Live Updates /

Të shtëna me armë zjarri te ‘Cinco Cavalli’, reperi Stresi lë skenën! Policia njofton 1 ditë më vonë! Autori Mir Pepaj

*Të shtëna me armë zjarri janë shënuar brenda ambienteve të lokalit ‘Cinco Cavalli’ në Tiranë gjatë orëve të para të 2025-ës. *Ngjarja u bë publike sot, ndërsa policia ende nuk kishte dalë me një reagim zyrtar. Në pamjet e siguruara nga Versus.al shihet momenti kur reperi Arkimed Lusha i njohur si ‘Stresi’ po performonte ndërkohë që u dëgjuan 2 të shtëna me armë zjarri. Me të dëgjuar të shtënat reperi lë skenën. Ndërsa as këngëtarja Dafina Zeqiri nuk pranoi të performonte. *Policia reagoi së fundmi me një njoftim zyrtar duke bërë me dije se nuk ka pasur persona të lënduar dhe se po punohet për kapjen e personit që hapi zjarr. *Në koncertin e organizuar për ndërrimin e viteve ishin të pranishëm rreth 4 mijë persona tek të cilët pati panik gjatë të shtënave.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
3 MUAJ ME PARE

Të shtënat me armë te ‘Cinco Cavalli’, autor Mir Pepa ish-bashkëshorti i Mariela Berishës! ‘Molla e sherrit’ me blogeren

Të shtëna me armë zjarri te ‘Cinco Cavalli’, reperi
Foto: Mir Pepa, në mes blogerja Klea Prenga dhe motrat Antonela dhe Mariela Berisha

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në një klub nate në Tiranë në orët e para të 2025-ës. Raportohet se personi që ka qëlluar me armë zjarri në momentin kur performonte reperi Arkimed Lushaj (Stresi), ka qenë Jetmir Pepa.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për publikun pasi Mir Pepa u përmend edhe gjatë ngjarjes së ndodhur në korrik të shkuar kur ish-bashkëshortja e tij Mariela Berisha së bashku me të motrën, shpërfytyruan blogeren Klea Prenga duke e goditur me gotë qelqi në fytyrë.

Mir Pepa njihet si biznesmen në fushën e ndërtimit dhe personazh jo pak problematik për policinë. Në njoftimin zyrtar nuk u dhanë as gjeneralitetet e tij, si duket për çështje hetimi, ndërsa ende vijon puna për kapjen e biznesmenit. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

Të shtënat me armë gjatë performancës së reperit në ‘Cinco Cavalli’, policia me reagim zyrtar

Të shtëna me armë zjarri te ‘Cinco Cavalli’, reperi

Pasi ka kaluar një ditë nga ngjarja e ndodhur brenda ambienteve të klubit ‘Cinco Cavalli’ në kryeqytet ku pati të shtëna me armë zjarri, policia ka dalë me njoftim zyrtar.

Më herët Versus.al publikoi videon duke raportuar se pavarësisht të shtënave me armë zjarri gjatë performancës së reperit Stresi dhe panikut të krijuar mes mijëra të pranishmve, nuk kishte reagim zyrtar nga blutë.

Në njoftimin e shpërndarë bëhet me dije se janë marrë në pyetje disa persona për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, ndërsa autori i të shtënave me armë zjarri ende nuk është kapur. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Reagimi i plotë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamërave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri te 'Cinco Cavalli', policia fsheh ngjarjen? Mijëra persona në panik

Të shtëna me armë zjarri te ‘Cinco Cavalli’, reperi

Tiranë- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në natën e ndërrimeve të viteve në koncertin e zhvilluar nga klubi i natës ‘Cinco Cavalli’.

Mësohet se gjatë aktivitetit që kishte të ftuar emra të njohur si Alban Skenderaj, Noizy, Dafina Zeqiri dhe Stresi, festa është ndërprerë nga të shtënat e papritura me armë zjarri.

E gjithë ngjarja ka shkaktuar panik te të ftuarit që mësohet të kenë qenë rreth 4 mijë persona. Në videon e publikuar, dëgjohet teksa të shtënat kanë ndodhur gjatë performancës së reperit Stresi.

Ky i fundit është detyruar të ndërpresë këngën dhe të largohet menjëherë nga skena. Edhe Dafina Zeqiri ka refuzuar të dalë për të performuar pas këtij incidenti. Ndërsa ajo çfarë është me e çuditshme është fakti se nuk ka asnjë reagim nga ana e policisë për ngjarjen e ndodhur brenda një eventi ku duhej të kishte masa më të forta sigurie. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: