Çfarë do të gjeni në brendësi
*Pal Trashaj, një qytetar nga Lezha sorollatet prej muajsh për të hequr sekuestron mbi pagën dhe pronat. Ai pretendon se është mashtruar nga një institucion financiar jo bankar lidhur me një kredi të marrë vite më parë. *Gazetari Fatjon Gjinaj shkruan në Facebook, se kishte qenë vetë Pali që i kishte thënë se kishte konsumuar helm, por sipas tij, nuk kishte ndonjë provë për këtë akt, por gjithsesi është thirrur ambulanca. *Burimet bëjnë me dije se Pal Trashaj me origjinë nga Lezha, ka kërkuar një takim me drejtuesin e SPAK Altin Dumani (arsyet e që ende nuk dihen), dhe kur ka parë që kjo ka qenë e pamundur ka konsumuar fostoksinë.
SPAK: Qytetari që u vetëhelmua kërkoi takim me BKH për një dosje të ...
SPAK reagon në lidhje me tentativën e dyshuar për vetëvrasje të kryer sot nga 63 vjeçari Pal Trashaj, përpara zyrave të Prokurorisë së Posaçmë. Përmes një reagimi të bërë public në media, SPAK ka pranuar se Trashaj është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
Por, më pas, sqaron SPAK, oficeri i informacionit i ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.
“Pas disa orësh, jashtë ambjenteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj. Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij. Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj.” – thuhet në reagimin e SPAK
“Hajde pak Fatjon”, gazetari rrëfen momentet pasi zyrtari konsumoi fostoksinë: Kishte diçka të bardhë…
I rrënuar ekonomikisht dhe moralisht për shkak të konfiskimeve të pasurisë për shkak të një mikrokredie, ish-zyrtari i Bashkisë së Lezhës, Pal Trashaj ka shkuar sot para dyerve të SPAK dhe u ka thënë gazetarëve se kishte konsumuar fostoksinë.
Gazetari Fatjon Gjinaj shkruan në Facebook, se kishte qenë vetë Pali që i kishte thënë se kishte konsumuar helm, por sipas tij, nuk kishte ndonjë provë për këtë akt, por gjithsesi është thirrur ambulanca.
Sipas Gjinajt, Pal Trashaj kishte kallëzuar në SPAK zyrtarë të lartë, ish ministra e deputetë, por prokuroria e posaçme ja kishte kthyer mbrapsh.
Shënimi i gazetarit Fatjon Gjinaj pas takimit me Pal Trashaj:
Pal Trashaj është parë në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme prej orës 12:00 të datës 2 korrik.
Ai ka komunikuar me disa gazetarë mes të tjerave ka thënë “Kam pirë fostoksinë”.
“Ç’po thua” i thashë, pasi më thirri në emër “Fatjon, Hajde pak”. I kërkova me insistim letrën, mbështjellësen, ambalazhin e barnit të pretendur. Nuk ma dha, nuk e kam shikuar se ku e kishte as nuk e kam prekur.
Kolegu im Edison Vatnikaj ishte pranë, i kërkoj të telefonojë dikë në polici, ka komunikuar në orën 12:23 me urgjencë në telefon me shefin e Komisariatit nr 3.
Zotëria dukej i prekur, ama nuk e pashë në asnjë çast si objekt të punës sime, por si një qënie që kishte ndoshta nevojë për ndihmë, edhe në mos kishte sikurse diskutuam me kolegët, të vijnë autoritetet e bëjnë punën e tyre.
Ne s’jemi mjekë, as prokuror, pavarësisht se në ato dyer SPAK-u, mallkohet çdo ditë, kërcënohet, shahet….
Pali kishte shenja të diçkaje në buzë, por nuk di të them çfarë.
Insistimi i tij se kishte pirë fotoksinë, më bëri të këmbëngul që duhej thirrur edhe ambuëanca.
Edison Vatnikaj ka kërkuar ambulancë në orën 12:29.
Para saj ka ardhur policia, ka ardhur pas disa minutash ambulanca ndërkohë që qytetari dukej i ndërgjegjshëm, artikulonte dhe denonconte
“Kam kallëzuar zyrtarë të lartë, ish ministra e deputetë dhe këta të SPAK ma kthyen, nuk pranojnë këta të hetojnë”.
Këto biseda kanë ndodhur në prezencën e kolegëve Eni Ferhati, Edison Vatnikaj Keti Banushi dhe operatorëve të disa mediave si dhe punonjësve të gardës.
Jam takuar 5 vite më parë me zotërinë, më ka thënë “do digjem me benzin mes bulevardit”. Problemi i tij ishte me kreditë e përmbaruesit. Micro-kreditë kancerogjene ia kanë marrë lekët Palit, i kanë marrë shtëpinë, makinën, prona e tani ndoshta edhe shpirtin.
Edhe në atë kohë kam bërë detyrën time qytetare, duke e adresuar rastin. Dy javë më parë më ka telefonuar, më tha dua të të takoj, i thashë kur të duash në orët e paradites para Gjykatës. Në rregull tha, dhe sot u shfaq ashtu në atë gjendje.
Unë nuk u njoha nga mediat me Palin, e dëgjova Palin kur nuk kishte ende operacio e me mikro-kredira, dhe uroj që për të bëhet mirë.
VIDEO/ Altin Dumani nuk e priti në takim, qytetari pi fostoksinë para SPAK
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë para godinës së SPAK, pasi një person ka tentuar t’i japë fund jetës.
Burimet bëjnë me dije se Pal Trashaj me origjinë nga Lezha, ka kërkuar një takim me drejtuesin e SPAK Altin Dumani (arsyet e që ende nuk dihen), dhe kur ka parë që kjo ka qenë e pamundur ka konsumuar fostoksinë.
Sipas policisë, ai është transportuar menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Njoftimi paraprak:
Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
VIDEO/ Ish-zyrtari piu helm para dyerve të SPAK, mikrokredia i 'shkatërroi' jetën, përmbarimi i bllokoi dhe pronën
Një mikrokredi e marrë shumë vite më parë çoi drejt një tentative vetëvrasje një 63 vjeçar.
Pal Trashaj, nga Lezha, dyshohet se ka tentuar që t'i jap fund jetës para godinës së SPAK. Ai dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar një lëndë të dyshuar helmuese.
63 vjeçari është fiksuar nga kamerat në gjendje të rënduar emocionale.
Pal Trashaj, një qytetar nga Lezha sorollatet prej muajsh për të hequr sekuestron mbi pagën dhe pronat. Ai pretendon se është mashtruar nga një institucion financiar jo bankar lidhur me një kredi të marrë vite më parë.
Trashaj disa kohë më parë ka treguar për mediat u kontaktua nga një kompani tjetër private e cila në rolin e përmbaruesit përveçse e vuri në dijeni për detyrime të prapambetura si dhe i kërkoi t’i shlyejë ato përmes një kredie të re.
Prej disa vitesh 63 vjeçari ka patur probleme me një bankë të nivelit të dytë, ku ai pretendon se e ka shlyer borxhin ndaj kësaj banke, por pas disa vitesh sipas tij banka ka pretenduar se nuk ka shlyer borxhin, ku dy përmbarues i kanë marrë pronën.
Pal Trashaj, nga Lezha pretendonte se kishte kallëzuar disa zyrtarë të lartë, ish-ministra dhe deputetë për problemet me pronat e tij dhe SPAK s’i kishte dhënë zgjidhje.
Pal Trashaj, i cili piu fotoksinë para godinë së SPAK, njihet si historian lokal në qytetin e Lezhës dhe i angazhuar në mbrojtjen e traditës dhe kulturës.
Në vitin 2015 Trashaj u gjobit dhe nga gjykata e Tiranës pasi kishte kërcënuar me mesazhe drejtorin e një banke të nivelit të dytë.
Pal Trashaj ka patur disa funksione në strukturat lokale të Bashkisë Lezhë, kryesisht për çështjet e kulturës. Prej vitesh ai kërkon drejtësi për rastin e tij. VERSUS.al







