Live Updates /

“TikTok u mbyll, mos përdorni VPN se hakerat ju bëjnë namin”, Rama: Nga janari i 2026-ës, paga minimale 500 euro

*Kreu i qeverisë Edi Rama e nisi komunikimin “direkt” me ndjekësit në rrjetet sociale duke dhënë njoftimin se kanë përfunduar procedurat për mbylljen e TikTok. Ndërsa paralajmëroi të gjithë ata persona që hyjnë me VPN falas se të dhënat e tyre janë në rrezik pasi ka hakerime masive. *Ndër të tjera foli edhe për projekte të qeverisë, si ai i hekurudhës Tiranë-Durrës, duke e arsyetuar mungesën e ndërtimit të hekurudhave të tilla në vend me faktin se kur PS erdhi në pushtet e gjeti shtetin “të zhytur në borxhe”. *Më tej duke iu përgjigjur një komentuesi lidhur me pagat, Rama tha se duke nisur nga janari i 2026-ës, paga minimale do të jetë 500 euro.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
3 DITE ME PARE

Rama premton rritjen e pagës minimale: Nga janari i 2026-ës, do jetë 500 euro

“TikTok u mbyll, mos përdorni VPN se hakerat ju bëjnë

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit “direkt” me qytetarët në rrjetet sociale, tha se duke nisur nga janari i 2026-ës, do të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për të vendosur pagë minimale 500 euro.

Komentin e bëri teksa i ktheu përgjigjie njërit prej komentuesve i cili ankohej për faktin se pagat në Shqipëri kanë mbetur më të ulëtat në rajon, ashtu siç ishin para se PS të vinte në pushtet.

“Ca të të them ty, të them që kur ne morëm detyrën pagën mesatare në sektorin publik e kishim 372 euro, sot në 2024 e mbyllëm me 1 mijë euro pagën mesatare. Kemi bërë një rritje shumë të lartë, po të them që pagën mesatare të përgjithshme e kishim 322 euro dhe sot e kemi 830 euro e përgjithshmja. Po pagën minimale. E kishim 157 euro, e kemi 400 euro. Dhe në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do futet në efekt nga janari 2026. Shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale sot”, tha Rama. Versus.al

3 DITE ME PARE

“12 vite në pushtet, s’bëre asnjë hekurudhë”, Rama-komentuesit: Gjërat bëhen me radhë

“TikTok u mbyll, mos përdorni VPN se hakerat ju bëjnë

Një prej komentuesve në rrjetet sociale i theksoi Ramës faktin se në 12 vite nuk ka ndërtuar një hekurudhë në vend.

Ndërsa kreu i qeverisë iu përgjigj duke thënë se gjërat bëhen me radhë dhe se kur PS erdhi në pushtet, shteti ishte i mbushur me borxhe.

“Nuk bëjmë trena, ne bëjmë hekurudha. Hekurudha në Durrës është drejt përfundimit,. Janë një sërë projektesh të tjera që janë pjesë e mandatit të katërt sepse gjërat me radhë. Ore zotëri ne nuk kishim rrugë për të shkuar në aeroport, e kishim buxhetin gropë. Kompanitë rrinin me një këmbë si gjysmagjela sepse nuk i kishte paguar qeveria për kontrata, qindra miliona euro borxhe. Ne hekurudhat i kemi nisur dhe do i bëjmë sepse kemi marrë financime nga BE. Por duhet të futemi në BE që të kemi buxhet ekstra”- u shpreh Rama. Versus.al

3 DITE ME PARE

TikTok u mbyll në Shqipëri, Rama: Mos përdorni VPN falas, hakerat ju bëjnë namin me të dhënat

“TikTok u mbyll, mos përdorni VPN se hakerat ju bëjnë

Kryeministri Edi Rama e nisi komunikimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale duke dhënë lajmin se kanë përfunduar procedurat për mbylljen e rrjetit social “TikTok”.

Ndërsa paralajmëroi të gjithë ata persona që hyjnë me anë të një VPN-je falas, se në këtë mënyrë rrezikojnë shumë pasi hakerat do të mund të kishin akses në të dhënat e tyre.

“Së pari një lajmërim. Procedura për mbylljen e TikTok-ut kapërfunduar për telefonat smart. Nga ana tjetër dua që të gjithë ta dinë se mënyra për t’ju shmangur duke përdorur VPN falas, është shumë e rrezikshme pasi përmes kësaj VPN-je, hakerat bëjnë naming në grabitjen e të dhënave të telefonit.  Kini parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë”- deklaroi Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: