Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një pikë këmbimi valutor në zonën “5 Maji” është grabitur me armë zjarri mëngjesin e sotëm. *Luan Maci, 42 vjeç hyri i armatosur hyri në pikën e këmbimit që ndodhej brenda qendrës tregtare Concord dhe mori 120 mijë lekë nën kërcënimin e armës. *42 vjeçari u arrestua disa orë pasi ngjarjes
I drejton armën punonjëses dhe më pas merr paratë, publikohen pamje të reja nga grabitja e 'Exhcange' në Tiranë

Një grabitje e shpejtë dhe me armë ndodhi të enjten në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare në Tiranë, ku një 42-vjeçar, Luan Maçi, vodhi rreth 3 milionë lekë.
Sipas policisë, Maçi hyri në dyqan me kapuç në kokë, doreza plastike blu në duar dhe të veshur me tuta të errëta. Ai goditi me shkelma ndarjen prej xhami ku ndodhej shitësja dhe më pas nxori pistoletën, duke i kërkuar paratë. Punonjësja, e frikësuar, ia dorëzoi kartëmonedhat përmes hapësirës së vogël në banak, ndërsa disa prej tyre ranë në dysheme. Grabitësi u largua duke lënë disa kartëmonedha të shpërndara.
Menjëherë pas sinjalizimit, policia e Komisariatit Nr.4 lokalizoi dhe arrestoi autorin në Tiranë. Ai dyshohet të ketë kryer veprime të ngjashme edhe më parë.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi armën e zjarrit (pistolete), një pjesë të parave të vjedhura dhe rrobat që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes. Rasti është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”. Vodhi rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, në një qendër tregtare, duke kanosur punonjësen, me armë zjarri pistoletë, identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet 42-vjeçari. 42-vjeçari, me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura dhe veshja e përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit: -L. M., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se duke kanosur punonjësen, me arme zjarri pistoletë, ka vjedhur rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare, në rrugën “5 Maji”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme" /Versus.al
Publikohet fotoja e 42 vjeçarit që vodhi pikën e këmbimit valotur në qendrën Concord

Person që shihni në foton e mëposhtme është 42 vjeçari, Luan Maci, i cili grabiti ditën e sotme një pikë të këmbimit në qëndrën Concord në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, 42 vjeçari, hyri në ambientet e pikës “Exchange” dhe nën kërcënimin e armës mori 120 mijë lekë.
Pas ngjarjes, u largua me një motor që e kishte parkuar jashtë qendrës tregtare.
Pas ngjarjes, u largua me një motor që e kishte parkuar jashtë qendrës tregtare por u arrestua disa orë pas ngjarjes./Versus.al
Arrestohet autori që grabiti pikën e këmbimit në Tiranë
Është arrestuar autori i dyshuar i grabitjes me armë të ndodhur ditën e sotme në një pikë këmbimi valutor në qendrën tregtare “Concord”, në Tirana.
Sipas informacioneve paraprake, Luan Maci 42 vjeç, hyri në ambientet e pikës “Exchange” dhe nën kërcënimin e armës mori 120 mijë lekë.
Pas ngjarjes, u largua me një motor që e kishte parkuar jashtë qendrës tregtare.
Ndërkohë, pritet që policia të japë më shumë detaje për identitetin e të arrestuarit dhe rrethanat e plota të ngjarjes./Versus.al
View this post on Instagram
Punonjësja e 'Western Union' i jep lekët nën kërcënimin e armës, del VIDEO e grabitjes te “5 Maji”

Ky është momenti kur autori i grabitjes së ndodhur në zonën e “5 Majit” merr lekët në pikën e këmbimit valutor brenda qendrës tregtare.
Videoja tregon çastet kur punonjësja nën kërcënimin e armës së zjarrit, i ka dhënë grabitësit të maskuar shumën prej 120 mijë lekësh të reja.
Pas kësaj, autori është larguar dhe ende nuk është identifikuar nga policia. Versus.al
Grabitet me armë pika e këmbimit valutor në Tiranë! Autori merr 120 mijë lekë dhe ia mbath
Tiranë- Një pikë këmbimi valutor në zonën “5 Maji” është grabitur me armë zjarri mëngjesin e sotëm.
Mësohet se një person i armatosur hyri në pikën e këmbimit që ndodhej brenda qendrës tregtare dhe mori 120 mijë lekë nën kërcënimin e armës. Autori ishte me kapuç dhe jelek.
Pas ngjarjes, u largua me një motor që e kishte parkuar jashtë qendrës tregtare. Ndërkohë, policia po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorin. Versus.al

