Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në komunën e Porcarit të Italisë ku 4 anëtarë të një familje shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit pas një defekti në kaldajë. *Viktimat janë kryefamiljari Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida 42 vjeçe dhe 2 fëmijët e tyre, Hajdar, 23 vjeç dhe Xhesika, 15 vjeçe. *Familja shqiptare kishte 5 muaj që ishte transferuar në banesën trekatëshe. Mediat italiane shkruajnë se në momentin që autoritetet kishin hyrë brenda banesës, kishin gjetur tryezën e shtruar. Mesa dukej po përgatiteshin të hanin darkë, para se të ndodhte tragjedia. *Ngjarja u pikas nga xhaxhai i fëmijëve, i cili kishte shkuar në banesë pasi asnjëri prej tyre nuk i ishte përgjigjur në telefon.
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali njëjtë me atë 34 viteve më parë, 4 familjarët vd*qën pas rrjedhjes së gazit
Pas tragjedisë të ndodhur mbrëmë në zonën e Luccas në Itali, mediat e shtetit fqinj kanë gjetur edhe një ngjarje të njëjtë të ndodhur 34 vite më parë me një familje italiane.
Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 1992 në të njëjtën zonë kur 4 anëtarë të një fëmilje vdiqën si pasojë e rrjedhjes së gazit nga defekti i kaldajës brenda banesës.
Viktimë mbetën Raffaello Malanca, një shofer bashkie 46-vjeç; gruaja e tij, Piera Calistri, shtëpiake 45-vjeça; dhe vajzat Ilaria dhe Greta, 17 dhe 14 vjeç.
Trupat e tyre të pajetë u zbuluan nga i dashuri i vajzës së madhe. Teksa shkoi në shtëpi për drekë, ai nuk gjeti askënd që t'i hapte derën dhe njoftoi zjarrfikësit. Kur zjarrfikësit hynë brenda gjetën nënën dhe vajzat ende në shtretërit e tyre, ndërsa babai ishte shtrirë në dyshemenë e banjës.
Disa ditë para kësaj tragjedie, të gjithë ishin ankuar për të përziera dhe lodhje, Giuseppe Malanca (babai i 46-vjeçarit) , i cili ishte ndjerë keq dhe ishte shtruar në spital për një embolizëm pulmonar, duke i shpëtuar kështu tragjedisë. Versus.al
Publikohen emrat e 4 anëtarëve të familjes shqiptare që humbën jetën nga gazi! Tryeza u gjet e shtruar

Janë zbardhur emrat e anëtarëve të familjes shqiptare të cilët humbën jetën mbrëmjen e djeshme në komunën e Porcarit në Itali si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Viktimat janë, kryefamiljari Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida 42 vjeçe dhe 2 fëmijët e tyre, Hajdar, 23 vjeç dhe Xhesika, 15 vjeçe.
Shkak për tragjedinë u bë një defekt në kaldajë që shkaktoi më pas rrjedhjen e gazit. Autoritetet italiane kanë bërë me dije se në momentin që kishin hyrë në banesë kishin gjetur tryezën e shtruar, gjë që tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë. Versus.al
Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, humbin jetën prindërit dhe 2 fëmijët! Shkak rrjedhja e gazit
Itali- Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në komunën e Porcarit, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare humbën jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e tyre. Të vdekur kanë mbetur dy prindërit babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe si dhe dy fëmijët e tyre, djali 22 vjeçar dhe vajza e mitur, 15 vjeçe.
Sipas mediave italiane, xhaxhai ka shkuar në banesën e viktimave pasi asnjëri prej tyre nuk po i përgjigjej në telefon. Kur ka parë gjendjen, ai ka tentuar t'i zgjojë, por ka rezultuar e kotë. Për pasojë edhe ai po merr ndihmë mjekësore në spital. Dyshohet se rrjedhja e gazit ka ardhur nga kaldaja e cila ishte me defekt.
Edhe dy karabinierët që arritën të parët për të ndërhyrë, pësuan helmim të lehtë. Hetuesit dyshojnë se gazi mund të jetë përhapur në të gjithë shtëpinë dhe anëtarët e familjes e kanë patur të pamundur të reagonin në kohë. Versus.al

