Çfarë do të gjeni në brendësi
*Alti Nallbati, vëllai i kandidatit demokrat Bledjon Nallbati, i cili u përfshi në një sherr me një shofer kamioni në rrethrrotullimin e Bilishtit është arrestuar në flagrancë nga forcat blu. *Sipas njoftimit të policisë Nallbati ka tentuar të godas me grushte shoferin dhe e ka ofenduar, duke kryer veprime të pa hijshme në publik. *Në konflikt është përfshirë dhe vëllai i tij kandidati për deputet në listat e mbyllura të Partisë Demokratike, Blejdon Nallbati.
Vëllai u arrestua pas konfliktit me shoferin, deputeti i PD-së akuza Peleshit: Për çfarë komunikoi me drejtorin e Policisë?
Kandidati për deputet i opozitës në qarkun e Korçës, Blejdon Nallbati, ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, në të cilin u përfshi ai, vëllai i tij Alti Nallbati dhe një mjet i tonazhit të rëndë.
Nallbati pranoi se ndodhi një përplasje verbale me drejtuesin e kamionit, por mohoi kategorikisht akuzat për pengim të rrugës apo veprime të dhunshme.
Ai shpjegoi se gjatë udhëtimit nga Kapshtica drejt qytetit të Korçës, automjeti i tij kishte ngadalësuar në një rrethrrotullim ku ndodhej një gropë e pa riparuar, dhe kamioni që udhëtonte pas tyre rrezikoi të përplasej për shkak të shpejtësisë.
Kandidati për deputet në listat e hapura, për Partinë Demokratike hedh gjithashtu akuza për Niko Peleshin që sipas tij ka komunikuar me drejtuesit e policisë të qarkut të Korçës.
Bledjon Nallbati: Ditën e djeshme rreth orës 21, ka ndodhur incident që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe një mjeti të tonazhit të rëndë. Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi, mbi këto lloj provokime, megjithatë jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë ccdo lloj forme dhune verbale e fizike, pavarësisht se na përfshiu incidenti pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet si i volet interesit publik të momentit.
Keni parë video të pjesshme, jo të plotë. Sështë e vërtetë që unë apo vëllai i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica në qytet, në rrethrrotullim është hapur një gropë që këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen, nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë ndërsa kamioni ishte mbrapa me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte kemi ndaluar dhe ka dalë vëllai im që ishte shofer e pas tij unë. Kam tentuar shumë herë ta shmang këtë konflikt edhe pse isha në emocionet e asaj përplasje të mundshme të rrezikshme. Edhe shoferi padiskutim ka patur një reagim jo të duhur duke sharë mua e vëllain tim. Emocioni prevalon ndonjëherë mbi arsyen, por jam njeri. Nuk i përkas rracës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë çështje. Këta nuk cënohen në dinjitetin e vet e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve. Ftoj Spak të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çka ndodhur për të qenë të qartë.
Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja por edhe për konfiktin. Policia në vend ta qartësonte situatën, edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan, deklaruan që ishte konflikt i momentit, keqkuptim, firmosën deklaratat që s’kishin asnjë problem me njëri tjetrin. Policia me urdhër personal të Niko Peleshit, që ka komunikuar me drejtuesit e policisë të qarkut të Korçës. Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë?
Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferuar me dhunë në komisariatin e Korçës e me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar.
Në pamjet filmike, edhe pse mjetet ndaluan, vepra penale është kur largohesh nga vendi ngjarjes, si mund të largohej mjeti kur ishte një aksident i mundshëm, dhe ne telefonuam policinë.
Mjetet e tjera vazhdonin të kalonin.
Të treja akuzat nuk qëndrojnë.
Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj e Spak, dje drejtori i policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve./Versus.al
Korçë, goditi me grushte shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i Bledjon Nallbatit, Alti Nallbati
Alti Nallbati, vëllai i kandidatit demokrat Bledjon Nallbati, i cili u përfshi në një sherr me një shofer kamioni në rrethrrotullimin e Bilishtit është arrestuar në flagrancë nga forcat blu.
Sipas njoftimit të policisë Nallbati ka tentuar të godas me grushte shoferin dhe e ka ofenduar, duke kryer veprime të pa hijshme në publik.
Nallbati akuzohet për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", "Prishja e qetësisë publike", dhe " Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".
Gjithashtu në këtë konflikt është përfshirë dhe vëllai i tij kandidati për deputet në listat e mbyllura të Partisë Demokratike, Blejdon Nallbati, i cili sipas policisë fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D.
Në deklaratat e dhëna në prokurori, dy vëllezërit janë shprehur se kamioni po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe u krijua përshtypja se mund t’i godiste nga pas.
Pamje nga vendi i ngjarjes:
View this post on Instagram
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë KorçëSpecialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me një konflikt të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Bilishtit, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N. 42 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", "Prishja e qetësisë publike", dhe " Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë menjëherë pas konfliktit të ndodhur midis shtetasve A.N, B.N dhe shoferit te një kamioni transporti shtetasi S.D.
Gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15 , në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit shtetasi A.N, ka ndaluar automjetin me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij shtetasin B.N (kandidat për deputet i një subjekti politik) duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor.
Shtetasi A.N ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik. Në këtë konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij, shtetasi B.N, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Versus.al
VIDEO/ Kandidati i PD-së Bledjon Nallbati dhe vëllai i tij dhunojnë me grushta shoferin e kamionit në mes të rrugës
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Devoll, ku kandidati i Partisë Demokratike, Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij, Alti Nallbati, janë përfshirë në një konflikt me një shofer kamioni që po kalonte tranzit nga pika kufitare e Kapshticës.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje të çastit në trafik. Në deklaratat e dhëna në prokurori, dy vëllezërit janë shprehur se kamioni po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe u krijua përshtypja se mund t’i godiste nga pas.
Të tre personat e përfshirë në ngjarje janë shoqëruar në komisariatin e Devollit për të dhënë sqarime. Pas përfundimit të procedurave, ata janë lënë të lirë.
Ndërkohë, burime pranë policisë bëjnë me dije se rasti po hetohet dhe do t’i referohet prokurorisë për ndjekje të mëtejshme ligjore./Versus.al
View this post on Instagram







