Live Updates /

Shpërthim me tritol artizanal në burgun e Fushë-Krujës! Dyshime për nxitje rrëmuje dhe arratisje

*Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:45 një sasi tritoli artizanal shpërtheu në ambientet e brendshme të rrethimit të burgut të sigurisë së lartë në Fushë Krujë. *Lënda plasëse shpërtheu pranë një gjeneratori dhe kabine elektrike, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar apo dëme materiale. Dyshohet se lënda u hodh nga një person me kapuç, por zona nuk mbulohej nga kamerat. *Policia ka nisur kontrolle të imtësishme në çdo qeli, ndërsa hetimet janë përqendruar në pistën e nxitjes së rrëmujës, arratisjes ose të kërcënimit të drejtuesve të burgut.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:45 një sasi tritoli artizanal shpërtheu në ambientet e brendshme të rrethimit të burgut të sigurisë së lartë në Fushë Krujë. *Lënda plasëse shpërtheu pranë një gjeneratori dhe kabine elektrike, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar apo dëme materiale. Dyshohet se lënda u hodh nga një person me kapuç, por zona nuk mbulohej nga kamerat. *Policia ka nisur kontrolle të imtësishme në çdo qeli, ndërsa hetimet janë përqendruar në pistën e nxitjes së rrëmujës, arratisjes ose të kërcënimit të drejtuesve të burgut.

3 Postime
1 DITE ME PARE

Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, reagon drejtoria e Burgjeve: Nuk cënon sigurinë

Shpërthim me tritol artizanal në burgun e Fushë-Krujës!

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për tritolin artizanal që shpërtheu mbrëmjen e djeshme brenda perimetrit të sigurisë së burgut të Fushë Krujës. Në reagimin e bërë shkruhej se zona ku ndodhi shpërthimi nuk cënon sigurinë apo jetën e të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Ndërsa ende autorë të dyshuar, drejtoria thekson se po mblidhen pamje nga kamerat e sigurisë së rrugëve përreth institucionit për të ndihmuar në zbardhjen e identitetit të personit/ave përgjegjës.

“Nga verifikimet paraprake në vendin e ngjarjes, është konstatuar një gropë në tokë pranë zonës ku ndodhet gjeneratori, duke ngritur dyshime se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sasi e dyshuar lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar dhe nuk ka dëme materiale. Grupet hetimore ndodhen në ende në terren dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve të mundshëm. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se lënda plasëse është hedhur në zonën e rrethimit të jashtëm, pranë rrugës kryesore. Kjo zonë nuk ndikon dhe nuk cenon sigurinë apo jetën brenda perimetrit të brendshëm të të dënuarve dhe të paraburgosurve. Pamjet filmike të sigurisë janë administruar dhe janë marrë në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor. Gjithashtu, po mblidhen pamje edhe nga kamerat e sigurisë në rrugët përreth, për të ndihmuar në identifikimin e autorëve”, thuhet në reagimin e Burgjeve. Versus.al

1 DITE ME PARE

Tentativë arratisje? Detaje nga hetimet për shpërthimin në burgun e Fushë Krujës

Shpërthim me tritol artizanal në burgun e Fushë-Krujës!
Burgu i Fushë Krujës

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i ndodhur mbrëmë brenda ambienteve të burgut të Fushë Krujës. Tritoli ishte lëndë plasëse e bërë me nitrat.

Hetimet e policisë, kanë ngritur edhe dyshime paraprake duke hetuar pistën e mundshme të nxitjes së rrëmujës apo kryerjes së një arratisje.

Fatkeqësisht në zonën ku u hodh lënda plasëse nuk ka patur kamera sigurie, çfarë e bën edhe më të vështirë kapjen e autorit. Versus.al

1 DITE ME PARE

Tritol në burgun e Fushë-Krujës, shpërthimi alarmoi policinë! Dyshohet se e hodhi një person me kapuç

Shpërthim me tritol artizanal në burgun e Fushë-Krujës!
Burgu i Fushë Krujës

Mbrëmjen e djeshme Versus.al raportoi për një shpërthim të fortë brenda rrethimit të burgut të Fushë Krujës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:45.

Sipas detajeve të siguruara, dyshohet se qëllimi ka qenë dëmtimi i një gjeneratori që ndodhet në burgun e sigurisë së lartë. Në polici fillimisht mbërriti një telefonatë se në rrethimin e burgut është dëgjuar një zhurmë e fuqishme pranë vendit ku ndodhen disa gjeneratorë dhe një kabinë elektrike.

Dyshimet janë se lënda plasëse është hedhur nga një person me kapuç nga jashtë ambientit të burgut. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale pasi sasia e tritolit të shpërthyer, ka qenë e vogël.

Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e objektivave të tij. Versus.al

Poll