Live Updates /

Të gjitha lajmet për ekzekutimin makabër të Eraldo Nevruzit, që ishte një krim i planifikuar

*Detaje të tjera të rënda dalin në dritë për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi orët e para të së enjtes në Dhërmi. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e 31-vjeçarit. *Gerald e ekzekutoi dhe më pas me ndihmën e dy bashkëpunëtorëve, Daniel Qose dhe David Larti u vu në zbatim plani për zhdukjen e trupit të tij. Të 3 së bashku, e zhveshën, i morën sendet personale, rrobat, dokumentet e identifikimit dhe i dogjën te furra e picerisë. *Të gjitha këto detaje në fakt flasin për një vrasje të paramenduar dhe është pikërisht akuza që ka ngritur edhe prokuroria e Vlorës. *Plani i 43-vjeçarit për t’u arratisur drejt Anglisë dështoi falë bashkëpunimit në kohë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke. Kjo bëri që Gerald Shehu të arrestohej gjatë orëve të pasdites të së enjtes në aeroportin e Korfuzit. *Ende janë të paqarta shkaqet e këtij krimi. Shehu ishte bashkëpronar i hotelit në fjalë bashkë me vjehrrën e tij. Eraldon mësohet se e kishte punësuar si recepsionist para pak ditësh.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Detaje të tjera të rënda dalin në dritë për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi orët e para të së enjtes në Dhërmi. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e 31-vjeçarit. *Gerald e ekzekutoi dhe më pas me ndihmën e dy bashkëpunëtorëve, Daniel Qose dhe David Larti u vu në zbatim plani për zhdukjen e trupit të tij. Të 3 së bashku, e zhveshën, i morën sendet personale, rrobat, dokumentet e identifikimit dhe i dogjën te furra e picerisë. *Të gjitha këto detaje në fakt flasin për një vrasje të paramenduar dhe është pikërisht akuza që ka ngritur edhe prokuroria e Vlorës. *Plani i 43-vjeçarit për t’u arratisur drejt Anglisë dështoi falë bashkëpunimit në kohë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke. Kjo bëri që Gerald Shehu të arrestohej gjatë orëve të pasdites të së enjtes në aeroportin e Korfuzit. *Ende janë të paqarta shkaqet e këtij krimi. Shehu ishte bashkëpronar i hotelit në fjalë bashkë me vjehrrën e tij. Eraldon mësohet se e kishte punësuar si recepsionist para pak ditësh.

11 Postime
10 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi makabër i Eraldo Nevruzit një krim i planifikuar/ E punësoi, vrau dhe e hodhi në rrugë lakuriq

Të gjitha lajmet për ekzekutimin makabër të Eraldo Nevruzit,

Detaje të tjera të rënda dalin në dritë për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi orët e para të së enjtes në Dhërmi.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e 31-vjeçarit.

Sipas këtyre burimeve, përgjatë mbrëmjes të 43-vjeçari e ka marrë veçmas viktimën në një prej dhomave ku pushonte stafi, duke u kujdesur të justifikonte edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Aty e ekzekutoi për vdekjen e më pas me ndihmën e dy bashkëpunëtorëve, Daniel Qose dhe David Larti u vu në zbatim plani për zhdukjen e trupit të tij.

Të 3 së bashku, e zhveshën, i morën sendet personale, rrobat, dokumentet e identifikimit dhe i dogjën te furra e picerisë.

Trupin e mbështollën me plastmas, e futën në makinën Audi A8 të 43-vjeçarit dhe më pas ky i fundit u largua nga hoteli. Ndalesën e radhës e bëri në shtëpinë e tij. Atje u ndërrua, mori pasaportën dhe paratë e nevojshme për t’u larguar nga vendi.

Hipi sërish në makinë, ndërsa trupin e Eraldos e kishte ende me vete. Referuar kamerave të sigurisë në rrugë dhe biznese, diku përgjatë aksit Dhërmi-Himarë, autori i dyshuar bëri një ndalesë më makinë. Pikërisht në këtë moment dyshohet se hodhi dhe kufomën.

Vrasja e 31-vjeçarit ndodhi rreth orës 01:00, ndërsa autori i dyshuar është nisur për Greqi në orën 05:00 të mëngjesit. Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë. Kur mbërriti në këtë qytet, makinën e fshehu në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4.

