Live Updates /

Rrëmbyen dhe mbytën me litar të riun në Mat për konfliktet e drogës, autorët 3 vëllezër dhe dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit! 2 në kërkim

*Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dobra i cili u gjet i mbytur më 9 korrik në liqenin e Shkopetit dhe ka arrestuar dy autorët e dyshuar Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën. Në kërkim janë dy vëllezërit e këtij të fundit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj. *Aktualisht po hetohen pistat e vrasjes për larjen e hesapeve të drogës, aktivitet kriminal me të cilin viktima dhe të dyshuarit janë marrë në Gjermani. *Krimi u zbardh falë pajisjeve GPS të vendosura në makinat që Çakrri dhe 3 vëllezërit Gjoka kishin marrë me qira për të vëzhguar e më pas për të rrëmbyer 23 vjeçarin Dobra pranë shtëpisë së tij të veshur si policë. *Për tre ditë, autorët e dyshuar e vëzhguan të riun me 3 mjete të ndryshme ndërsa ditën e rrëmbimit i bllokuan rrugën me ‘Range Rover’ dhe ‘Hunday’. Pas torturës dhe mbytjes me litar, trupi i të riut u hodh në liqenin e Shkopetit. *Njëri prej të arrestuarve, Petrit Çakrri është emër i njohur për policinë pasi më herët ka dëshmuar edhepër vrasjen e ish-liderit të PD, Azem Hajdari.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dobra i cili u gjet i mbytur më 9 korrik në liqenin e Shkopetit dhe ka arrestuar dy autorët e dyshuar Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën. Në kërkim janë dy vëllezërit e këtij të fundit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj. *Aktualisht po hetohen pistat e vrasjes për larjen e hesapeve të drogës, aktivitet kriminal me të cilin viktima dhe të dyshuarit janë marrë në Gjermani. *Krimi u zbardh falë pajisjeve GPS të vendosura në makinat që Çakrri dhe 3 vëllezërit Gjoka kishin marrë me qira për të vëzhguar e më pas për të rrëmbyer 23 vjeçarin Dobra pranë shtëpisë së tij të veshur si policë. *Për tre ditë, autorët e dyshuar e vëzhguan të riun me 3 mjete të ndryshme ndërsa ditën e rrëmbimit i bllokuan rrugën me ‘Range Rover’ dhe ‘Hunday’. Pas torturës dhe mbytjes me litar, trupi i të riut u hodh në liqenin e Shkopetit. *Njëri prej të arrestuarve, Petrit Çakrri është emër i njohur për policinë pasi më herët ka dëshmuar edhepër vrasjen e ish-liderit të PD, Azem Hajdari.

4 Postime
5 ORE ME PARE

“Nuk ishin të veshur si efektivë”, policia e Dibrës për vrasjen e Renis Dobrës: 4 autorët e mbytën me litar

Rrëmbyen dhe mbytën me litar të riun në Mat për

Policia e Dibrës ka dalë me një deklaratë zyrtare për mediat lidhur me zbardhjen e vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dibra në Mat më 9 korrik.

“4 personat që kanë marrë pjesënë vrasje nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie. 23 vjecari ka qenë i dënuar më parë në Gjermani për drogë në kuadër të grupit kriminal. Dyshohet se me personat e arrestuar dhe të dyshuar ka patur konflikte në lidhje me të ardhurat nga trafiku i drogës”- u shpreh mes të tjerash zëdhënësi i policisë Dibër.

Aktualisht në komisariatin nr.6 të Tiranës janë shoqëruar edhe 4 persona të tjerë të cilët po merren në pyetje lidhur me përgjegjësinë e tyre mbi krimin e rëndë. Ndërsa për të kryer hetimet e plota, policia bëri me dije se janë sekuestruar 20 celularë, 7 automjete dhe një sasi kokaine. Versus.al

6 ORE ME PARE

Vranë të riun në Mat se u vidhte paratë e drogës, kush janë 3 vëllezërit Bushgjoka nga Tropoja (FOTO)

Rrëmbyen dhe mbytën me litar të riun në Mat për
Vëllezërit Aleksandër dhe Kristi Bushgjoka (në kërkim), Fatjon Bushgjoka i arrestuar

Këta janë tre vëllezërit Bushgjoka nga Tropoja të cilët akuzohen se planifikuan dhe kryen vrasjen e të riut nga Mati, Renis Dobra i cili u gjet i mbytur në liqenin e Shkopetit më 9 korrik.

Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjoka, ky i fundit i arrestuar, dyshohet se në bashkëpunim me mikun e tyre Petrit Çakrri kryen krimin e rëndë duke e rrëmbyer, torturuar dhe më pas vrarë të riun Renis Dobra me të cilin dyshohet se kishin patur konflikte për trafikun e drogës në Gjermani pasi dyshonin se ai po u vidhte paratë e ardhura nga aktiviteti kriminal.

