Live Updates /

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria vuri në hetim efektivin, Policia: I akuzuar nuk ka lidhje me hetimin e ngjarjes

*Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së 42 vjeçarit në Pogradec, Denis Meçe. Ai shprehet në dëshminë e tij se nuk donte ta vriste Egli Progën por ai e shau. *Në një dalje për media kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mohoi kategorikisht se është tentuar të fshihet vrasja në Pogradec. *Drejtori i Policisë u shpreh në konferencë për media se ngjarja është referuar në Prokurori si vrasje me dashje por Prokuroria kërkoi një masë tjetër *Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka hedhur poshtë pistën se Egli Proga u vra për arsye gjobëvënie nga autori i krimit. *Në lidhjen me ngjarjen e rëndë në Pogradec ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në X kreu i shtetit shkroi se Urgjenca dhe Policia e kyren detyrën e tyre me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor dhe moral. *Kreu i Urgjencës Skendër Brataj në një dalje publike u shpreh se ambulance ka mbërritur në kohë në vendi ku u vra Egli Proga duke shtuar se i gjithë misioni, nga telefonata e deri te kthimi në spital ka zgjatur vetëm 20 minuta. * Gjykata e Korçës ka reaguar pas vendimit të dhënë ditën e djeshme për Denis Mecce të cilin e la arrest me burg me akuzën ‘vrasje nga pakujdesia’ Gjykata sqaron se ka qenë Prokuroria e Rrethit që ka kualifikuar veprën si “vrasje nga pakujdesia”. * Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar informacion Prokurorisë dhe Gjykatës së Korçës për të bërë verifikimet lidhur me procedurat që janë ndjekur për hetimin e vrasjes së Egli Progës. * Policia e Shteti ka reaguar pasi Prokuroria hodhi akuza në drejtim të Policisë. Sipas Policisë së Shtetit, ndryshe nga se thuhet në reagimin e Prokurorisë së Korçës, akt-ekspertizën e kryen Instituti i Policisë Shkencore.

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së 42 vjeçarit në Pogradec, Denis Meçe. Ai shprehet në dëshminë e tij se nuk donte ta vriste Egli Progën por ai e shau. *Në një dalje për media kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mohoi kategorikisht se është tentuar të fshihet vrasja në Pogradec. *Drejtori i Policisë u shpreh në konferencë për media se ngjarja është referuar në Prokurori si vrasje me dashje por Prokuroria kërkoi një masë tjetër *Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka hedhur poshtë pistën se Egli Proga u vra për arsye gjobëvënie nga autori i krimit. *Në lidhjen me ngjarjen e rëndë në Pogradec ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në X kreu i shtetit shkroi se Urgjenca dhe Policia e kyren detyrën e tyre me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor dhe moral. *Kreu i Urgjencës Skendër Brataj në një dalje publike u shpreh se ambulance ka mbërritur në kohë në vendi ku u vra Egli Proga duke shtuar se i gjithë misioni, nga telefonata e deri te kthimi në spital ka zgjatur vetëm 20 minuta. * Gjykata e Korçës ka reaguar pas vendimit të dhënë ditën e djeshme për Denis Mecce të cilin e la arrest me burg me akuzën ‘vrasje nga pakujdesia’ Gjykata sqaron se ka qenë Prokuroria e Rrethit që ka kualifikuar veprën si “vrasje nga pakujdesia”. * Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar informacion Prokurorisë dhe Gjykatës së Korçës për të bërë verifikimet lidhur me procedurat që janë ndjekur për hetimin e vrasjes së Egli Progës. * Policia e Shteti ka reaguar pasi Prokuroria hodhi akuza në drejtim të Policisë. Sipas Policisë së Shtetit, ndryshe nga se thuhet në reagimin e Prokurorisë së Korçës, akt-ekspertizën e kryen Instituti i Policisë Shkencore.

12 Postime
7 MUAJ ME PARE

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria vuri në hetim efektivin, Policia: I akuzuari nuk ka lidhje me hetimin e ngjarjes

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria vuri në hetim efektivin, Policia: I

Policia e Shteti ka reaguar pasi Prokuroria hodhi akuza në drejtim të Policisë.

Sipas Policisë së Shtetit, ndryshe nga se thuhet në reagimin e Prokurorisë së Korçës, akt-ekspertizën e kryen Instituti i Policisë Shkencore.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se inspektori që akuzohet për “shpërdorim detyre” nuk ka lidhje me hetimin.

Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit

Në respekt të qytetarëve, medias dhe të drejtës për informim, nisur nga dy njoftimet e bëra nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në lidhje me veprimet hetimore e procedurale të kryera nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e Komisariati i Pogradecit dhe materialet procedurale të përcjella në Prokurori nga ana e Policisë për ngjarjen e ndodhur më datë 10.08.2024 në Pogradec, me keqardhje për këto reagime, sqarojmë opinionin publik se:

Prokuroria e Korçës fillimisht ngriti pretendimin se, Policia e Shtetit nuk kishte sjellë akt-ekspertizën ligjore bashkë me të arrestuarit për ngjarjen, por sqarojmë opinionin publik se akt-ekspertizën e kryen Instituti i Policisë Shkencore, përkundrejt vendimeve për kryerjen e ekzaminimit, dhe asnjëherë kjo nuk bëhet aty për aty për vetë mënyrën se si funksionon procesi dhe përpilimi i Aktit të Ekspertimit.

Në reagimin e dytë, Prokuroria njoftoi për ngritjen e një akuze për shpërdorim detyre për një punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Pogradec lidhur me ngjarjen, duke e akuzuar se nuk kishte marrë asnjë masë për të dokumentuar apo bërë të ditur shkakun e vdekjes së shtetasit E. P. më 10.08.2024 në Pogradec.

Por fakti është se punonjësi i Patrullës së Përgjithshme, Inspektor A.L., i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, nuk ka asnjë lidhje me hetimin policor të ngjarjes dhe as me operacionin e policisë për kapjen e autorit. Hetimi i ngjarjes kryhet nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, ndërsa punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë të tjera detyra funksionale në vendngjarje, përjashtuar ato hetimore.

Kjo bazuar në përshkrimet e punës të Oficerit të Patrullës së Përgjithshme, trupë shërbimi, miratuar me Urdhrin Nr.1024, datë 10.07.2023, “Përgjegjësitë kryesore”, pika “c”, gërma “q”, ku përcaktohet: “Siguron vendin e ngjarjes për të parandaluar ndryshimin/ asgjësimin e provave dhe për të garantuar sigurinë e saj. Identifikon viktimat, denoncuesit dhe dëshmitarët, siguron informacion të nevojshëm prej tyre, si dhe identifikon dhe shoqëron të dyshuarin”.

Punonjësi i Policisë inspektor A.L me të mbërritur në vendngjarje ka komunikuar me të pranishmit, ka bërë sigurimin e vendngjarjes, ka informuar sallën operative mbi ngjarjen, gjeneralitetet e të dëmtuarit, si dhe kërkesën për ndihmë mjekësore. Pas mbërritjes së ambulancës, ka bërë shoqërimin me automjetin e policisë për në spital, ku ka qëndruar në pritje për të marrë informacion mbi ecurinë e gjendjes shëndetësore të të dëmtuarit.

Me marrjen e njoftimit nga mjekët, ka bërë njoftimin për grupin hetimor, që i dëmtuari ka ndërruar jetë.

Sqarojmë opinionin publik se, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme ka përmbushur të gjitha detyrat funksionale.

Në respekt të pavarësisë së organeve të drejtësisë, nuk komentojmë arsyet apo shkaqet e këtyre gjykimeve të Prokurorisë, ashtu siç nuk komentuam edhe ngritjen e akuzës për “vrasje nga pakujdesia”, pa pritur aktin e ekspertizës mjeko-ligjore dhe duke hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Policia e Shtetit për “vrasje me dashje”.

Sqarojmë opinionin publik se, nuk ka asnjë lidhje mes punonjësit të Patrullës së Përgjithshme që është vënë nën akuzë dhe hetimit të ngjarjes, për të cilën Policia e Shtetit ka kapur, arrestuar dhe dërguar para drejtësisë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Gjithashtu, në lidhje me hetimin e kësaj ngjarjeje, Policia ka dërguar në Prokurori të gjitha materialet e nevojshme hetimore që kryhen në vendngjarje dhe gjatë hetimit paraprak, materiale procedurale të cilat janë dorëzuar në Prokurori me numër protokolli, çka hedh poshtë akuzën e Prokurorisë për mangësi në aktet e referuara nga Policia.

Theksojmë se kontrolli rigoroz i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka gjetur në përputhje të plotë me misionin dhe ligjin, të gjitha hapat e ndërmarra nga strukturat e policisë vendore për zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të zbatuar ligjin, për të reaguar në kohë dhe me profesionalizëm për parandalimin dhe hetimin e ngjarjeve kriminale, për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe për t’u ofruar një shërbim sa më cilësor./Versus.al

 

7 MUAJ ME PARE

Homazhet/ Motra e Egli Progës thirrje qytetarëve: Flisni kundër banditëve, mos kini frikë, nesër mund të ju vrasin ju

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria vuri në hetim efektivin, Policia: I

Qytetarët e Pogradecit kanë marrë pjesë masivisht në homazhet e mbajtura mbrëmjen e sotme për Egli Progën, i cili u vra pak ditë më parë në këtë qytet.

Motra e Egli Progës ka folur për mediat, duke thënë se kërkon drejtësi dhe këtë betejë ajo do ta çojë deri në fund.

Ajo i kërkojë dëshmitarëve të ngjarjes të tregojnë të vërtetën, i kërkojnë sistemit të drejtësisë të marrë vendimin e duhur për autorët, ndërsa kërkojë edhe ndihmën e avokatëve dhe juristëve në vend për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

“I ka mbyllur gojën këtij qyteti dhe vëllait tim i mbyllën jetën, do të shkojnë në burg të gjithë, pa asnjë përjashtim, si ata plehra që e dhunuan dhe ia morën shpirtin këtu, si ata të pashpirtët që kërkuan ta mbyllin këtë vrasje makabre me heshtje apo me letra.

Kam vetëm një kërkesë për ata që më dëgjojnë sot, për pogradecarët, flisni, mos kini frikë!

Tregoni të vërtetat tuaja për banditët që i morën jetën Eglit, dëshmoni sepse ata mund t’iu vrasin vëllezërit tuaj nëse shpëtojnë paq, tregoni kush i mbron, kush janë kriminelët pas tyre!

Kërkoj nga sistemi i drejtësisë, avokatë, prokurorë, gjyqtarë, këtë herë nuk ka para, nuk ka miq, nuk ka ndërhyrje dhe taraf. Mos bëni gabimin ta godisni me shkelma e grushte vëllanë tim, siç bënë barbarët që do të përpiqen t’iu blejnë.

Kërkoj drejtësi. Duke filluar nga sot, i bëj thirrje avokatëve dhe juristëve të Shqipërisë të vijnë të mbrojnë Eglin bashkë me mua”, u shpreh motra e Egli Progës.

 

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e Egli Progës, Rama reagon sërish: Po krijohet një maskaradë kundër policisë dhe urgjencës

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria vuri në hetim efektivin, Policia: I

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku u vra babai i dy fëmijëve, Egli Proga.

Në reagimin e dytë të tij brenda ditës, Rama ka marrë në mbrojtje policinë dhe urgjencën, duke akuzuar se, po krijohet një maskaradë e qëllimshme ndaj këtyre dy institucioneve.

Reagimi i Edi Ramës:

Ata që kanë krijuar çorbën e pistë kundër policisë dhe urgjencës tani flasin për deklarata kontradiktore të shtetit apo për vetëdorëzim të autorit, ndërkohë që s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore apo a thua se vetëdorëzimi brenda pak orësh i autorit dhe arrestimi i tij, janë gjëra kontradiktore, kur në fakt vetëdorëzimi sikundër e tregon qartë e gjithë dinamika e reagimit përkatës është rezultat i punës së policisë e jo një akt vullnetar nga hiçi i vrasësit!

Ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e maskaradës mjafton vetëm fakti se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua asnjë çast komunikatës së Policisë Vendore të Korçës, po së bashku iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik.

Prandaj nuk do as mend e as kalem për të kuptuar se dalja publike e niveleve më të larta të Policisë së Shtetit dhe të Urgjencës Kombëtare, as nuk do të kishte pse të ndoshte nëse burimet e dizinformimit e të keqinformimit do t’i ishin referuar fakteve dhe jo sajesave të njëri-tjetrit.

Dhe faktet janë në dosjet e të dyja institucioneve, madje Urgjenca Kombëtare i ka në një regjistër digjital minutat e sekondat e thirrjeve përkatëse, mu si një pasqyrë kokëfortë për të parë realitetin e të gjithë reagimit shtetëror dhe dallimin e tij me filmin e neveritshëm të të njëjtëve sharlatanë të paudhë që maskaradat i kanë profesion në politikë e në media.

7 MUAJ ME PARE

EMRI/ “Ore ik andej”, Prokuroria: Inspektori s’mori asnjë masë për të dokumentuar shkakun e vdekjes së Egli Prodës

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria vuri në hetim efektivin, Policia: I

Prokuroria e Korçës i është kundër përgjigjur deklaratës së drejtorit të Policisë së Shtetit.

Me një reagim publik, prokuroria bën të ditur se, ka marrë nën hetim inspektorin me inicialet A. L.

Sipas prokurorisë, ky person “me detyrë Inspektor, Trupë Shërbimi, Patrullë e Përgjithshme rezulton se nuk mori asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së shtetasit E.P. më 10.08.2024 në Pogradec”.

