Çfarë do të gjeni në brendësi
*Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi në orët e vona të mbrëmjes se ka arritur një marrëveshje për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit për t’u dhënë fund bombardimeve përgjatë 12 orëve të ardhshme dhe më pas për të vendosur një paqe të përhershme. *Arritja e armëpushimit u njoftua edhe nga të dy vendet në konflikt të cilat u përpoqën ta paraqisnin si sukses të sulmeve të tyre. *Armëpushimi ishte caktuar që të hynte në fuqi në orën 07:00 ndërsa më herët Irani kishte bombarduar një tjetër zonë në Izrael duke shkaktuar 6 viktima. Por argumenti ishte se armëpushimi nuk kishte hyrë në fuqi. *Pas orëve të para të mëngjesit, Izraeli pretendoi sërish se Irani kishte shkelur armëpushimin duke lëshuar dy raketa drejt tyre. Ministrat izraelitë paralajmëruan për pasoja të rënda. Ndërsa Irani e mohoi diçka të tillë duke thënë se raketat nuk janë lëshuar prej tyre.
"Mos hidhni bomba në Iran", Trump paralajmëron Izraelin: Kthejini pilotët mbrapsht tani!
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar pas pretendimeve të Izraelit se Irani ka thyer armëpushimin duke goditur me raketa. Trump shprehet në “Truth Social” se Izraeli nuk duhet kurrsesi të kryejë sulme, ndërsa urdhëron pilotët izraelitë të kthehen mbrapsht pa hedhur bomba në Iran.
Presidenti i SHBA-së shkruan: "IZRAEL. MOS I HIDH ATO BOMBA. NËSE E BËN, ËSHTË NJË SHKELJE E MADHE. SILLNI PILOTËT TUAJ NË SHTËPI, TANI!"
Paralajmërimi vjen pas një armëpushimi të rënë dakord midis Iranit dhe Izraelit, i cili hyri në fuqi herët këtë mëngjes. Marrëveshja u ndërmjetësua nga SHBA-të dhe Katari. Por Trump thotë se si Irani ashtu edhe Izraeli e kanë shkelur armëpushimin. Versus.al
“Teherani do të digjet”, Izraeli pretendon për thyerje armëpushimi, Irani: S’kemi lëshuar raketa

Zyrtarët izraelitë kanë reaguar ashpër pasi ushtria pretendoi se Irani kishte shkelur armëpushimin duke lëshuar raketa të tjera. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz ka urdhëruar ushtrinë që të përgjigjet me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit.
“Forcat e Mbrojtjes të Izraelit të përgjigjen me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani me sulme intensive kundër objektivave të regjimit në zemër të Teheranit"- ka deklaruar Katz.
Njëjtë ka reaguar edhe ministri i financave të vendit, i njohur si anëtar i ekstremit të djathtë.
"Teherani do të dridhet", shkruan Bezalel Smotrich, një aleat kyç i kryeministrit Benjamin Netanyahu, në X.
Nga ana tjetër, Irani mohon që ta ketë thyer armëpushimin e vendosur duke thënë se nuk ka lëshuar asnjë raketa ndaj Izraelit siç pretendohet nga ushtria. Versus.al
Irani shkel armëpushimin, ushtria izraelite: Ka lëshuar breshëri raketash ndaj nesh
Ushtria izraelite ka pretenduar se Irani ka shkelur armëpushimin e hyrë në fuqi gjatë orëve të mëngjesit të sotëm. Sipas mediave ndërkombëtare, Izraeli thotë se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë identifikuar raketa të lëshuara nga Irani dhe se po punohet për të neutralizuar kërcënimet.
“Kemi identifikuar breshëri raketash në veri të vendit”- thuhet në pretendimin e ushtrisë.
Qytetarëve u është bërë thirrje që të futen në strehimore dhe të qëndrojnë atje deri në një njoftim të mëtejshëm.
Nga ana tjetër, Irani nuk ka patur asnjë reagim mbi këtë pretendim të Izraelit. Ministri i Jashtëm pati deklaruar më parë se Irani do të ndalte sulmet vetëm nëse Izraeli do të bënte të njëjtën gjë. Versus.al
Kjo vjen pasi Izraeli tha se ishte dakord me armëpushimin. Ministri i jashtëm i Iranit tha më parë se do t'i ndalte sulmet e tij vetëm nëse Izraeli bënte të njëjtën gjë. Versus.al
Armëpushimi i vendosur, palët pretendojnë për fitore, Izraeli: Arritëm objektivat tona!

