Çfarë do të gjeni në brendësi
*Forcat speciale RENEA me urdhër të SPAK kanë zhvilluar sot kontrolle në Shkodër dhe në fshatrat përreth në banesat e personave me precedentë penalë. Kontrollet janë bërë në kuadër të hetimeve për zbardhjen e masakrës së Dobraçit të ndodhur më 30 tetor, ku mbetën të vdekur 4 persona. *Gjatë kontrolleve, janë gjetur pistoleta, kallashnikovë dhe snajpera të cilët janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekspertizë për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. *Po ashtu gjatë kontrolleve janë sekuestruar 5 makina të blinduara, ndërsa janë shoqëruar disa persona. *Edhe në banesën e personazhit të njohur të botës së krimit, Safet Bajri janë zhvilluar kontrolle, por nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme. Kontrolle po ashtu janë zhvilluar edhe në fshatin Kiras ku banon fisi Lici dhe në fshatrat e tjerë si Shtoj i Vjetër dhe i Ri, Rus dhe Dërgut. *Ende nuk ka një autor të arrestuar për atentatin ku u vranë me breshëri armësh Hamza Lici dhe Arlind Bushati ndërsa viktima të pafajshme mbetën Bashkim dhe Flutura Basha. Dyshohet se në makinën e viktimave ka qenë edhe i shumëkërkuari Ibrahim Lici, për të cilin po zhvillohen kontrolle pasi dyshohet të jetë plagosur.
Kontrolli i RENEA-s në banesën e Safet Bajrit, gjendet 19 mijë euro, ishin në arkën e kursimit të vajzës 1 vjeçare
Forcat speciale RENEA me urdhër të SPAK kanë zhvilluar kontrolle sot në Shkodër dhe në fshatrat përreth.
Kontrolle gjithashtu në kuadër të hetimeve për zbardhjen e masakrës së Dobraçit të ndodhur më 30 tetor, janë kryer dhe banesën e personazhit të njohur të botës së krimit Safet Bajrit ku sipas burimeve në media është egjetur dhe shuma prej 19 mijë eurosh. Shuma e parave është gjetur në një arke kursimi për vajzën 1 vjeçare të Safet Bajrit. Është thyer arka, dhe i kanë marrë lekët. Gjatë kontrolleve gjithashtu janë sekuestruar 5 makina të blinduara, ndërsa janë shoqëruar disa persona. /Versus.al
Kontrollet në Shkodër për mas*krën e Dobraçit, RENEA hyn edhe në shtëpinë e Safet Bajrit
Në lidhje me kontrollet e RENEA-s sot në Shkodër, Versus.al mëson se me me kërkesë të prokurores së SPAK, Elida Kaçkini e cila po heton masakrën e Dobraçit, janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e Safet Bajrit, që njihet si kreu i “klanit Bajri”.
Deri më tani nuk raportohet që në banesën e tij të jenë gjetur sende të paligjshme.
Kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO-së e cila ka pranuar kërkesën e SPAK për ekzekutimin e disa urdhër-arresteve. Ngjarja që tronditi Shkodrën më 30 tetor ende nuk ka një autor konkret, por së fundmi në kuadër të kontrolleve të zhvilluara, mësohet se janë shpallur në kërkim disa persona. Pritet që Prokuroria e Posaçme të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e sotëm. Versus.al
SPAK dhe RENEA në Shkodër për masakrën e Dobraçit! Sekuestrohen 5 makina të blinduara

Gjatë kontrolleve të zhvilluara sot në qytetin e Shkodrës dhe fshatrat përreth janë sekuestruar 5 makina të blinduara përveç armëve të zjarrit.
Mësohet se kontrollet me urdhër të SPAK po bëhen në kuadër të hetimeve për zbardhjen e masakrës së Dobraçit të ndodhur më 30 tetor me bilancin e rëndë prej 4 viktimash.
Në polici janë shoqëruar disa persona, pronarë të mjeteve të blinduara dhe të banesave ku u gjetën dhe sekuestruan disa armë zjarri. Versus.al
Operacion “blic” me urdhër të SPAK, 'RENEA' kontrolle në Shkodër! Sekuestrohen disa armë
Shkodër- Forcat “RENEA” me urdhër të SPAK kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion në qytet dhe në fshatrat përreth ku janë kontrolluar banesat e disa personave me historik kriminal.
Burime bëjnë me dije se nga kontrollet e deritanishme në “kryeqendrën e veriut” janë gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri të cilave do t’u bëhet ekspertiza për të zbuluar nëse janë përdorur në krime.
Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar. Ndërkohë që kontrollet zhvillohen një muaj pas masakrës së ndodhur në Dobraç të Shkodrës ku Hamza Lici dhe Arlind Bushati u ekzekutuan me breshëri plumbash, ndërsa në përpjekje për të shpëtuar përplasën për vdekje edhe çiftin e bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Bashën.
Ngjarja e rëndë tronditi vendin, por edhe ngjalli shumë debate lidhur me praninë e një personi “misterioz” që shfaqej pranë viktimave në vendngjarje. Dyshohet se i shumëkërkuari Ibrahim Lici ka qenë në makinën e viktimave dhe është larguar pas atentatit, duke arritur që të shmangte arrestimin e policisë pavarësisht se disa efektivë shihen pranë tij në vendngjarje.
Për ngjarjen u shpallën në kërkim Izmir Sakica dhe Samuel Troshani të cilët njihen si lidhje të grupit “Bajri” në Shkodër, të cilësuar si rivalë të fisit Lici. Makina “Range Rover” e përdorur për atentatin ndaj viktimave, rezultonte e vjedhur në Durrës rreth një vit më parë. Sipas kamerave të sigurisë automjeti që më pas u gjet i djegur, doli nga banesa e Astmer Bilalit në Shkodër, një tjetër person i shpallur në kërkim dhe i njohur për përplasjen me fisin Lici.
Nga ana tjetër personazhi i njohur i botës së krimit, Safet Bajri u mor në pyetje nga policia dhe dëshmoi se gjatë ngjarjes kishte qenë në shtëpi me familjen dhe se pamjet filmike mund ta konfirmonin një gjë të tillë.
Hetimet tashmë kanë kaluar në duart e SPAK pasi prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencë për të hetuar ngjarjen e rëndë ku dyshohet se kemi të bëjmë me organizimin e një grupi të strukturuar kriminal. Versus.al








