Çfarë do të gjeni në brendësi
*Policia arrestoi 24 orë me vonesë të miturin i cili dyshohet se goditi me thikë pas një sherri bashkëmoshatarin e tij, M.C. *Prindërit shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë. *Ata deklarojnë se të gjitha këto ngjarje janë pasoja të dobësimit të figurës së mësuesit dhe të familjes. *Një video e cila po qarkullon në rrjete sociale tregon të miturin duke u mburrur dhe duke reklamuar thikën e madhe me të cilën goditi për vdekje 14 vjeçarin. *Një video alarmante tregon dy të mitur që komentojnë ngjarjen e rëndë. * Njëri prej tyre shprehet se sa të vijë në Shqipëri do të vras dhe një vetë.
VIDEO/ 21 mijë tifozë nderojnë Martinin, 1 minutë heshtje në 'Air Albania'
Përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës, tifozët në "Air Albania" kanë mbajtur një minutë heshtje për futbollistin e ri të vrarë një ditë më parë.
21 mijë tifozë kanë nderuar 14-vjeçarin Martin Cani që u u vra me thikë të hënën pas një sherri me thika mes bashkëmoshatarëve.
I ndjeri ishte pjesë e Dinamos U-15 dhe ëndërronte të bëhej futbollist.
Vrasja e nxënësit, tensione në parlament, Bardhi shpërthen ndaj Manastirliut: Vrasëse, e paftyrë
Situata në Parlament është acaruar, në momentin kur po fliste Asllan Dogjani në sallën e parlamentit.
Ministrja Ogerta Manastirliu ishte ngritur nga vendi i saj dhe po diskutonte me dy ministre të tjera dhe kjo ka sjellë reagimin e Bardhit dhe deputetëve të tjerë të opozitës.
Bardhi ka lënë vendin e tij dhe ka shkuar në foltore duke i kërkuar llogari Ogerta Manastirliut për vrasjen e 14 vjeçarit.
Atë moment Manastirliu po bisedonte me zv. ministren Belinda Ballukun dhe ministren Mirela Kumbaro.
‘Hajde jep llogari, mos rri aty e bën sikur lexon.
Vrasëse, e paftyrë.
Ja kanë shtruar aty muhabetit të treja, si lare’, ishin disa prej akuzave të Gazment Bardhit ndaj Manastirliut.
Vrasja me thikë e nxënësit të ‘Fan Nolit’, qytetarët thërrasin protestë
Qytetarët kanë vendosur që të reagojnë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë tek shkolla ‘Fan Noli’, ku u vra me thikë nxënësi Martin C.
Për këtë arsye, është thirrur një protestë.
Protesta është thirrur për të enjten në orën 11:00.
Qytetarët kanë paralajmëruar për një marshim nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit.
Video alarmante/ Kushëriri i vrasësit të 14-vjeçarit: Kush na shan do e bëjmë shembull
Vrasja e të miturit 14 vjeçar, Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij pak metra larg shkollës 9 vjeçare ‘Fan Noli’ pas një sherri që kishte nisur ditë më parë ka tronditi opinionin publik.
14 vjeçari i arrestuar ka goditur disa herë me thikë Martinin, ku për shkak të plagëve të marra ndërroi dhe jetë.
Pas ngjarjes në rrjetet sociale u publikuan disa foto të 14 vjeçarit si autori i dyshuar i cili mburrej me thikën e stërmadhe teksa ishte i ulur në sediljen e pasme të një mjeti, duke treguar dhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar gjatë sulmit.
Por një këmbanë tjetër alarmin pas kësaj ngjarje tragjike është dhe një video e cila po qarkullon në rrjete sociale ku dy të mitur, kushëriri i autorit të dyshuar dhe një fëmijë tjetër komentojnë ngjarjen tragjike.
Dy të miturit jo vetëm që nuk e dënojnë ngjarjen por shprehen se kushdo që shan autorin që vrau Martinin do ta bëjnë shembull.
Njëri prej tyre duke e shoqëruar dhe me gjeste shprehet se ai duhet ta kishte goditur edhe në kokë, përveç se në zemër.
Më tragjikja nga ky bashkëbisedim është se njëri prej të miturve shprehet se sa të vijë në Shqipëri do të vras dhe një vetë./Versus.al
Kush është burri që e qëlloi? Shoferi i shkollës: Martinin të premten e rrahu një person i rritur!
