Live Updates /

Shteti “ngrihet” në këmbë një ditë pas dhunës ndaj qytetarëve në Zvërnec. Reagimet kundër kompanisë private të sigurisë

Dhuna ndaj qytetarëve që protestuan ditën e shtunë në Zvërnec kundër projektit turistik që pritet të ndërtohet, ka sjellë zinxhir reagimesh këtë të diel, nga institucionet zyrtare. Fillimisht ishte policia e Shtetit ajo që njoftoi mëngjesin e sotëm se ka arrestuar një nga rojet private dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë. Edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari e ka cilësuar të papranueshme indiferencën e policisë si dhe dhunën e ushtruar nga rojet private. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka lajmëruar konferencë ditën e hënë për këtë ngjarje

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Dhuna ndaj qytetarëve që protestuan ditën e shtunë në Zvërnec kundër projektit turistik që pritet të ndërtohet, ka sjellë zinxhir reagimesh këtë të diel, nga institucionet zyrtare. Fillimisht ishte policia e Shtetit ajo që njoftoi mëngjesin e sotëm se ka arrestuar një nga rojet private dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë. Edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari e ka cilësuar të papranueshme indiferencën e policisë si dhe dhunën e ushtruar nga rojet private. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka lajmëruar konferencë ditën e hënë për këtë ngjarje

4 Postime
47 MINUTA ME PARE

"Grusht muskujsh pa tru"/ U kritikua për projektin e Zvërnecit që solli përplasje mes qytetarëve dhe rojeve private, Rama: Nesër e kam radhën unë për të folur!

Shteti “ngrihet” në këmbë një ditë pas

Pas një valë deklaratash e qëndrimesh që vijnë një ditë, pasi qytetarët teksa protestonin kundër projektit që pritet të ndërtohet në Zvërnec u dhunuan egërsisht nga rojet private që ruanin këtë territor, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social X, Rama shkruan se ai do të flasë nesër (1 qershor), live në orën 10:00 për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

"Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës.

Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura.

Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht", shkruan Rama. Versus.al

1 ORE ME PARE

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec nga rojet private, reagon ministri i Brendshëm: E papranueshme indiferenca e policëve

Shteti “ngrihet” në këmbë një ditë pas

Në vazhdën e qëndrimeve zyrtare kundër dhunës së paprecedent që u ushtrua ndaj protestuesve në Zvërnec, ka reaguar dhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Lamallari e ka cilësuar të papranueshme indiferencën e policisë.

“Uniformat blu janë dhe duhet të jenë në çdo rast, garante të rendit ligjor, ku mbrojtja e pronës publike apo private janë një pjesë thelbësore. Por po ashtu ato duhet të garantojnë edhe  pacënueshmërinë e besimit të qytetarëve tek uniforma e policisë, prandaj çdo devijim nga këto parime do të goditet përmes bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave drejtuese të policisë dhe të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore”, shkruan Lamallari.

Ministri i Brendshëm ka kërkuar që për rojet e kompanisë private të sigurisë që dhunuan qytetarët, të nisë hetimi dhe të marrin ndëshkimin e duhur

"Rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen po edhe për kompaninë e tyre  hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur",- shkruan Lamallari.

Reagimi i plotë i ministrit Besfort Lamallari

1. Projekti i Zvërnecit lidhet me një tokë tërësisht private dhe qeveria shqiptare as ka falur tokë, as ka tokë për të falur - jo vetëm sepse ne nuk i kemi falur ndonjëherë tokë askujt, po edhe sepse në këtë rast ajo pronë u është kthyer pronarëve dhe është regjistruar në hipotekë, vite përpara sesa ne të vinim në qeveri.

2. Po nëse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen po edhe për kompaninë e tyre  hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur.

3. E përshëndes reagimin e shpejtë të drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit për pezullimin e drejtuesve vendorë dhe vënien nën hetim të zinxhirit të komandimit, sepse nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja skandaloze e rojeve private, po edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend.

Goditja brenda radhëve të Policisë së Shtetit, që nisi në Sarandë dhe ka vazhduar në Vlorë, do të jetë një konstante e punës së strukturave tona në këtë kapitull të ri të drejtimit të tyre. Uniformat blu janë dhe duhet të jenë në çdo rast, garante të rendit ligjor, ku mbrojtja e pronës publike apo private janë një pjesë thelbësore. Por po ashtu ato duhet të garantojnë edhe  pacënueshmërinë e besimit të qytetarëve tek uniforma e policisë, prandaj çdo devijim nga këto parime do të goditet përmes bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave drejtuese të policisë dhe të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Versus.al

2 ORE ME PARE

FOTO/ Dhunuan dhe grushtuan qytetarin duke e marrë zvarrë brenda territorit të rrethuar në Zvërnec, ja kush janë 2 rojet e “Major Security”, njëri u arrestua nga policia (EMRAT)

Shteti “ngrihet” në këmbë një ditë pas

Dhuna e egër e ushtruar ndaj një qytetari në Zvërnec ditën e djeshme shkaktoi valë reagimesh kundër personave përgjegjës, të cilët ishin roje private të kompanisë së sigurimit “Major Security”.

Në media kanë qarkulluar prej ditës së shtunë, pamje që kanë shkaktuar revoltë në opinionin publik ku persona të maskuar kanë tërhequr zvarrë dhe kanë dhunuar protestuesit, të cilët kanë dalë për të kundërshtuar ndërtimin e resortit gjigand turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, lidhur me investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Shteti “ngrihet” në këmbë një ditë pas

Po kush janë autorët e kësaj pamje të rëndë që u bë virale menjëherë duke nxjerrë në pah egërsinë dhe një sjellje të paprecedent ndaj një qytetari të pafajshëm që po protestonte në të drejtën e tij jashtë rrethimit të hapësirës e cila thuhet se është private.

Një prej tyre është Gazment Vathi, një ish-punonjës i policisë bashkiake, ku  8 vite më parë, kur ai ushtronte detyrën si punonjës i Policisë Bashkiake, emri i tij u diskutua pas një përplasje me një shitës ambulant kokoshkash.

Shteti “ngrihet” në këmbë një ditë pas

Pamjet e asaj kohe ngjallën debat publik dhe reagime të shumta, pasi shumë qytetarë e konsideruan veprimin si të padrejtë ndaj një personi që siguronte të ardhurat e familjes së tij përmes shitjes ambulante.

Në videot e shpërndara nga protesta e pretenduesve të pronave në Zvërnec, ai shfaqet mes punonjësve të sigurisë private të kompanisë “Major Security”, të cilët u përfshinë në përplasjet me protestuesit.

Shteti “ngrihet” në këmbë një ditë pas

Po ashtu një tjetër roje i kësaj kompanie, që është përfshirë në episodet e dhunës është identifikuar si Gerald Biba (Geri), i njohur si ish-truproja i reperit Noizy.

Shteti “ngrihet” në këmbë një ditë pas

Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentet e tensionit, ndërsa qytetarët pretendojnë se ai ka goditur protestuesit me gurë gjatë përplasjes. Emri i tij është bërë menjëherë objekt diskutimi në rrjetet sociale për shkak të profilit të njohur publik. Versus.al

5 ORE ME PARE

EMRI/ Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, arrestohet ish-truproja i Noizyt që goditi me grusht qytetarin. Hetim disiplinor ndaj gjithë zinxhirit komandues të Policisë së Vlorës!

Shteti “ngrihet” në këmbë një ditë pas

Policia e Shtetit ka arrestuar një punonjës të një shoqërie private sigurie, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një qytetari gjatë tubimit të zhvilluar më 30 maj në zonën e Portonovës, në fshatin Zvërnec.

Sipas njoftimit zyrtar, veprimet hetimore nisën menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike ku shfaqej punonjësi i sigurisë duke goditur me grusht shtetasin me iniciale E. S.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të analizuar dhe dokumentuar të gjitha ngjarjet e ndodhura gjatë protestës së banorëve të zonës.

Nga hetimet paraprake u identifikua dhe u shoqërua shtetasi Gerald Biba, 32 vjeç, banues në Durrës i cili njihet si ish-truproja i reperit të njohur Noizy.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, ai u arrestua në flagrancë si i dyshuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Sipas Policisë, G. B. fillimisht ka goditur me grusht shtetasin E. S. dhe më pas, në bashkëpunim me shtetasit A. G. dhe G. V., të cilët janë proceduar penalisht, e kanë tërhequr me forcë drejt zonës së rezervuar për rojet e sigurisë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Ndërkohë, krahas hetimeve penale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar edhe nisjen e një hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale për të gjithë zinxhirin komandues të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Hetimi do të fokusohet në masat e marra dhe mënyrën e menaxhimit të tubimit të zhvilluar në Portonovë.

Policia e Shtetit deklaron se mbetet e angazhuar për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, garantimin e sigurisë publike dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje apo abuzimi me detyrën.

Njoftimi i plotë

Menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike ku shfaqet një punonjës i shoqërisë private të sigurisë duke goditur me grusht shtetasin E. S., Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor për të analizuar dhe hetuar të gjitha veprimet e ndodhura gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026 nga banorë të fshatit Zvërnec, në vendin e quajtur “Portonovë”.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i punonjësit të shoqërisë private të sigurisë, shtetasit G. B., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili, në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

Ky shtetas ka goditur me grusht shtetasin E. S. dhe më pas, në bashkëpunim me shtetasit A. G. dhe G. V. (të dy të proceduar penalisht), e kanë tërhequr me forcë drejt vendit të rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Ndërkohë, paralelisht me veprimet hetimore, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë, në lidhje me masat dhe menaxhimin e tubimit të zhvilluar ditën e djeshme.

Policia e Shtetit është e vendosur të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, të garantojë sigurinë e jetës dhe të pronës, si dhe të ndëshkojë çdo punonjës policie që neglizhon detyrën apo abuzon me të.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike ku shfaqet një punonjës i shoqërisë private të sigurisë duke goditur me grusht shtetasin E. S., Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor për të analizuar dhe hetuar të gjitha veprimet e ndodhura gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026 nga banorë të fshatit Zvërnec, në vendin e quajtur “Portonovë”.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i punonjësit të shoqërisë private të sigurisë, shtetasit G. B., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili, në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

Ky shtetas ka goditur me grusht shtetasin E. S. dhe më pas, në bashkëpunim me shtetasit A. G. dhe G. V. (të dy të proceduar penalisht), e kanë tërhequr me forcë drejt vendit të rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Ndërkohë, paralelisht me veprimet hetimore, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë, në lidhje me masat dhe menaxhimin e tubimit të zhvilluar ditën e djeshme.

Policia e Shtetit është e vendosur të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, të garantojë sigurinë e jetës dhe të pronës, si dhe të ndëshkojë çdo punonjës policie që neglizhon detyrën apo abuzon me të.Versus.al

 

Poll