Live Updates /

Vdes i riu në Elbasan, i plas në duar tritoli që tentoi t’ja vendoste makinës së rivalit! ‘Shënjestra’ emër i njohur për policinë

*Një 24 vjeçar ka mbetur i vdekur orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit në tentativë për t’i vendosur tritol mjetit tip “Volksëagen” në pronësi të Renato Çepës. *Lënda plasëse i ka shpërthyer në duar të riut Kristi Balukja, duke i shkaktuar plagë të shumta. Më pas i riu ka ndërruar jetë në spitalin rajonal. *Mjeti pësoi gjithashtu dëmtime të shumta. Ndërsa “shënjestra” e atentatit Renato Çepa rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë në fushën e lëndëve narkotike. Policia e ka identifikuar më herët si person me lidhje të forta me Emiljano Ramazanin, emër i njohur i botës së krimit që u vra 4 vite më parë në Elbasan. *Dyshohet se edhe viktima ishte pjesë e një grupi kriminal, ndërsa po hetohen mundësitë e një konflikti mes të dyve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një 24 vjeçar ka mbetur i vdekur orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit në tentativë për t’i vendosur tritol mjetit tip “Volksëagen” në pronësi të Renato Çepës. *Lënda plasëse i ka shpërthyer në duar të riut Kristi Balukja, duke i shkaktuar plagë të shumta. Më pas i riu ka ndërruar jetë në spitalin rajonal. *Mjeti pësoi gjithashtu dëmtime të shumta. Ndërsa “shënjestra” e atentatit Renato Çepa rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë në fushën e lëndëve narkotike. Policia e ka identifikuar më herët si person me lidhje të forta me Emiljano Ramazanin, emër i njohur i botës së krimit që u vra 4 vite më parë në Elbasan. *Dyshohet se edhe viktima ishte pjesë e një grupi kriminal, ndërsa po hetohen mundësitë e një konflikti mes të dyve.

4 Postime
5 MUAJ ME PARE

EMRI/ Identifikohet i riu që vdiq në tentativë për të vendosur tritolin në Elbasan! “Shënjestra” lidhje me personazhe të botës së krimit

Vdes i riu në Elbasan, i plas në duar tritoli që tentoi
Pamje nga vendi i ngjarjes dhe Kristi Agron Balukja

Kristi Agron Balukja është 24 vjeçari i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në tentativën për t’i vendosur tritol makinës së 40 vjeçarit Renato Çepa me të cilin dyshohet se ka pasur një konflikt të vjetër për të cilin po heton policia. 

Ky i fundit rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e lëndëve narkotike.  Gjithashtu rezulton i skeduar nga policia për lidhje me të ndjerin Emiljano Ramazani të vrarë katër vite më parë si edhe me personazhe të tjera të botës së krimit.

Emiljano Ramazani ka qenë një eksponent i dalluar i krimit në qytet, që njihej për lidhjet e tij me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Ai u qëllua për vdekje, më 20 korrik 2020, vetëm pak momente pasi ishte ndalur me makinën e tij në sheshpushimin e pallatit ku banonte në vendin e njohur si ‘Rrethrrotullimi i Luleve’ në Elbasan. Versus.al

 

5 MUAJ ME PARE

Tentativa për t’u hedhur tritol rivalëve u mori jetën aksidentalisht, dy raste brenda pak muajsh

Vdes i riu në Elbasan, i plas në duar tritoli që tentoi
Vendngjarja në Elbasan dhe biznesmeni Armand Nelaj që vdiq në Sarandë

Atentate të dështuara me tritol që u sjellin vdekjen vetë autorëve që tentojnë t’i vendosin ndaj rivalëve të tyre. Sot në Elbasan u regjistrua rasti i dytë i një atentëti të dështuar me tritol ku përveç dështimit, humbi jetën edhe vetë autori 24 vjeçar që tentoi t’ja vendoste makinës në pronësi të Renato Çepës.

Të riut, i plasi në duar sasia e tritolit duke i shkaktuar plagë të rënda, si pasojë e të cilave ndërroi jetë më pas në spitalin rajonal të Elbasanit. Shkaqet e tentativës për t’i vendosur tritol Çepës ende po hetohen, por dyshohet se mes tij dhe viktimës ka pasur një konflikt të mëparshëm.

Një rast i ngjashëm me këtë të fundit, ishte edhe ai i vdekjes së 52 vjeçarit Armand Nelaj mbrëmjen e 24 qershorit. Biznesmeni u gjet i vdekur në det dhe fillimisht u dyshua se shkak kishte qenë shpërthimi i bombulës së oksigjenit që ai mbante me vete. Por pas një muaji hetimesh, u zbuluase Nelaj kishte vdekur nga sasia e tritolit të cilën ai e kishte marrë për ta vendosur poshtë një anije turistike e cila bënte linjën “Sarandë-Korfuz”. Në bashkëpunim me mikun e tij biznesmenin Eridon Muho të dy kishin planifikuar shkatërrimin e anijes për shkak të konkurrencës që u bënte bizneseve të tyre.

Mesnatën e 24 qershorit, biznesmeni Armand Nelaj nëpërmjet një varke të vogël u nis drejt portit të Sarandës ku më pas u zhyt së bashku me lëndën plasëse duke u drejtuar tek anija “Fenikes Lines” në pronësi të Andrea Qirjakos. Por pa mbërritur ende tek anija, diçka i shkoi keq dhe lënda plasëse i shpërtheu aksidentalisht duke e lënë të vdekur 52 vjeçarin. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ I shpërtheu tritoli në duar dhe ndërroi jetë, i riu në Elbasan pjesë e një grupi kriminal

Vdes i riu në Elbasan, i plas në duar tritoli që tentoi
Foto nga vendi ku ndodhi ngjarja

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në Elbasan në orët e para të mëngjesit të sotëm ku një 24 vjeçar humbi jetën pasi një sasi tritoli i shpërtheu aksidentalisht në duar teksa po përpiqej ta vendoste në mjetin tip “Volkswagen”.

Më herët u mësua se mjeti është në pronësi të Renato Çepës. Ndërsa dyshohet se viktima që po tentonte të vendoste lëndën plasëse, është anëtar i një grupi kriminal.

Policia po heton për një konflikt të mundshëm mes pronarit të makinës dhe të riut 24 vjeçar që ndërroi jetë në spital pas plagëve të rënda të marra. Versus.al



5 MUAJ ME PARE

Vdes 24 vjeçari në Elbasan, po i vendoste eksploziv një makine, i shpërtheu aksidentalisht

Vdes i riu në Elbasan, i plas në duar tritoli që tentoi
Foto nga vendngjarja

Elbasan- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në lagjen “Shënkoll” ku një 24 vjeçar ka ndërruar jetë pas shpërthimit të sasisë të tritolit që po përpiqej ta vendoste në mjetin tip “Volkswagen” në pronësi të Renato Çepës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm dhe sasia e lëndës plasëse i ka shpërthyer të riut aksidentalisht. Për pasojë, 24 vjeçari ndërroi jetë në spitalin rajonal të Elbasanit.

Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të detajeve të rastit. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: