Live Updates /

‘Skizofreni dhe budallallëk historik’, Kuvendi miraton me 96 vota pro kërkesën ndaj Greqisë për heqjen e ligjit të luftës

*Kuvendi zhvilloi sot seancë plenare ku në qendër të diskutimeve ishte projekdeklarata për “heqjen e ligjit të luftës së Greqisë”, e propozuar nga PDIU e Shpëtim Idrizit e cila u miratua me 96 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër. *Seanca nisi me kërkesën e opozitës për interpelancë me ministren e Bujqësisë për fondet e IPARD që BE i bllokoi pas zbulimit të abuzimeve me ndihmat që duhet t’u jepeshin fermerët shqiptarë. Qeveria e rrëzoi kërkesën për interpelancë ndërsa pati reagime nga deputetët opozitarë. *Gjatë diskutimeve për projektdeklaratën e ligjit të luftës me Greqinë, Idrizi tha se kjo çështje të cilën e konsideroi si “skizofreni” duhet të merrte fund dhe se fqinji jugor duhet të vepronte në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve. *Projektdeklarata gjeti mbështetje edhe nga deputetët e opzoitës, me Dashamir Shehun i cili tha se të gjithë duhej ta votonin dhe me Agron Gjekmarkajn i cili pavarësisht përgëzimit ndaj Idrizit tha se uronte që kjo lëvizje të mos bëhej në kontekstin e ngjarjeve me bashkinë e Himarës. *Kreu i grupit të deputetëve socialist Bledi Çuçi solli në vëmendje marrëdhëniet mes dy vendeve duke e quajtur si “budallallëk historik” lënien në fuqi të këtij ligji edhe pas 84 viteve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kuvendi zhvilloi sot seancë plenare ku në qendër të diskutimeve ishte projekdeklarata për “heqjen e ligjit të luftës së Greqisë”, e propozuar nga PDIU e Shpëtim Idrizit e cila u miratua me 96 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër. *Seanca nisi me kërkesën e opozitës për interpelancë me ministren e Bujqësisë për fondet e IPARD që BE i bllokoi pas zbulimit të abuzimeve me ndihmat që duhet t’u jepeshin fermerët shqiptarë. Qeveria e rrëzoi kërkesën për interpelancë ndërsa pati reagime nga deputetët opozitarë. *Gjatë diskutimeve për projektdeklaratën e ligjit të luftës me Greqinë, Idrizi tha se kjo çështje të cilën e konsideroi si “skizofreni” duhet të merrte fund dhe se fqinji jugor duhet të vepronte në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve. *Projektdeklarata gjeti mbështetje edhe nga deputetët e opzoitës, me Dashamir Shehun i cili tha se të gjithë duhej ta votonin dhe me Agron Gjekmarkajn i cili pavarësisht përgëzimit ndaj Idrizit tha se uronte që kjo lëvizje të mos bëhej në kontekstin e ngjarjeve me bashkinë e Himarës. *Kreu i grupit të deputetëve socialist Bledi Çuçi solli në vëmendje marrëdhëniet mes dy vendeve duke e quajtur si “budallallëk historik” lënien në fuqi të këtij ligji edhe pas 84 viteve.

4 Postime
9 MUAJ ME PARE

“Budallallëk historik”, Çuçi për ligjin e luftës së Greqisë: Mos të presin edhe 84 vite të tjera për ta hequr

‘Skizofreni dhe budallallëk historik’, Kuvendi miraton me 96
Bledi Çuçi

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit kërkoi që deputetët e opozitës të votojnë në unanimitet të plotë projektdeklaratën për heqjen e ligjit të luftës së Greqisë të cilin shteti fqinj e ka në fuqi që prej nëntorit të vitit 1940.

Çuçi tha se donte që deklarata të votohej pa komente të krahut politik, ndërsa e cilësoi si një “budallallëk historik” lënien në fuqi të këtij ligji edhe pas 84 vitesh.

“Doja që këtë deklaratë ta kalonim pa asnjë koment politik dhe pa spërkalur nga e gjithë politika e ditës. Por për fat të keq nuk i shpëtoi kësaj gjatë diskutimit. Nuk dua të polemizoj me parafolësin. Mbajtja ende në fuqi e këtij ligji kur jemi aleatë në NATO, është një absurditet i madh. Një atavizëm që nuk u bën nder fqinjëve tanë jugorë dhe nuk reflekton partneritetin që ne kemi. Do ishte dashur që ky ligj të ishte shfuqizuar menjëherë pas luftës së 2-të botërore siç Greqia bëri me Italinë. Nuk na duhet të presim edhe 84 vite të tjera për të korrigjuar këtë budëllallëk historik siç e ka konsideruar ministri i Jashtëm grek pak kohë më parë”- tha Çuçi.

Sipas tij, me miratimin e kësaj deklarate, synohet që institucioneve greke t’u kërkohet të mbajnë më shumë përgjegjësi lidhur me mosveprimin e tyre për heqjen e ligjit të luftës siç bënë asokohe me Italinë pas Luftës së Dytë Botërore.

“Deri më tani nuk është arritur në finalizimin e një vendimi të parlamentit grek për shfuqizimin e këtij ligji. Unë besoj se ne mund tëjemi një shembull i mirë edhe për popujt e tjerë të ballkanit sesi fqinjësia e mirë sjell paqe dhe qëndrueshmëri. Me miratimin e kësaj deklarate duam që të rritet pesha e përgjegjësisë të institucioneve greke për këtë ligj lufte”- shtoi kreu i grupit parlamentar socialist.

Më herët gjatë seancës parlamentare deputeti i opozitës, Agron Gjekmarkaj përgëzoi kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi për projektdeklaratën duke shtuar se shpresonte që kjo të mos bëhej në kontekstin ku ndodhen aktualisht marrëdhëniet mes dy vendeve për shkak të çështjes me bashkinë e Himarës. Versus.al

9 MUAJ ME PARE

Idrizi e quan 'skizofreni' ligjin e luftës me Greqinë, Gjekmarkaj e përgëzon për nismën: Uroj vetëm të mos lidhet me Himarën

‘Skizofreni dhe budallallëk historik’, Kuvendi miraton me 96
Idrizi dhe Gjekmarkaj

Në Kuvend po diskutohet sot projektdeklarata e paraqitur nga PDIU për heqjen e ligjit të luftës të Greqisë me Shqipërinë. Qëllimi është që të miratohet një projektdeklaratë e përbashkët e deputetëve që t’i dorëzohet institucioneve greke.

Në foltoren e parlamentit, pati diskutime të shumta mes deputetëve, nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i cili tha se kjo “skizofreni” duhet të përfundojë tek deputeti Dashamir Shehi i cili përmendi problemet të cilat fshihen pas qëndrimit në fuqi të këtij ligji.

“Këtu vijmë e ulemi për çdo gjë tjetër por ligjin e luftës nuk e përmendim. I takon këtij Kuvendi që ta mos e lërë këtë çështje në dorë të krizave me Greqinë. Ky është rasti që me një akt politik ta institucionalizojmë këtë çështje dhe t’I tregojmë Greqisë që të mos e mbajë në fuqi këtë skizofreni siç e kanë quajtur edhe ministrat grekë”- u shpreh Idrizi.

Deputeti Shehi tha se pavarësisht uljeve dhe ngritjeve që kanë pasur marrëdhëniet mes dy vendeve, miratimi i kësaj projekt-deklarate u sjell dinjitet çamëve që kërkojnë pronat e tyre.

“Do të ishte një idiotësi që ky ligj të vazhdojë të mbetet në fuqi. Unë gjykoj që për disa çështje, të atyre të pronave dhe përveç ndonjë presioni të vazhdueshëm, nuk ka asnjë vlerë tjetër. Më e mira e të gjithave, është se të gjitha palët janë dakord për këtë punë. Po në këtë parlament 20 vite më parë kemi bërë një rezolutë të ngjashme dhe nuk ka pasur ndonjë peshë të madhe.

Po ua kujtoj se 20 vite më parë kanë pasur ca burra që nuk kanë pyetur se ku u shkon karriera. Ky ligj nuk është vetëm për çamët por për shqiptarët se ata Shqipërisë i shpallën luftë.

Por kjo nuk duhet të duket sikur ka lidhje me problemet që janë aty për Himarën. Unë gjykoj se s’duhet të jetë kjo filozofia. Kemi pasur zig-zaget tona me Greqinë, kemi çështjen e detit, ligjin e luftës, pronat e çamëve. Komuniteti çam në Shqipëri nuk kërkon ndryshim kufijsh dhe asgjë, por duan pronat e veta. Bashkë me të kërkojnë një pjesë të dinjitetit të tyre. Unë gjykoj që ky parlament ka detyrimin ta abrogojë këtë rezolutë”- tha Shehi.

Nga ana tjetër deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj u shpreh se nisma e Idrizit është për t’u përgëzuar por theksoi se uronte që të mos bëhej për t’i shërbyer ndonjë plani të Ramës në situatën kur ndodhemi në çështjen delikate të Himarës.

“I drejtohem Idrizit duke e përgëzuar dhe duke shpresuar se kjo nuk u fut me idenë e një patriotizmi folklorik në situatën me çështjen e Himarës. Përndryshe për një gjë të tillë asnjë në Kuvend nuk ka ndonjë dilemë. Deri tani marrëdhëniet me Greqinë kanë rënë në nivelin më të ulët për shkak të politikave diletike të kësaj qeverie. Kemi problem standartesh për të cilat duhet të sigurohemi të gjithë që vota e himarjotëve të mos merret peng nga pushteti”- tha Gjekmarkaj. Versus.al

9 MUAJ ME PARE

PD kërkoi interpelancë për abuzimin me fondet e IPARD, mazhoranca e rrëzon

‘Skizofreni dhe budallallëk historik’, Kuvendi miraton me 96
Seanca plenare në Kuvend, 18 korrik

Tiranë- Qeveria ka rrëzuar kërkesën e PD për interpelancë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sa i takon abuzimit me fondet e IPARD-it të cilat BE i kishte caktuar si ndihmë për bujqit shqiptarë.

Fondi prej 33 milionë eurosh u bllokua nga Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, që gjithashtu ka rekomanduar bllokimin e paketës së radhës 112 milionë euro për sa kohë nuk ka janë marrë masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

Për rrëzimin e kërkesës së opozitës ka pasur reagime të shumta nga deputetët opozitarë të cilët e konsideruan të turpshme që kjo interpelancë të mos zhvillohej në kushtet që bujqësia është sektori kryesor i ekonomisë shqiptare. Versus.al

9 MUAJ ME PARE

Nga ligji i luftës i Greqisë tek interpelancat me dy ministret, Kuvendi zhvillon sot seancë plenare

‘Skizofreni dhe budallallëk historik’, Kuvendi miraton me 96

Kuvendi i Shqipërisë pritet të ketë sot një seancë të ngjeshur sa i takon diskutimeve dhe debateve lidhur me projektligjet dhe interpelancat e kërkuara.

Në rend të ditës së sotme do të jetë diskutimi për “projektdeklaratën” “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës” që nënkupton kërkesën zyrtare të institucioneve shtetërore shqiptare ndaj shtetit fqinj për heqjen e ligjit të luftës të vendosur më 10 nëntor 1940 dhe është ende në fuqi sot. Ky ligj nënkuptonte sekuestrimin e pasurive të shqiptarëve anembanë Greqisë.

Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe dy interpelanca të kërkuara nga opozita, konkretisht me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në interpelancën e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa dhe interpelanca me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Po ashtu do të shqyrtohen raporte vjetore të institucioneve të Avokatit të Popullit, Bankës së Shqipërisë, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Autoritetit të Konkurrencës, të Institutit të Statistikave (INSTAT) si dhe të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2023.

Kujtojmë se në seancën e kaluar deputetët “bombarduan” me pyetje kreun e SPAK, Altin Dumanin gjatë raportimit që ky i fundit bëri lidhur me punën e strukturës antikorrupsion gjatë vitit 2023. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: