Çfarë do të gjeni në brendësi
*Pas 20 orësh nga ngjarja e rëndë e ndodhur brenda një lokali në Ndroq ku Julian Gjoshi vrau me armë zjarri 50 vjeçarin Alfred Dedja, është gjetur mjeti tip “Benz ML” me të cilin autori u largua nga vendngjarja. 27 vjeçari vijon te jetë i arratisur pavarësisht se dje identifikimi i tij u bë në kohë rekord. Ndërsa në makinë nuk u gjet as arma e krimit. *Dëshmitarët kanë zbuluar se viktima ka qenë duke drektuar me miqtë e tij në momentin kur Julian Gjoshi kishte hyrë në lokal dhe ishte ulur në një tavolinë veçmas. Në momentin kur 50 vjeçari Alfred Dedja ishte ngritur dhe kishte shkuar pranë tij për t’i dhënë dorën, autori e qëlloi me armë zjarri pa e nxjerrë nga xhupi që mbante veshur. *Pas krimit, mori mjetin “Benz ML” dhe u arratis drejt Durrësit. Makina u gjet sot në Shkëmbin e Kavajës, ndërsa ende nuk është arritur kapja e të riut, i cili rezulton të jetë edhe kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajri, kreu i klanit “Hajri” në Shijak. *Nga ana tjetër, viktima ka qenë më herët menaxher në resortin “Golden” në pronësi të Altin Hajrit. Ai njihej me nofkën “Daku”, ndërsa më herët kishte qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike. Dyshohet se konflikti mes tij dhe autorit, ka qenë për prishje pazaresh droge. *Autori i vrasjes së Alfred Dedjas është dorëzuar ditën e sotme në ambientet e policisë.
Vrasja në Ndroq, autori shfaqe çrregullime mendore në polici
Autori i krimit të djeshëm, 26-vjeçari Julian Gjoshi është dorëzuar në polici ditën e sotme pasi dyshohet se qëlloi për vdekje me armë zjarri Alfred Dedjan ditën e djeshme.
Grupi hetimor dyshon nga hetimet e deritanishme se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës gjatë kohëve të fundit.
Mësohet se Gjoshi ka shfaqur çrregullime gjatë dorëzimit të tij tek autoritetet.
Sa i përket armës së krimit, ajo është sjellë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë nga avokati i 26-vjeçarit.
Krimi në Ndroq/ SPAK përgënjeshtron Berishën: Alfred Dedja nuk ka qenë dëshmitar në vrasjen e Jan Prengës
SPAK ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili gjatë ditës së sotme u shpreh se, Julian Gjoshi ekzekutoi Alfred Dedjan, dëshmitarin kyç në vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në kompleksin ‘Gold’ në pronësi të Altin Hajrit.
Reagimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar hedh poshtë deklaratat e pavërteta që e lidhin A.D, viktimën e krimit të kryer mbrëmë në Ndroq me një ngjarje që daton në vitin 2020, e cila hetohet prej saj.
Mbështetur mbi hetimet e kryera nga SPAK deri në këtë fazë, në kuadër të procedimit penal nr.60 të vitit 2020, personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, A.D nuk rezulton të jetë dëshmitar apo të kishte lidhje me pengmarrjen, ekzekutimin dhe fshehjen e trupit të viktimës Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2020. Emri i tij nuk rezulton të ketë qënë i përfshirë në listën e punonjësve apo dhe listëpagesat e kompleksit ‘Golden’, në Shijak, pronësi e Altin Hajrit, në kohën e kryerjes së krimit.
I pandehuri Altin Hajri, pronar i kompleksit ‘Golden’ akuzohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga. Ai është në masë sigurimi ‘arrest me burg’ në mungesë dhe çështja në ngarkim të tij po gjykohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në gjykim janë Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi, të cilët kanë urdhëruar rrëmbimin e tij; Martin Bleta dhe Korado Kështenja që organizuan pengmarrjen ndërsa ekzekutimin Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, të cilët e dërguan viktimën pas rrëmbimit, në kompleksin ‘Golden’.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka drejtuar disa kërkesa zyrtare strukturave të policisë, si organi përgjegjes për ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit, Altin Hajri.
Vrasja me armë zjarri në Ndroq, vetëdorëzohet autori
Autori i vrasjes së Alfred Dedjas është dorëzuar ditën e sotme në ambientet e policisë.
Sipas njoftimit të policisë, Julian Gjoshi u vetëdorëzua pas ushtrimeve të kontrollove të shumta si dhe të bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qendruar i fshehur.
Vrasja e Afred Dedjas ndodhi ditën e djeshme në Ndroq teksa viktima po ishte në një lokal me disa miq të tij. Në momentin kur 50 vjeçari Alfred Dedja ishte ngritur dhe kishte shkuar pranë tij për t’i dhënë dorën, autori e qëlloi me armë zjarri pa e nxjerrë nga xhupi që mbante veshur. Pas krimit, mori mjetin “Benz ML” dhe u arratis drejt Durrësit ndërsa makina u gjet sot në vendin e quajtur 'Shkëmbi i Kavajës'
Njoftimi i Policisë
Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.
Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak.
Për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për sigurimin dhe sekuestrimin e provave dhe kapjen e ndalimin e autorit, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Tiranë, kanë punuar me profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe strukturat e tjetra të Policisë së Shtetit.
Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor./Versus.al
VIDEO/ Vrasja e Alfred Dedjas, policia gjen makinën e autorit

Policia ka gjetur makinën tip ‘ML’ me të cilën Julian Gjoshi u largua pas së vrasjes së Alfred Dedjas.
Makina është gjetur në zonën e njohur Shkëmbi i Kavajës, ndërkohë që arma me të cilin Gjoshi kreu krimin nuk është gjetur.
Si viktima ashtu edhe autori njiheshin me njëri tjetrin dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
50 vjeçari Alfred Dedja, kishte punuar më parë si menaxher në kompleksin “Golden” në pronësi të të shumëkërkuarit Altin Hajri i cili është edhe kunati i autorit që kreu krimin në Ndroq. Madje Julian Gjoshi është përmendur edhe në komunikimet e Altin Hajrit me ish-deputetin e PS Jurgis Çyrbja të cilit i kërkon të ndërhyjë për të liruar të riun që ishte kapur me armë pa leje.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Ndroq, është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm.
Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj./Versus.al
Shkoi t’i jepte dorën, por kunati i Altin Hajrit e qëlloi me 2 plumba! Detaje nga vrasja në Ndroq, viktima njihej si “Daku”

Tiranë- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme brenda një lokali në Ndroq ku u vra 50 vjeçari Alfred Dedja.
Ky i fundit po konsumonte një drekë me disa miq të tij, ndërsa autori Julian Gjoshi ka hyrë më vonë në lokal dhe është ulur vetëm në një tjetër tavolinë. Viktima është ngritur nga tavolina ku ishte ulur dhe sapo është afruar tek Julian Gjoshi për t’i dhënë dorën, 27 vjeçari e ka qëlluar me 2 plumba duke e lënë të vdekur në vend. Sipas dëshmitarëve, viktima dhe autori ishin miq dhe e frekuentonin shpesh lokalin "Kështjella" ku ndodhi ngjarja.
Ndërkohë kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja e ndodhur në mes të ditës, pavarësisht se autori u identifikua në kohë rekord pasi ishte i pamaskuar, policia ende nuk ka rënë në gjurmë të tij, paçka se kishte edhe informacionin e vlefshëm se u largua nga vendngjarja me një automjet tip “Benz ML”.
Si viktima ashtu edhe autori njiheshin me njëri tjetrin dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. 50 vjeçari Alfred Dedja, kishte punuar më parë si menaxher në kompleksin “Golden” në pronësi të të shumëkërkuarit Altin Hajri i cili është edhe kunati i autorit që kreu krimin në Ndroq. Madje Julian Gjoshi është përmendur edhe në komunikimet e Altin Hajrit me ish-deputetin e PS Jurgis Çyrbja të cilit i kërkon të ndërhyjë për të liruar të riun që ishte kapur me armë pa leje.
Viktima Alfred Dedja, njihej me pseudonimin “Daku” ndërsa së fundmi jetonte mes Italisë dhe Shqipërisë. Më herët kishte punuar si menaxher i resortit të Altin Hajrit, ku dyshohet se u vra dhe u zhduk Jan Prenga në janar të 2020-ës. Versus.al








