Live Updates /

PD ndryshon taktikë, proteston duke marshuar me molotovë nëpër kosha! ''Shi'' fishekzjarresh në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha

*Ndryshe nga protestat e tjera, protesta e sotme e Partisë Demokratike nuk pati përplasje të shumta me policinë apo persona të lënduar. Demokratët marshuan në Tirane duke u paraqitur edhe pranë policisë së shtetit, ku patën disa tensione me efektivët. Por pasi policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit u shpërndanë. *Marshimi vijoi edhe në rrugë të tjera pranë Kuvendit dhe më pas sërish tek kryeministria. Gjatë gjithë rrugës, protestuesit hodhën molotovë në kosha mbeturinash. *Berisha tha se kjo ishte një formë tjetër e protestës të cilën e konsideroi si ‘revoltë paqësore’.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ndryshe nga protestat e tjera, protesta e sotme e Partisë Demokratike nuk pati përplasje të shumta me policinë apo persona të lënduar. Demokratët marshuan në Tirane duke u paraqitur edhe pranë policisë së shtetit, ku patën disa tensione me efektivët. Por pasi policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit u shpërndanë. *Marshimi vijoi edhe në rrugë të tjera pranë Kuvendit dhe më pas sërish tek kryeministria. Gjatë gjithë rrugës, protestuesit hodhën molotovë në kosha mbeturinash. *Berisha tha se kjo ishte një formë tjetër e protestës të cilën e konsideroi si ‘revoltë paqësore’.

6 Postime
3 MINUTA ME PARE

''Kjo datë do shkruhet në histori'', Berisha: Protestuesit sulmuan vilën e ish-diktatorit se besonin që Rama ishte aty

PD ndryshon taktikë, proteston duke marshuar me molotovë

Kryedemokrati mbajti një fjalim në selinë e PD lidhur me protestën e sotme duke u shprehur se do të shkruhet në histori. Sa i takon sulmit ndaj vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Berisha tha se protestuesit sulmuan duke menduar se aty ishte Edi Rama. 

“Një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti, do të shkruhet në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë, marshi i juaj, ishte marshi i fitores, marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, ishte mesazhi më i madh që i dërguar miqve tanë në Europë dhe botë. Ishte tmerri që i kalli datën Edi Ramës.

Molotovi në vilën e Enver Hoxhës u hodh pasi protestuesit kishin informacion se në shtëpinë e diktatorit banon Edi Rama. Kjo çoi në një urrejtje të jashtëzakonshme. Por Rama nuk banonte aty, banonte te vila e Mehmet Shehut. Edi Rama të dimë ku je, në Surrel ose te Vila e Mehmet Shehut”, tha mes të tjerash Berusha. Versus.al

2 ORE ME PARE

‘’Shqipëria kundër regjimit të mullahëve në Iran’’, Rama për protestën e PD: Opozita me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës

PD ndryshon taktikë, proteston duke marshuar me molotovë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social ‘’X’’ ndërkohë që PD po zhvillon protestën e radhës në formë marshimi.

Duke publikuar foto nga sulmi i SHBA në Iran, Rama shkruan se Shqipëria është krah botës së lirë kundër regjimit të mullahëve, ndërsa e krahasoi këtë me situatën në vend duke thënë se opozita është kundër qytetarëve të Tiranës.

‘’Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës’’- shkruan Rama. Versus.al

2 ORE ME PARE

Përplasje mes policisë dhe protestuesve, hidhet gaz lotsjellës, humb ndjenjat një qytetar

PD ndryshon taktikë, proteston duke marshuar me molotovë

Protestuesit e thirrur nga PD janë përplasur me policinë para drejtorisë së përgjithshme. Efektivët kanë lëshuar ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Për pasojë një pjesë e protestuesve janë shpërndarë. Një grup prej tyre qëndroi për t’u përplasur me efektivët. Njëri prej protestuesve ka humbur ndjenjat si pasojë e gazit lotsjellës. Versus.al

2 ORE ME PARE

Protestuesit marshojnë drejt policisë, Berisha: Aty ndodhet kryebanditi Ilir Proda dhe Ergys Agasi

PD ndryshon taktikë, proteston duke marshuar me molotovë

Gjatë marshimit drejt drejtorisë së policisë së shtetit, Sali Berisha foli për mediat duke thënë se protesta e sotme do të jetë në formë marshimi. Sa i takon drejtimit për tek policia, Berisha tha se bëhet për të treguar revoltën ndaj drejtorit Ilir Proda të cilin e konsideroi si pjesë të krimit të organizuar.

‘’Sot ka formën e një marshimi në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Për t’i thënë Edi Ramës se jo një lubi, por edhe 30 lubi të largosh, do jesh vetëm ti objekti kryesor i revoltës popullore. Kazus i betejës tonë deri në largimin e tij është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me pushtetin e tij. Largimi i njërit apo tjetrit përbëjnë vetëm sjellje të dëshpëruara për të ruajtur lëkurën e tij. Asgjë nuk e mbron dot atë nga revolta popullore.

Aty është një ndër kryebanditët, Ilir Proda për t’i thënë se aq sa ka faj Edi Rama, ka edhe ai si shërbëtor. Në zyrën e tij është edhe Ergys Agasi. Kjo nuk është ndaj policëve të thjeshtë, por ndaj këtij kryebanditi.’’- tha Berisha. Versus.al

2 ORE ME PARE

Protesta e PD, pas thirrjeve para kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt Policisë së Shtetit

PD ndryshon taktikë, proteston duke marshuar me molotovë

Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit e PD nuk hodhën molotovë para godinës së kryeministrisë, por duke ndjekur skenarin e përgatitur nga drejtuesit e partisë, nisi më pas një marshim drejt drejtorisë së Përgjithshme të policisë.

Ky vendim është marrë për shkak të akuzave të vazhdueshme të Berishës dhe drejtuesve të tjerë të PD të cilët e konsiderojnë policinë si të lidhur me krimin e organizuar. Versus.al

3 ORE ME PARE

S'do ketë fjalime, nis protesta e PD para kryeministrisë! Berisha u bashkohet mijëra protestuesve

PD ndryshon taktikë, proteston duke marshuar me molotovë

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike para godinës së qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha i shoqëruar nga deputetët demokratë u nis në këmbë nga selia blu për t’ju bashkuar mijëra protestuesve të mbledhur.

Ajo çfarë është e pazakontë këtë herë është se nuk do të ketë fjalime dhe nuk ka podium të ngritur para kryeministrisë. Pritet të shihet se cili do jetë skenari i përgatitur nga drejtuesit e PD.

Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar mbi 1300 policë në terren, pavarësisht se policia nuk e mori përsipër. Versus.al

Poll