Live Updates /

SPAK zbardh vr*sjen e Klevis Lleshit në 2020-ën, 4 urdhër-arreste, në kërkim pronari i lokalit "Monopol"

*Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur vrasjen e 21 vjeçarit Klevis Lleshi të ndodhur në Burrel në vitin 2020. * Burime bëjnë me dije se janë firmosur 4 urdhër arreste, mes të cilëve edhe Aurel Hoxha, pronar i lokalit "Monopol". *Krimi i ndodhur 5 vite më parë është zbardhur falë zbulimit të mesazheve në aplikacionin SkyEcc. *Policia ka arritur të arrestojë Sabah Nuzin, 31 vjeç dhe Samet Lokën 31 vjeç, të dy të akuzuar për disa vepra penale. *Ata akuzohen se kanë qenë pjesë e rrëmbimit dhe vrasjes së 21 vjeçarit Lleshit në vitin 2020, i riu i cili u gjet i vrarë dy vite më vonë. *Ndërkohë për të njëjtat vepra penale, janë shpallur në kërkim Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri, 36 vjeç i dyshuar edhe si porositësi dhe organizatori i vrasjes si dhe Samir Kolaveri.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 ORE ME PARE

Koka e grupit kriminal që ekz*kutoi Klevis Lleshin, publikohet FOTO-ja e pronarit të Monopol

SPAK zbardh vr*sjen e Klevis Lleshit në 2020-ën, 4
Aurel Hoxha

Versus.al ka siguruar foton e Aurel Hoxhës, i cili porositi për 50 mijë euro vrasjen e Klevis Lleshit në 2020.

Aurel Hoxha rezulton pronari i lokalit të njohur në Tiranë, Monopol.

Mëngjesin e sotëm u ushtruan kontrolle në lokalin e tij, por Hoxha, i njohur ndryshe edhe si Aurelinjo Kalaveri, rezulton ende në kërkim.

Ndërsa policia ka arritur të arrestojë Sabah Nuzin, 31 vjeç dhe Samet Lokën 31 vjeç, të dy të akuzuar për disa vepra penale: vrajse për gjakmarrje, fshehje dhe asgjësim kufome, grup i strukturuar kriminal.

5 ORE ME PARE

EMRAT/ Porositësi në kërkim, zbulohet grupi që rrëmbeu dhe vr*u Klevis Lleshin 5 vite më parë

SPAK zbardh vr*sjen e Klevis Lleshit në 2020-ën, 4
I ndjeri, Klevis Lleshi

Policia ka arritur të arrestojë Sabah Nuzin, 31 vjeç dhe Samet Lokën 31 vjeç, të dy të akuzuar për disa vepra penale: vrajse për gjakmarrje, fshehje dhe asgjësim kufome, grup i strukturuar kriminal.

Ata akuzohen se kanë qenë pjesë e rrëmbimit dhe vrasjes së 21 vjeçarit Klevis Lleshit në vitin 2020, i riu i cili u gjet i vrarë dy vite më vonë.

Ndërkohë për të njëjtat vepra penale, janë shpallur në kërkim Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri, 36 vjeç i dyshuar edhe si porositësi dhe organizatori i vrasjes si dhe Samir Kolaveri.

Aksioni është kryer nga policia në kuadër të ngjarjes së zbardhur nga SPAK falë zbërthimit të mesazheve në aplikacionin “SkyEcc” ku kishte patur komunikime mes të përfshirëve në krimin e rëndë. Versus.al

9 ORE ME PARE

SPAK zbardh vr*sjen e Klevis Lleshit në 2020-ën, 4 urdhër-arreste, në kërkim pronari i lokalit "Monopol"

SPAK zbardh vr*sjen e Klevis Lleshit në 2020-ën, 4
Fotomontazh: Klevis Lleshi i vrarë në 2020 dhe kontrollet e policisë në lokalin "Monopol"

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur vrasjen e 21 vjeçarit Klevis Lleshi të ndodhur në Burrel në vitin 2020. Burime bëjnë me dije se janë firmosur 4 urdhër arreste, mes të cilëve edhe Aurel Hoxha, pronar i lokalit "Monopol". Kontrolle po ushtrohen në Fresk, Kamëz dhe Mamurras.

Deri më tani vetëm njëri prej urdhër arresteve është ekzekutuar. Sipas SPAK, Aurel Hoxha ka qenë personi që ka urdhëruar rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në 2012-ën. Krimi i ndodhur 5 vite më parë është zbardhur falë zbulimit të mesazheve në aplikacionin SkyEcc.

View this post on Instagram
 
A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Lleshi humbi kontaktet me familjarët e tij më 5 gusht të vitit 2020, ndërsa po në të njëjtën ditë u bë denoncimi në polici për zhdukjen e tij. Atë ditë i riu kishte pirë një kafe në një lokal dhe që prej pasdites, nuk kishte patur asnjë kontakt me të afërmit e tij. Trupi i tij u gjet dy vite pas zhdukjes në një fshat të Burrelit si pasojë e erozionit të tokës. Analizat e ADN zbuluan se bëhej fjalë për trupin e të riut i cili ishte zhdukur në 2020-ën. 

Dyshimet e familjarëve ishin tek familja Hoxha me të cilën ishin në hasmëri prej 7 vitesh.

Konflikti mes dy familjeve Lleshi e Hoxha

Viktimës Klevis Lleshi i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai, para shtëpisë. Po ashtu në vitin 2016, të riut i është zhdukur edhe një kushëri.

Që prej vitit 2012 familja Lleshi ka qenë në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli. Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia i gjallë brenda i personit të identifikuar si Agim Hoxha, në makinën e tij në Britani, në vitin 2012. Fisi Hoxha ka pasur konflikte me persona nga familja Lleshi dhe kanë dyshuar që vrasjen makabre në Britani e kanë bërë ata, dhe ashtu rezultoi. Për vrasjen e Hoxhës ishte dënuar me burg përjetë, Arben Lleshi, kushëri i Klevis Lleshit. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel.

Më 15 dhjetor të vitit 2023, u vra në burg,  Arben Lleshi nga Sokol Mjacaj i cili kishte arritur të fuste armë brenda burgut. Versus.al

Poll