Çakrri dyshohet si personi që u ka siguruar vëllezërve kushtet dhe mjetet për të kryer krimin e rëndë duke marrë me qira makinat ‘Range Rover’ dhe ‘Hunday’.

Të tre vëllezërit të cilët prej vitesh jetonin në Kamëz, rezultojnë të jenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Fatjon Bushgjoka i cili është i arrestuar aktualisht, ka qenë disa herë i proceduar dhe dënuar për vjedhje në Shqipëri si dhe trafik droge në Itali.

Në tetor 2019, Fatjon Bushgjoka mori një leje disa ditore nga burgu i Rrogozhinës dhe nuk u kthye më aty. Asokohe ai ishte dënuar me 6 vite burg për një vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. Versus.al

7 ORE ME PARE

Rrëmbyen dhe vranë 23 vjeçarin në Mat, njëri prej të arrestuarve, dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit

Rrëmbyen dhe mbytën me litar të riun në Mat për
Viktima Renis Dobra dhe njëri prej autorëve të arrestuar, Petrit Çakrri

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur më 9 korrik ku u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit, Denis Dobra 23 vjeç.

Petrit Çakrri njëri prej dy të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen e të riut, rezulton të ketë qenë dëshmitar në procesin e vrasjes së Azem Hajdarit, ish-kryetarit të PD-së.

Çakrri raportohet të ketë qenë personi që mori me qira automjetet tip “Hunday” e ‘Range Rover’ me anë të të cilave më pas në bashkëpunim me Fatjon Bushgjokën dhe vëllezërit e tij Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka rrëmbyen të riun Renis Dobra.

Dyshohet se viktima kishte punuar me vëllezërit Bushgjokaj me drogë në Gjermani dhe se vrasja ka ardhur si pasojë e konflikteve në fushën e narkotikëve.

Zbardhja e ngjarjes u bë me anë të GPS që kishin makinat e marra me qira si dhe me anë të disa pamjeve filmike të sekuestruara nga policia. Versus.al

9 ORE ME PARE

E mbytën me litar dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, arrestohen 2 autorët e vrasjes së 23 vjeçarit në Mat (EMRAT)

Rrëmbyen dhe mbytën me litar të riun në Mat për
Viktima Renis Dobra dhe vendi ku u gjet i pajetë

Policia ka shoqëruar në polici disa persona në Dibër, Tropojë dhe Tiranë lidhur me veprimet hetimore për zbardhjen e vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dobra i cili u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit në Mat, mëngjesin e 9 korrikut.

Mes të shoqëruarve janë edhe dy prej autorëve të vrasjes, të cilët janë identifikuar si Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka. Ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë të afërm të autorëve të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë.

Ata raportohet se kanë lëvizur me automjete tip “Range Rover” dhe “Hunday” më 8 korrik ditën kur rrëmbyen të riun Dobra. 23 vjeçari u raportua i zhdukur nga prindërit e tij po në të njëjtën ditë. Ndërsa mëngjesin e 9 korrikut pas disa orëve kërkimesh, u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit rreth 10 metra nga bregu. Më tej u gjet edhe automjeti i tij.

Fillimisht familjarët e tij kishin dyshuar se 23 vjeçari duke qenë person i ndaluar më parë, ishte shoqëruar për në komisariat, por pasi u informuan se nuk ishte aty, nisën kërkimet për gjetjen e Dobrës. Në fytin e të riut u konstatuan shenja që ngrinin dyshime se ai mund të jetë mbytur me litar dhe më pas është hedhur i vdekur në liqen.

Fati tragjik i Renis Dobrës u bë edhe më i qartë pas dëshmisë së dhënë nga njëri prej kushërinjve të tij i cili tha se ditën kur 23 vjeçari u zhduk e kishin ndaluar dy makina pranë shtëpisë së tij. Kushëriri i tij i cili po udhëtonte nga Burreli drejt Zenishtit tha se pasi zbriti nga makina e tij për të parë se për çfarë bëhej fjalë, dy persona të veshur me uniforma policie e kishin urdhëruar të largohej. Menjëherë pas ngjarjes lajmëroi prindërit e të riut të cilët u nisën drejt komisariatit me mendimin se djali i tyre ndodhej aty. Por në fakt, ngjarja nuk rezultoi e tillë dhe dyshohet se personat që kryen krimin, e rrëmbyen të riun teksa ishin të veshur si policë për të shmangur ndërhyrjen e personave të tjerë. Versus.al

Poll