Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryeministri Edi Rama e nisi mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim në rrjetet sociale ku foli lidhur me rezolutën e PD-së që u miratua dje nga Partitë Popullore Evropiane. Ai e konsideroi rezolutën “një mal me broçkulla” dhe tha se është një avaz që ndiqet gjithmonë kur ka zgjedhje. *Ndërsa gjatë komunikimit me ta, qytetarët i kërkuan kryeministrit që të bazohet më shumë në bilancin e qeverisjes sesa në etiketimet “këneta” apo “bufi” ndaj Berishës dhe Partisë Demokratike. *Rama tha se përgjatë 12 vitev,e të ardhurat për frymë janë rritur nga 3300 euro për person në 10.300 euro për person duke shtuar se synon që deri në 2030-ën, kjo shifër të shkojë në 15 mijë euro për person. *Gjthashtu e quajti premtim të mbajtur atë që bëri në 2013-ën për 300 mijë vende pune, pavarësisht se sot në vend ka me mijëra të huaj të punësuar dhe shumë persona janë deklaruar si të punësuar, për shkak se në 2013-ën niveli i informalitetit ka qenë tepër i lartë.
PPE miratoi rezolutën e propozuar nga PD, Rama: Fletërrufe e kënetës me një mal me broçkulla

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte që pati sot me ndjekësit në rrjetet sociale foli ehde për rezolutën e propozuar nga PD që Kongresi i Partive Popullore miratoi dje ku thuhej se demokracia në Shqipëri është e rrezikuar dhe kërkohet që BE të ndërhyjë para zgjedhjeve.
Rama e konsideroi si “avaz” të PD të cilën e cilësoi si “kënetë” dhe tha se që tani kanë nisur përgatitjet për justifikimin mbi humbjen e zgjedhjeve.
Ai u shpreh se në terren, këtë herë është edhe Prokuroria e Posaçme dhe se kjo rezolutë është bërë me qëllim vënien nën presion të prokurorëve. Mes të tjerash mohoi akuzat se po bëhen punësime elektorale.
“Këneta kaloi nëpër tavolina një fletë rrufe siç ndodh në konferencat e partive dhe aty filloi avazin blerje vote me lekë dhe kanabis, punësime elektorale dhe prokurime favorizuese për socialistët, abuzime me detyrën dhe mediat, emërimi legal i kryetarit të bashkisë, kërcënim dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës. Një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka pasur humbje. E reja e këtyre zgjedhjeve është se kemi një strukturë të tërë, SPAK që është në terren dhe në zyrë dhe i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve që ma ha mendja janë lumë sepse kur lexon këtë fletë rrufe e kupton se duhet mbështetur me denoncime dhe duhen bërë siç janë në stilin e kënetës njësoj si ato të kohës së dikurshme, denonco, fillo presionin vë nën dritën e proshektorëve prokurorët, detyroji që të fillojnë procese deri kur ajo që ti kërkon të marrë trajtën e një hetimi dhe më pas shpall fajësinë ti përpara se të nxjerrë hetimi. Duke qenë se kam qenë vetë pre e një kallëzimi të rremë jam e qartë se si zhvillohet e gjitha. Por tanimë kemi një institucion që ka treguar se është mbi palët dhe le të verifikojë se ku janë votat që po merren nëpërmjet kanabisit. Sa i përket punësimeve elektorale, kohë para nisjes së fushatës, qeveria ka ndaluar llojet e punësimeve gjë që s’e kërkon ligji, por e ka bërë qeveria”- u shpreh Rama.
Ndërsa për kryetaren e komanduar të bashkisë Tiranë, Anuela Ristanin, Rama tha se emërimi i saj është tejet i ligjshëm dhe se e ka marrë detyrën me delegim.
“Sa i përket emërimit ilegal të kryetarit të bashkisë, nuk di cili është emërimi iegal. Sic ndodh në këto raste, ka një nënkryetare që bën detyrën e drejtimit të bashkisë dhe që e ka marrë detyrën sipas të gjitha rregullave me delegim. Kërcënime dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës? Me siguri është fjala për hetimin e bufit të kënetës që s’ka lidhje fare me fushatën zgjedhore."- shtoi kryeministri. Versus.al
Rama: E mbajta premtimin e 2013-ës, sot ka 304 mijë të punësuar më shumë
Teksa iu përgjigj kritikave prej disa komentuesve të cilët iu shprehën se tashmë i kanë mbetur vetëm premtime propagandistike për të bërë, kryeministri Edi Rama foli për punësimin. Sipas tij, e ka arritur premtimin e dhënë në 2013-ën për 300 mijë vende pune.
