se ka gisht në vrasjen e Fatbardh Licit të ndodhur në 2018-ën në mes të Shkodrës.

RENEA prangos Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit! I buzëqeshur
Asmer Bilali

Mësohet se urdhër arresti është lëshuar edhe për anëtarin tjetër të Bajrajve, Asmer Bilalin, ish-boksierin i cili është shpallur në kërkim nga SPAK edhe për ngjarje të tjera kriminale.

RENEA prangos Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit! I buzëqeshur
Fatbardh Lici

Vrasja e Fatbardh Licit

Asokohe 53 vjeç, Fatbardh Lici do të ishte viktima e radhës e përplasjes së ashpër mes fiseve Bajri e Lici që sapo kishte nisur dhe deri më tani numëron rreth 20 viktima.

Ngjarja ndodhi në lagjen Kiras të Shkodrës teksa Fatbardh Lici, xhaxhai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, po pinte kafen në një lokal. Një makinë tip “Mercedez Benz” qëlloi me breshëri kallashnikovi drejt tij. Autorët dyshohet të kenë qenë 2 persona, ndërsa makina që përdorën u gjet e djegur në fshatin Dobraç. 

Hetimet ndaj Bajrit po bëhen edhe për masakrën e Dobraçit të ndodhur në tetor të vitit të kaluar ku u vranë Hamza Lici e Arlind Bushati të cilët përplasën aksidentalisht çiftin e bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha. Në një dalje televizive në lidhje "skype" për emisionin Top Story pak ditë më parë, Safet Bajri mohoi të kishte lidhje me ngjarjen dhe tha se familja e tij po akuzohet padrejtësisht si "grup kriminal". Versus.al

Poll