Nga aty mori një taksi deri në Qafë Botë. Edhe pas kalimit të kufirit, për të udhëtuar drejt Igumenicës, Shehu udhëtoi sërish me taksi. E nga Igumenica mori tragetin për në Korfuz, aty ku planifikonte të merrte avionin për në Angli.

Të gjitha këto detaje në fakt flasin për një vrasje të paramenduar dhe është pikërisht akuza që ka ngritur edhe prokuroria e Vlorës.

Megjithatë plani i 43-vjeçarit për t’u arratisur drejt Anglisë dështoi falë bashkëpunimit në kohë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke. Kjo bëri që Gerald Shehu të arrestohej gjatë orëve të pasdites të së enjtes në aeroportin e Korfuzit.

Aktualisht ai ndodhet i arrestuar pikërisht në ishullin fqinj ndërsa autoritetet shqiptare plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për përshpejtimin e ekstradimit të tij.

Ndërkohë, po sipas burimeve të Klan News, autori me viktimën konfirmohet se kanë patur njohje në Angli. Dyshimet janë se konflikti mund të ketë nisur pikërisht gjatë asaj kohe.

Si Gerald Shehu, ashtu sikurse dy bashkëpunëtorët e tij mësohet se kishin rreth 5 vjet që punonin në “Greccia”, ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë.

Ende janë të paqarta shkaqet e këtij krimi. Shehu ishte bashkëpronar i hotelit në fjalë bashkë me vjehrrën e tij. Eraldon mësohet se e kishte punësuar si recepsionist para pak ditësh.

I mbështjellë me qese të zezë, trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, u gjet këtë të premte në zonën e njohur si “Përroi i Gjipesë”, mes Dhërmiut dhe Vunoit. 31-vjeçari u gjet buzë rrugës, me shenja dhune në trup.

Në mesin e sendeve që u gjetën po në këtë vend ishin edhe doreza të gjakosura, qese plastike e njolla të dukshme gjaku përtokë.

10 MUAJ ME PARE

'Vetëm djali na punon' flet nëna e një prej të arrestuarve për vrasjen e Eraldo Nevruzit: Geraldi e ka kërcënuar

Të gjitha lajmet për ekzekutimin makabër të Eraldo Nevruzit,

Kostaqe Qose, nëna e Daniel Qoses, një prej punonjësve që ndihmuan Gerald Shehun të largonte trupin e Eraldo Nevruzit pasi e vrau, ka treguar se lajmin e mësoi nga televizioni.

Ajo rrëfeu  çastet kur përpiqej të kontaktonte të birin, por nuk i hapte celularin, derisa pa foton e tij në lajme.

“Dëgjova nga TV në mëngjes që ishte bërë një vrasje, nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punonte djali, i rashë telefonit dhe nuk më përgjigjej, e shikoja në linjë i rashë sërish, por ma mbylli. Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se Greccia më tha. Pyesim një shok në Dhërmi, ai më tha mos ki merak se do të shkoj unë. Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf. Na thanë, janë arrestuar, po i marrin në pyetje, por nuk mund t’ju japim sqarim. Në orën 10:00, pashë në lajme foton e djalit. Djali ka ikur që në 6 prill, ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar dhe nuk ka patur probleme më herët”.

Ajo është e bindur se djali ka ndihmuar autorin vetëm sepse ky i fundit i ka kërcënuar me armë dhe Danieli nuk kishte rrugë tjetër.

“Siç thonë edhe në lajme, ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese kuzhine, e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë. Është nisur burri me çupën andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin. Danieli nuk e njihte se aq ditë ishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli, kanë bërë sherre. Nuk kemi mundësi për ta ndjekur, djali mori rrugët për të punuar. Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale, ndërsa atje ka punuar banakier, e fuste pronari edhe te piceria. Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronar”./ TCH

10 MUAJ ME PARE

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, Rrumbullaku: Jemi në procedurat e shpejta të ekstradimit të autorit

Të gjitha lajmet për ekzekutimin makabër të Eraldo Nevruzit,

Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku gjatë një konference për shtyp me gazetarët ka folur edhe për ngjarjen e rëndë në Dhërmi.

Rrumbullaku u shpreh se po bëhen procedura e ekstradimit të shpejtë të autorit Geraldo Shehu nga Greqi.

''Falënderoj strukturat e policisë për zbardhjen e vrasjes. Kemi pasur një koordinim shumë të mirë me partnerët grekë për shkëmbim e informacionit. U bë e mundja kapja e arrestimit. Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të personit. Kemi dokumentuar me prova ligjore dhe shkencore, dhe po shkojmë drejt finalizimit dhe ndarjes së motivit të këtij krimi të rëndë”, tha Rrumbullaku.

10 MUAJ ME PARE

'Djali do i ketë kërkuar lekë' flet babai i 33 vjeçarit të vrarë në Dhërmi: E lutën të punonte atje. Nuk e njihte vrasësin

Të gjitha lajmet për ekzekutimin makabër të Eraldo Nevruzit,

Babai i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzit, i cili u vra në Dhërmi nga pronari i hotelit ku punonte, ka dhënë detaje mbi të shkuarën e djalit të tij.

Në një intervistë për Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, Shyqyri Nevruzi tha se djali nuk kishte njohje të mëparshme me autorin e krimit, 43-vjeçarin Gerald Shehu dhe dy personat e tjerë nga Korçka që ndihmuan Shehun për fshehjen e trupit të viktimës.

Ai tha gjithashtu se i biri nuk ka pasur të shkuar kriminale, por shtoi se ndaj tij është vendosur vetëm një masë sigurie “detyrim paraqitje” pasi ishte kapur me 2 gram hashash.

Babai i Eraldos shtoi se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, pasi sipas tij, djali mund t’i ketë kërkuar lekët pronarit.

Pjesë nga intervista:

Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel?

-Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë.

Kush e sugjeroi këtë hotel?

-Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë. Si barist. Se përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion. Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë.

Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit?

-Nga televizori, aty e morëm vesh.

Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje?

-Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shok ka, ishin djemë të tjerë

Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin?

-Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë.

Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo?

-Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë. 99% këtë mendoj.

Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë?

-Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm përherë djali. Nuk ka patur asnjëherë probleme me njerëz.

Me parë çfarë punonte djali?

-Kamarier, bankier ka qenë.

Më familjen e autorit nuk keni komunikuar fare?

-Jo jo. Ka shkuar familja e gjithë andej. Unë vet nuk jam mirë. E regjistrova telefonatën me lejen tuaj

10 MUAJ ME PARE

Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i recepsionistit të hotelit në Dhërmi

Të gjitha lajmet për ekzekutimin makabër të Eraldo Nevruzit,
Eraldo Nevruzi

Pamjet që shihni në videon e mëposhtme tregojnë vendin ku gjet trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, i cili u vra nga miku i tij Gerald Shehu.

Trupi i tij u gjet ditën e sotme pas kërkimeve të shumta në përroin e Gjipesë mes Vunoit dhe Dhërmiut.

Gerald Shehu bashkëpronar i hotelit “Grecce” ka qëlluar Eraldo Nevruzin me armë zjarri rreth orës 01:00 të së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në një prej dhomave të stafit pas një sherri mes të dyve. Më pas dy punonjësit e hotelit, Daniel Qose dhe David Larti kanë ndihmuar pronarin e hotelit që të fuste në makinë trupin e pajetë të recepsionistit.

 

 

10 MUAJ ME PARE

DETAJE/ Pronari dhe punonjësit dogjën në furrën e picerisë rrobat e recepsionistit! Anglezja dëgjoi të shtënat

Të gjitha lajmet për ekzekutimin makabër të Eraldo Nevruzit,
Hotel "Greccia", viktima Eraldo Nevruzi dhe autori Gerald Shehu

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Dhërmi ku recepsionisti i hotelit “Grecce”, Eraldo Nevruzi u ekzekutua me 2 plumba në kokë nga pronari Gerald Shehu.

Dyshohet se ky i fundit kishte planifikuar të gjithë ngjarjes dhe përgjatë mbrëmjes, e ka marrë recepsionistin veçmas në një dhomë ku pushonte stafi. Më pas rreth orës 01:00 të mëngjesit, e ka qëlluar me dy plumba në kokë duke e lënë të vdekur. Me mbështetjen e dy punonjësve të tjerë të hotelit, Daniel Qose dhe David Larti të cilë janë arrestuar si bashkëpunëtorë, ka zhveshur viktimën dhe më pas të gjitha sendet personale, si rroba, dokumente identifikimi ia ka djegur tek furra e picerisë.

I ndihmuar po nga punonjësit, e ka mbështjellë me plastmas trupin e pajetë të 31 vjeçarit dhe e ka futur në makinën e tij “Audi A8” prej nga ku më pas e ka hedhur në një gurore pranë fshatit Vuno.

Versus.al mëson se ka qenë një turiste angleze e cila i ka thënë policisë se ka dëgjuar krisma dhe të bërtitura. Ndërsa vjehrra e Gerald Shehut, bashkëpronare e hotelit, ka marrë policinë në telefon pasi nuk kishte gjetur recepsionistin në hotel dhe as rrobat e tij. Orë më pas, ndodhi arrestimi i Gerald Shehut i cili kishte kaluar në Greqi nëpërmjet pikës kufitare Qafë Botë. Versus.al

10 MUAJ ME PARE

“Na bërtiti”, dy punonjësit e hotel “Greccia” ndihmuan pronarin të fuste në makinë trupin e recepsionistit të vrarë

Të gjitha lajmet për ekzekutimin makabër të Eraldo Nevruzit,
Gerald Shehu, autori, David Larti dhe Daniel Qose dy punonjësit që e ndihmuan

Është zbardhur dëshmia e dhënë në polici nga dy punonjësit e hotel “Greccia” të cilët u arrestuan  nën dyshimin se ndihmuan bashkëpronarin e hotelit ku punonin, Gerald Shehun për të zhdukur trupin e recepsionistit Eraldo Nevruzi të cilin e vrau me plumb në kokë pas sherrit në shkallët e biznesit.

“Na bërtiti që ta ndihmonim me trupin e pajetë. Trupin e morëm nga dhoma dhe e futëm në bagazhin e makinës”- mësohet të jenë shprehur Daniel Qose dhe David Larti dy punonjësit e arrestuar nga policia.

Punonjësit ndihmuan bashkëpronarin e hotelit për të futur në makinë trupin e pajetë të recepsionistit, ndërsa u shprehën se nuk kishin dijeni mbi vendin se ku Gerald Shehu mund të kishte fshehur viktimën. Versus.al

10 MUAJ ME PARE

Gjendet në gurore trupi i recepsionistit të vrarë, pranga dhe 2 punonjësve që ndihmuan pronarin



10 MUAJ ME PARE

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, arrestohen 2 punonjës të hotel "Greccia"

Të gjitha lajmet për ekzekutimin makabër të Eraldo Nevruzit,
Autori i vrasjes ne Dhermi, Gerald Shehu

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak pas mesnatës të së mërkurës në Dhërmi ku bashkëpronari i hotel Greccia. Gerald Shehu ka ekzekutuar me plumb në kokë recepsionistin Eraldo Nevruzi.

Dy punonjës të hotelit janë arrestuar nga policia si përkrahës të autorit të krimit të rëndë. Daniel Qose, 33 vjeç dhe David Larti 30 vjeç, dyshohet se ndihmuan Gerald Shehun për të fshehur trupin e pajetë të recepsionistit.

Policia ndërkohë po kryen kontrolle në fshatrat Vuno dhe Gjipe ku mendohet se është fshehur trupi i pajetë i recepsionistit. 

Autoritetet shqiptare dhe ato greke kanë vijuar me procedurat për deportimin e Gerald Shehut i cili u kap dje teksa tentonte të largohej nga një aeroport në Greqi. Versus.al

10 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i recepsionistit nga bashkëpronari i hotelit, flet kolegia e viktimës: Ja si i kishin marrëdhëniet

Të gjitha lajmet për ekzekutimin makabër të Eraldo Nevruzit,
Recepsionistja në hotelin ku ndodhi ngjarja

Recepsionistja në hotelin ku dyshohet se u vra kolegu i saj në Dhërmi, Eraldo Nevruzi ka folur mbi detajet rreth ngjarjes së rëndë ky dyshohet se bashkëpronari i hotelit, Gerald Shehu ka ekzekutuar 31 vjeçarin me plumb në kokë dhe më pas i ka zhdukur trupin.

Paola Spahiu tha se i riu kishte shkuar në hotel si i panjohur dhe kishte kërkuar punë si baris por duke qenë se ende nuk ishte hapur bari, i ishte kërkuar të qëndronte të punonte si recepsionist ndërkohë.

Ajo tha se nuk kishte dëgjuar të shtënë arme dhe se ngjarjen e kishte marrë vesh në mëngjes nga e ëma e saj. Ndërsa zbuloi se Eraldo ishte pak tip i lëvizshëm, recepsionistja tha se marrëdhënia e tij me bashkëpronarin e hotelit ishte tejet e zakontë.

“Nuk ka shumë kohë që ka nisur punë Eraldo, rreth 5 ditë kishte që kishte filluar. Ishte një tip pak i lëvizur, jo ndonjë djalë i rregullt. Me Geraldin nuk kam biseduar shumë me të, pasi më shumë bisedoja me pronarin se ai kishte pjesën e restorantit. Në orën 22:30 më ndërroi Eraldo, por ai erdhi më herët. Unë fle këtu me nënë. Nuk kemi dëgjuar asnjë të shtënë, skam ndjerë asgjë. Mami ishte duke fjetur, unë po rrija në celular. Nuk kishin asnjë lloj kontakti ndryshe nga të tjerët ata të dy. Ngjarjen e mora vesh nga ora 9 sot në mëngjes, kur erdhi mami që më solli mëngjesin te dhoma. Mesa thonë këta ngjarja ka ndodhur te pjesa e parkimit pas, te dhomat e stafit. Ne do të vazhdojmë punën, policia na mori dëshmitë tona për aq informacion sa kishim. Eraldo erdhi këtu dhe kërkoi punë si i panjohur, si një djalë i ri. “Dua punë për barist”, por ata i thanë që do të presës sa të fillojë bari. I thanë; hajde puno si recepsionist. Është hera e parë që punoj këtu. Ne jemi mirë në këtë punë sa i takon sigurisë.” tha e reja.

10 MUAJ ME PARE

Vrasja dhe zhdukja e recepsionistit nga bashkëpronari i hotelit, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të 31 vjeçarit

Të gjitha lajmet për ekzekutimin makabër të Eraldo Nevruzit,
Viktima Eraldo Novruzi, autori Gerald Shehu dhe hoteli "Greccia"

Forcat policore po vijojnë edhe sot kërkimet në aksin Dhërmi-Himarë ku dyshohet se bashkëpronari i hotelit Greccia, Gerald Shehu ka hedhur trupin e pajetë të Eraldo Novruzit, recepsionistit 31 vjeçar të cilin e ekzekutoi me plumb në kokë.

Gerald Shehu, 43 vjeç nga Tepelena, banues në Angli rezulton të jetë bashkëpronar i hotel “Greccia” së bashku me vjehrrën e tij Gentjana Nino.

Si dyshohet të ketë ndodhur krimi i rëndë?

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës të së mërkurës, më 6 qershor, ndërsa u zbulua ditën e djeshme pasi në një prej dhomave të hotelit ku është ekzekutuar recepsionisti 31 vjeçar, janë gjetur njolla gjaku.

Të dy kanë qenë brenda hotelit ku janë konfliktuar dhe më pas Gerald Shehu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar Eraldo Nevruzin me plumb në kokë. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë plumbi sepse autori i ka hequr prej aty. Më pas siç raportohet, duke përdorur një çarçaf, Geraldo Shehu ka future në makinë trupin e pajetë të recepsionistit dhe më pas e ka zhdukur.

Shehu më pas u arratis drejt Greqisë, ku edhe u arrestua nga policia në aeroport.

Nevruzi dhe Shehu dyshohet se njihen që në Britaninë e Madhe ku edhe viktima jetonte më herët. Një prej pistave të hetimit janë edhe konflikte për ngjarje kriminale të ndodhura në Britaninë e Madhe. Eraldo Novruzi kishte vetëm një javë që kishte nisur punë në hotelin “Greccia”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: