Live Updates /

Shtyhet për në janar seanca paraprake për Veliajn! Kryebashkiaku ankohet: Metës ia dhatë dosjen hetimore, mua jo

*Gjykata e Posaçme shtyu për në datën 5 janar seancën paraprake ndaj Erion Veliajt, ku do të vendoset nëse dosja në ngarkim të tij, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe 28 personave e shoqërive të tjera, do të kalojë ose jo për gjykim. *Në nisje të seancës së sotme kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi të njëjtën gjë si në seancën e kaluar, heqjen e kafazit prej xhami me arsyetimin se nuk është person i rrezikshëm. Gjithashtu kërkoi njohjen me aktet hetimore. Të dyja kërkesat iu refuzuan nga GJKKO. *Veliaj vendosi që të largonte nga salla avokatin Artan Gjermeni. GJKKO i caktoi avokaten Valentina Teodoresku. Kryebashkiaku u ankua para trupës së gjyqtarëve duke pretenduar se GJKKO po mbante standart të dyfishtë duke mos i dhënë dosjen hetimore. Sipas tij, ish-presidentit Ilir Meta i janë ofruar aktet hetimore, ndryshe prej tij.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
2 ORE ME PARE

Veliaj ankohet në GJKKO: Metës ia dhatë dosjen, mua jo! Seanca paraprake shtyhet në janar

Shtyhet për në janar seanca paraprake për Veliajn! Kryebashkiaku

Seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 28 personat e kompanitë e tjera është shtyrë për në datën 5 janar. Ky është vendimi i marrë sot në Gjykatën e Posaçme ku u rrëzuan disa kërkesa të tjera të Veliajt.

Ky i fundit kërkoi pezullimin e procedurave derisa të njihej me aktet hetimore. Duke qenë vetë i pranishëm, Veliaj pati ankesa ndaj gjyqtarëve duke i akuzuar për standart të dyfishtë.

“Ilir Metës iu ofrua dosja, ndërsa mua jo”- pretendoi Veliaj.

Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e tij për të mos qëndruar në kafaz prej xhami gjatë seancës në GJKKO.

Lajmi në përditësim…

2 ORE ME PARE

Veliaj i pranishëm në GJKKO, kërkon mosfutjen në kafaz dhe marrjen e akteve hetimore, gjykata e rrëzon

Shtyhet për në janar seanca paraprake për Veliajn! Kryebashkiaku
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i pranishëm në seancën paraprake të zhvilluar në GJKKO ku pritej të vendosej nëse dosja e tij do të kalojë apo jo për gjykim.

Ai ka kërkuar që të mos mbahet në kafaz prej xhami, ashtu si herën e kaluar duke marrë si rast arsyetimi paraqitjen e tij në Gjykatën Kushtetuese ku u lejua të mbante fjalën pa asnjë kufizim. Sipas tij, mbajtja në kafaz xhami nuk lejon mbrojtje cilësore ndaj pretendimeve të SPAK.

Kjo kërkesë së bashku me kërkesën e avokatëve të tij për pezullimin e procedurave deri në vënien në dispozicion të akteve hetimore, është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme. Kryebashkiaku largoi avokatin e tij Artan Gjermeni dhe GJKKO i caktoi një avokate kryesisht, Valentina Teodoreskun.

Veliaj është i pandehur për 5 vepra penale në dosjen në ngarkim të tij, bashkëshortes Ajola Xoxës si dhe 28 personave të tjerë e kompanive që dyshohen të përfshira në shkeljet e gjetura nga hetimi i SPAK për kryebashkiakun. Versus.al

Poll