Izraeli tha se ra dakord me propozimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për armëpushim pas sukseseve të tij ushtarake në Iran, në një deklaratë në emër të qeverisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Në deklaratë thuhet se Izraeli kishte arritur objektivat e vendosura dhe madje edhe shumë më tej pas rreth 2 javësh sulmesh ndaj Iranit.
"Izraeli ka eliminuar një kërcënim ekzistencial të menjëhershëm dhe të dyfishtë si në fushën bërthamore ashtu edhe në fushën e raketave balistike. Përveç kësaj, IDF ka arritur kontroll të plotë ajror mbi qiellin e Teheranit, i ka dhënë një goditje të rëndë udhëheqjes ushtarake iraniane dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva kyçe të regjimit në Iran”- thuhet në deklaratë.
Izraeli falënderoi Trumpin dhe SHBA-në për mbështetjen e saj ushtarake "në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian".
"Izraeli do t'i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit", shtohet më tej në deklaratë.
Ndërsa më herët, media iraniane e njoftoi armëpushimin si të iniciuar nga pala izraelite duke pretenduar se kishin qenë të detyruar pasi kishin parë fuqinë e Iranit. Versus.al
Trump njoftoi paqe, 4 të vd*kur nga raketat e Iranit në Izrael! Media iraniane: Raketat e fundit para armëpushimit
Izraeli lëshoi ââgjashtë alarme duke paralajmëruar për valë të ndara raketash iraniane gjatë natës dhe deri të martën në mëngjes sipas orës lokale, në orët para se të hynte në fuqi një armëpushim midis dy vendeve, i njoftuar nga presidenti i SHBA Donald Trump.
Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan vazhdimisht në të gjithë Izraelin ndërsa Irani qëlloi breshëri të shumta raketash drejt vendit, duke vrarë të paktën katër persona në qytetin jugor të Beer Sheva.
Gjatë gjithë natës dhe deri në mëngjes, banorëve në të gjithë Izraelin iu tha vazhdimisht të strehoheshin pasi raketat hyrëse u zbuluan nga mbrojtja ajrore e Izraelit. Pak pasi disa banorë lanë bunkerët e tyre, sirenat u dëgjuan përsëri duke i udhëzuar ata të ktheheshin.
Valët e raketave erdhën pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se një armëpushim ishte shpallur midis Iranit dhe Izraelit. Ndërsa media shtetërore iraniane ka bërë me dije se këto ishin raketat e planifikuara para se të hyjë në fuqi armëpushimi. Versus.al
Paqe mes Izraelit dhe Iranit! Trump njofton armëpushimin e arritur: Zoti i bekoftë! Ma kërkuan njëkohësisht

Izraeli dhe Irani kanë arritur një marrëveshje për paqe, të paktën përkohësisht. Lajmin e njoftoi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i cili bëri me dije mbrëmjen e djeshme se të dy vendet i ishin drejtuar për të bërë të mundur vendosjen e paqes mes tyre.
Pasi njoftoi marrëveshjen e armëpushimit, Trump reagoi nëpërmjet një postimi në Truth Social ku shkroi: “Izraeli dhe Irani erdhën tek unë, pothuajse njëkohësisht, dhe thanë: ‘PAQE!’ E dija që koha ishte TANI. Bota dhe Lindja e Mesme janë fituesit e vërtetë! Të dy kombet do të shohin dashuri, paqe dhe prosperitet të jashtëzakonshëm në të ardhmen e tyre.”
“Ata kanë kaq shumë për të fituar, por edhe kaq shumë për të humbur nëse largohen nga rruga e drejtësisë dhe të vërtetës. E ardhmja për Izraelin dhe Iranin është e pakufizuar dhe e mbushur me premtim të madh. Zoti i bekoftë dy vendet!” shkroi presidenti.
CNN ka raportuar se Trump dhe një grup zyrtarësh të lartë diplomatikë dhe të sigurisë punuan me ritëm të lartë prapa skenave për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund konfliktit midis Iranit dhe Izraelit në orët pasi Irani nisi një sulm me raketa në një bazë amerikane në Katar.
Çastet para postimit të Trump, ushtria izraelite tha se kishte identifikuar raketa të lëshuara drejt Izraelit nga Irani dhe tha se sistemet e saj mbrojtëse ishin aktivizuar. Media shtetërore iraniane njoftoi të martën sipas orës lokale se një armëpushim i është "imponuar armikut" pas përgjigjes ushtarake të vendit ndaj "agresionit amerikan".
Trump deklaroi më herët se armëpushimi nis nga ora 07:00 e mëngjesit dhe pas 12 orësh lufta do të konsiderohet e përfunduar dhe ky rezultat do të përshëndetjet nga e gjithë bota.
“Me supozimin se gjithçka funksionon siç duhet, dhe se do të funksionojë, do të doja të përgëzoja të dy vendet, Izraelin dhe Iranin, për qëndrueshmërinë, guximin dhe inteligjencën që patën për t’i dhënë fund asaj që duhet të quhet ‘LUFTA 12-DITORE’”, shkroi Trump në postim. Versus.al







