Live Updates /

VIDEO/ U vra në mes të Tiranës, Klaudio Prendi ishte konfliktuar për borxhin 15 mijë euro! I ati ish-gjyqtar: E dija, por s’e imagjinoja atentatin

*Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen mafioze të 28 vjeçarit Klaudio Prendi, djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi në zonën e Xhamllikut në Tiranë. *Viktima ishte konfliktuar ditë me parë me persona ende të paidentifikuar për një borxh 15 mijë euro që u detyrohej. I ati, ish-gjyqtari Fran Prendi ka deklaruar në polici se kishte dijeni për sherrin fizik të djalit të tij, por nuk e imagjinonte se ngjarja do të merrte përmasa të tilla dhe do t’i bëhej atentat. *Për ngjarjen ka folur edhe një polic, shok i Klaudios që ishte dëshmitar i ngjarjes që ndodhi pasi viktima kishte dalë nga lokali ku po qëndrone me ta. *Në rrjetet sociale është publikuar edhe video e momentit të atentatit kur mjeti i autorëve tip “Audi A4” ka ndaluar paralel me “G-Classin” ku sapo kishte hipur viktima ndaj të cilit u qëllua disa herë me pistoletë silenciator.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
3 MUAJ ME PARE

Miq me Klaudio Prendin, zbardhet dëshmia e policëve që ishin në lokal me të

VIDEO/ U vra në mes të Tiranës, Klaudio Prendi ishte konfliktuar
Klaudio Prendi

Janë marrë në pyetje shokët e Klaudio Prendit, 28 vjeçarit i cili mbeti i vrarë nga një attentat ditën e djeshme pas mesnatës.

Shokët e tij, të cilët janë edhe efektivë policie, kanë deklaruar se ishin me të para se të ndodhte ngjarje, por nuk ishte i shqetësuar dhe nuk ka treguar për ndonjë problem.

Ata kanë treguar se qëndruan së bashku për rreth dy orë në një bar kafe në zonën e Xhamllikut në Tiranë, e më pas kanë lëvizur në drejtime të ndryshme.

“Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë”, kanë deklaruar miqtë e tij.

Gjatë kontrollit të makinës qe u dogj në Farkë, efektivët kanë gjetur edhe armën e llojit pistoletë.

Sot 28-vjeçarit Klaudio Prenga i jepet lamtumira e fundit.

3 MUAJ ME PARE

“Audi” ndalon paralel me ‘G-classin’ dhe zbrazet karikatori, del VIDEO e vrasjes së djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë

VIDEO/ U vra në mes të Tiranës, Klaudio Prendi ishte konfliktuar

Mediat kanë publikuar videon e momentit të vrasjes së 28 vjeçarit Klaudio Prendi pas mesnatës së 18 nëntorit në zonën e Xhamllikut. Siç shihet në pamjet filmike, mjeti i autorëve tip “Audi A4” është afruar pranë makinës së viktimës sapo ky i fundit hypi në mjet.

Sapo kanë zbrazur karrikatorin e pistoletës me silenciator, makina është larguar me shpejtësi, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shokët e viktimës të cilët me mjetin ku ndodhej i riu janë nisur me urgjencë drejt spitalit ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

U vra në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit ishte konfliktuar për borxhin 15 mijë euro! Prendi: Isha në dijeni, por s’e prisja atentatin

VIDEO/ U vra në mes të Tiranës, Klaudio Prendi ishte konfliktuar
Viktima Klaudio Prendi dhe babai i tij ish-gjyqtari Fran Prendi

Tiranë- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi zonën e Xhamllikut pak pas mesnatës së mbrëmshme ku u ekzekutua me disa plumba 28 vjeçari Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

Disa ditë më parë, i riu ishte konfliktuar fizikisht me grushte me disa persona me të cilët kishte konflikte. Dyshohet se bëhet fjalë për një borxh 15 mijë eurosh, të cilin viktima ua kishte detyrim personave me të cilët përplas fizikisht.

Vetë ish-gjyqtari Fran Prendi i dorëhequr nga profesioni që në vitin 2020 tha se ishte në dijeni të konfliktit që i biri kishte, por nuk e priste që t’i bëhej atentat.  Ndërkohë, makina tip “G Class” ku viktima po hipte në momentin kur u qëllua me breshëri, rezulton të jetë në pronësi të një vajze.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së 18 nëntorit kur Klaudio Prendi i cili para pak kohësh ishte kthyer nga jashtë shtetit, po dilte nga lokali. Në momentin që tentoi të hipte në mjetin e tij, një tjetër automjet tip “Audi” ka kaluar në pozicion paralel dhe ka hapur zjarr me pistoletë silenciator, duke e lënë të plagosur rëndë të riun i cili ndërroi jetë në spital.

Për ngjarjen, polica ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka një të dyshuar konkret. Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë 3 persona, ndërsa mjeti i përdorur u gjet i djegur pranë liqenit të Farkës.

Vrasja e Klaudio Prendit ishte e dyta që tronditi kryeqytetin brenda pak ditësh, duke e bërë kështu të dytën ngjarje të pazbardhur pas asaj ku u vra me një plumb në kokë biznesmeni 52 vjeçar Eduart Reçi. Versus.al

Poll