Duke nxjerrë një grafik, ai tregoi numrin e të punësuarve në Shqipëri deri në fund të vitit 2024, me një rritje prej 304 mijë personash krahasuar me vitin 2013.
“Po për 300 mijë vendet e punës që përqeshni? Ja sesa punonjës kishte Shqipëria në vitin që ne morëm detyrën në 2013, këtu jemi në sa punonjës janë në Shqipëri në fund të vitit 2024, plot 1.327.00. Sa është diferenca? Janë 300 mijë më shumë apo s’janë? Se këto mund të verifikohen, merret regjistri dhe thuhet jo këtu po mashtron i gjati. Por janë! Se për mua dhe për ne 7x7 nuk bëjnë 6 milionë, por për ty dhe gjithë ata që pinë ujë kënete që me mgjes dhe pastaj e derdhin këtu, nuk bën asnjë përshtypje”- u shpreh Rama.
Ndërkohë, duhet theksuar se një numër i madh punonjësish kanë qenë të padeklaruar vite më parë dhe së fundmi qeveria mori një nismë formalizimi duke bërë që numri i punonjësve të deklaruar të jetë më i madh. Gjithashtu në këtë shifër të dhënë nga Rama përfshihen mijëra punonjës të huaj që kanë ardhur në vendin tonë për të punuar si pasojë e mungesës së krahut të punës dhe emigracionit të të rinjve. Versus.al
“Lëre bufin, po ti çfarë ke bërë”, Rama-komentuesve: Rritëm të ardhurat për frymë! S’ka më të rinj dhe të vjetër se unë e PS
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zhvilluar sot bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale ku u ka kthyer përgjigjie komenteve dhe pyetjeve të ndryshme.
Shumë prej komentuesve i kërkuan vazhdimisht kryeministrit që të përqendrohet më së shumti tek programi dhe të lërë etiketime të tilla si “bufi” apo “këneta”, por Rama teksa edhe iu përgjigj pyetjeve rreth ecurisë ekonomike të vendit, nuk ngurroi të ironizonte sërish Berishën dhe Lacivitan.
“Ore lëre bufin, po ju çfarë keni bërë 12 vite?”- komentoi njëri prej qytetarëve.
“Çfarë kemi bërë në 12 vite, urdhëro të ardhurat për frymë çfarë kemi bërë ne për 12 vite, ishin 3300 euro, janë 10.300 euro dhe në Shqipërinë 2030 do shkojnë në 15 mijë euro. këto që flasim ne nuk janë si program i bufit dhe latifit, por projeksione të mbështetura në analiza të ministrisë së Financave dhe ekspertëve ndërkombëtarët. Prej kohësh këtu me mua kryekëshiltlari ekonomik i kancelares gjermane dhe një profesor i nderuar. Këto janë projeksione financiare, nuk janë përralla me mbret e as me buf e latif”- u shpreh Rama.
Ndërsa komenteve të tilla ku theksohet nevoja për një politikan të ri të papërlyer dhe me energji të tjera zhvillimi, Rama iu përgjigj duke thënë se nuk ka më të ri dhe më të vjetër se ai dhe Partia Socialiste.
“Kandidati më i ri dhe më i ri dhe më i vjetër këtu jam unë. Partia më e re dhe më e vjetër është Partia Socialiste. Në listat e PS në çdo qark gjen më të rinjtë, gjen edhe ata më me eksperiencë. Kjo historia duhet një kandidat i ri pa parti mbrapa, pa struktura pa ekspertizë vetëm blab la bla, imitacione që ishte ndjesë pastë deri dje e treta e vërteta dhe që u bë barra dhe halli i madh i politikës, nuk ka nevojë fare Shqipëria. Nuk ka nevojë për këta të tretat të vërtetat që janë vetëm shëmbëlltyra që kërkojnë të hyjnë në valle dhe më pas të bëhen grabitqarë”- tha kryeministri. Versus.al