Një shofer që merrte fëmijët nga shkolla "Fan Noli" për t'i dërguar ata në shtëpi dhe anasjelltas, ka treguar për News 24 se të premten e kaluar, tre ditë para vrasjes me thikë të Martin Canit, një person i rritur e kishte rrahur atë përpara shkollës.
Shoferi tregoi se Martini 14 vjeçar vetë i kishte treguar se një "burrë i madh" kishte shkuar të shkolla dhe e kishte qëlluar.
Madje, sipas shoferit një person me biçikletë është ndalur para shkollës dhe ka debatuar me fjalë me këtë shtetas, se përse ai po rrihte 14 vjeçarin.
"Martinin e kishte gjujt një burrë i madh. Fliste me ato të vetat, shante. I thashë mos shaj. I thashë dhe policëve, një burrë i madh e ka goditur të premten, nëse hapni kamerat i gjeni. Atij burri i foli një person me biçikletë, i thoshte si e qëllon ti atë djalin, kush je ti.
Dje pastaj nuk e takova dot Martinin, kur shkova unë...
Madje, sipas shoferit një person me biçikletë është ndalur para shkollës dhe ka debatuar me fjalë me këtë shtetas, se përse ai po rrihte 14 vjeçarin.
"Martinin e kishte gjujt një burrë i madh. Fliste me ato të vetat, shante. I thashë mos shaj. I thashë dhe policëve, një burrë i madh e ka goditur të premten, nëse hapni kamerat i gjeni. Atij burri i foli një person me biçikletë, i thoshte si e qëllon ti atë djalin, kush je ti.
Dje pastaj nuk e takova dot Martinin, kur shkova unë...
Mora kalamajtë klasës së parë dhe kur u ktheva pash shumë fëmijë që po iknin me vrap por nuk e dija se çfarë ndodhi. Sa u afrova, më thanë ata fëmijët hajde shpejt se Martinin e kanë therur me thikë", u shpreh shoferi që transportonte nxënësit e shkollës "Fan Noli".
Kjo deklaratë duhet të shërbejë si indicje dhe për Policinë e Shtetit, e cila duhet të gjejë se kush është ky person që ka qëlluar përpara shkollës Martin Canin.
Shoferi u shpreh se ua ka thënë policëve këtë fakt, por mbetet në dorën e hetuesve nëse ajo është administruar si provë apo indicje.
Nga informacione të ndryshme që kanë rrjedhur në media, është mësuar se tre ditë përpara ngjarjes së djeshme ku Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë në zemër, ai ishte konfliktuar e bashkëmoshatarin Mario Përlleshaj.
VIDEO/ Shokuese! 14 vjeçari që vrau bashkëmoshatarin te ‘Fan Noli’ mburrej me thikën e stërmadhe
Përplasjet mes të miturve të cilat nisin në rrjetet sociale dhe më pas zhvendosen në shkollë, kanë marrë përmasa të frikshme në vendin tonë.
Dje u shënua ngjarja e rëndë ku u vra një 14 vjeçar i cili u godit 6 herë me thikë në gjoks nga bashkëmoshatari i tij me të cilin ishin nxënës të shkollës 9 vjeçare “Fan Noli”. Në foto të cilat Versus.al ka vendosur mos t’i publikojë për shkak se bëhet fjalë për të mitur, autori ka publikuar një foto me grusht pak momente pasi kishte kryer vrasjen.
Por së fundmi në rrjetet sociale është publikuar edhe një video të cilën i mituri e kishte regjistruar para ngjarjes, ku duket me thikën e stërmadhe që ka përdorur për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij.
Pamjet ngrenë shqetësimin mbi sigurinë e nxënëve në shkollë dhe për mënyrën sesi ai ka arritur të fshihte armën e ftohtë. Versus.al
“T’i dhj*sësh rracën, nxënësi më shumë reputacion se mësuesi”, prindërit të tronditur pas vrasjes së 14 vjeçarit: Po rritet një brez i keq
Një ditë pas ngjarjes tronditëse të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ku u vra me thikë një 14 vjeçar, shokët dhe shoqet e të miturit kanë dërguar lule në ambientet e institucionit që supozohet t’u ofrojë dije dhe jo pasiguri.
Tepër të indinjuar për këtë rast të rëndë janë shprehur edhe qytetarë dhe prindër të cilët thonë se nuk ka më siguri në shkolla. Disa prej tyre bëjnë thirrje që të ketë një qëndrim më të rreptë nga ana e mësuesve kundrejt nxënësve.
“Unë për vete që kam ardhur kushedi sa herë në takim me prindër, të ketë më shumë reputacion nxënësi sesa mësuesi është t’ja dhj*sësh rracën. Të bëjë një fëmijë 14 vjeç më shumë p*rdhë sesa një mësues që ka 40 vite shkollë
Drejtoreshat duhet të jenë më të forta, mësuesit të jenë më të kujdesshëm të mos rrinë vetëm në klasë.
Patjetër që jemi të shqetësuar, në vend që të vinin me fletore në shkollë, vijnë me lule për shokët”- u shprehën disa prej qytetarëve. Versus.al
View this post on Instagram
Vrasja e 14 vjeçarit përplas PD dhe PS në Kuvend, Balla: Mos e përdorni për politikë! Sulo: Hipokritë

Ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë ku një 14 vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, ishte sot temë diskutimi në Kuvend ku deputetja demokrate Ina Zhupa kërkoi sërish dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu.
Ajo kërkoi që ministrja të mbajë përgjegjësi për ngjarjen, ndërsa e cilësoi “dështim” paketën e sigurisë në shkolla të marrë si iniciativë nga Taulant Balla kur ishte ministër i Brendshëm.
Ky i fundit mori fjalën pas Zhupës dhe kërkoi që ngjarja të mos përdoret për politikë. Ai tha se duhet të ketë një bashkëpunim mes opozitës dhe qeverisë për të rritur nivelin e ndëshkimit për ngjarjet që ndodhin pranë shkollave.
"Na ka prekur tëgjithëve dhe ngushëllimet më të ndjera familjes Cani. Është përgjegjësi që na takon të gjithëve dhe kjo bëhet më e madhe kur ngjarje kaq të rënda keqpërdoren për debatin politik të ditës. Unë e kam bindje se na duhet një qasje krejt tjetër sa i takon luftës kundër keqpërdorimit të rrjeteve sociale sepse sot kemi nevojë për tu bashkuar me njëri tjetrin që të kalohen ligje që dyfishojnë ndëshkimin penal”- u shpreh Balla ndër të tjera.
Fjala e ministrit të Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, solli reagimin e deputetit demokrat Dashnor Sula i cili akuzoi qeverinë për masakrën e ndodhur në Shkodër më 30 tetor ku mbetën të vdekur 4 persona.
“Hipokrizia juaj nuk ka fund. Përpara dy javësh u vranë 4 qyetarë në mes të Shkodrës nga banda juaj. A u kujtu ndonjëri prej jush të bëjë ndonjë ngushëllim për anëtarët e familjarëve të viktimave?”- tha Sula. Versus.al
Vrau me thikë bashkëmoshatarin pas sherrit në rrjetet sociale, arrestohet 14 vjeçari në Tiranë
Një sherr i nisur në rrjetet sociale mes të miturve, përfundoi në një tragjedi ditën e djeshme në Tiranë ku 14 vjeçari M.C u godit me thikë në gjoks nga bashkëmoshatari i tij M.P, të dy nxënës të shkollës “Fan Noli”.
Dje u shoqëruan në polici disa persona, ndërsa sot bëhet me dije se për ngjarjen është arrestuar i mituri 14 vjeçar ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprat penale “vrasje me dashje e të miturit” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Ashtu siç po ndodh rëndomtë së fundmi mes të miturve edhe kjo ngjarje e ka zanafillën në rrjetet sociale. Sherri i nisur mes dy të rinjve një javë më parë për një vajzë, është zhvendosur edhe pranë ambienteve të shkollës ku nuk u gjend asnjë officer sigurie siç e parashikon ligji të jetë.
I plagosur si pasojë e sherrit mbeti edhe një tjetër 14 vjeçar i cili ishte njoftuar nga viktima se do të kishte një zënkë pas mësimit.
Ngjarja ngriti alarmin tek institucionet më të larta për pasigurinë në atë që konsiderohet të jetë “tempulli i dijes”. Në Kuvend ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu iu kërkua dorëheqja. Ndërsa më herët reagoi presidenti Bajram Begaj i cili tha se shoqëria shqiptare ka një sfidë të madhe në frenimin e promovimit të dhunës që rëndomtë shfaqet kudo në rrjetet sociale si dhe jetën publike. Versus.al