Njoftim i Prokurorisë së Korçës:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM KORÇË

Nuk mori masa për dokumentimin e ngjarjes ku humbi jetën shtetasi E.P. Prokuroria e Korçës merr nën hetim Inspektorin për ‘Shpërdorim Detyre’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë merr nën hetim shtetasin A.L. i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Shtetasi në fjalë, me detyrë Inspektor, Trupë Shërbimi, Patrullë e Përgjithshme rezulton se nuk mori asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së shtetasit E.P. më 10.08.2024 në Pogradec.

Më datë 10.08.2024, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në afërsi të vendit të quajtuar “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjia nr.2 në Pogradec, u gjet një shtetas i shtrirë pa ndjenja. Pas mbërritjes së punonjësve të policisë lokale u identifikua si shtetasi E.P. i cili u transportua në spital pa shenja jete.

Lidhur me ngjarjen janë pyetur shtetasit V.Sh., A.B., A.Sh., R.B., L.G., A.M., dhe D.M.

Nga deklarimi i shtetasit A.B., rezultoi se në momentin që ka qenë në spital ku ka shoqëruar viktimën, ka dëgjuar duke folur në telefon Inspektorin, A. L., i cili ka komunikuar faktin se një person është i pirë dhe është rrëzuar.

A.B. i ka thënë se kushëriri i tij (viktima) ishte goditur, por inspektori i ka thënë ‘ore ik andej’.

Veprimet hetimore paraprake të cituara më lart, të kryera në funksion të një hetimi të plotë dhe të gjithëanshëm të kësaj çështjeje penale, kanë krijuar një dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova, se nga ana e shtetasit A.L., janë konsumuar elementë të veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenit 248 i Kodit Penal, për shkak se ky shtetas me detyrë Inspektor, Trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme, në shkelje të detyrave të tij funksionale, nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së viktimës edhe pse ky shkak i është bërë prezent nga dëshmitari okular i ngjarjes shtetasi A. B.

Gjithashtu rezulton e provuar, se prokurorit të gatshëm i është raportuar paraprakisht fakti se nga Salla Operative është marrë njoftim se një person i dehur i moshës rreth 37 vjeç është rrëzuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pogradecit.

Në këto rrethana, shtetasi i sipërpërmendur u mor në përgjegjësi penale për veprën penale të dyshuar të kryer prej tij, për shkak se si pasojë e veprimeve të tij nuk është bërë i mundur dokumentimi real i ngjarjes së ndodhur.

 

 

 

7 MUAJ ME PARE

Zbulohet përgjimi ambiental mes shokëve të autorit për vrasjen e Progës. ILD verifikon prokuroren dhe gjyqtaren

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria vuri në hetim efektivin, Policia: I

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë deklaron se ka nisur verifikimet në adresë të gjyqtares dhe prokurorisë së Korçës, që hetuan Denis Meçen, i dyshuar për vrasjen e Eglantin Progës.

 

Ajo që kërkojnë të zbardhin inspektorët është se si u ndryshua akuza nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”.

TCH disponon vendimin ku gjyqtarja Luljeta Kole ka pranuar kërkesën e prokurores, për të lënë nën “arrest me burg” Denis Meçen për një vepër tjetër nga ajo që ka referuar Policia e Shtetit.

Në argumentin e saj prokurorja për të cilën Inspektoriati ka kërkuar të dhëna i ka vendosur në dispozicion gjykatës një përgjim ambiental midis dy personave të tjerë të arrestuar për mos kallëzim krimi.

Leonidha Guce dhe Arian Manellari pyesin të shqetësuar njëri tjetrin se si ka mundësi që Eglantini ndërroi jetë nga një grusht. Ky diskutim hedh dyshime sipas prokurores, se ata ndryshe nga çfarë thanë në polici se nuk e kishin parë ngjarjen, në të vërtetë kishin dijeni dhe nuk e kishin kallëzuar krimin.

Gjykata çmon se duhen kryer veprime të tjera hetimore  dhe se kjo masë ndaj katër të dyshuarve, tre mos kallëzim krimi dhe Meçe për vrasje nga pakujdesia,  duhet plotësuar me konkluzionet e mjekësisë ligjore.

Nga ana tjetër gjykata lë të hapur mundësinë se mund të arrihet në rezultate të ndryshme mbi kualifikimin e veprës nga ai që e ka sjellë prokuroria, mbasi të kryhen disa detyra që nuk bazohen tek dëshmitarët.

Ky dokument do të jetë një nga shkresat që do administrohet nga inspektoriati për sa kohë edhe gjykatës edhe prokurorisë i kërkohet informacion për të disponuar me fashikujt duke nisur nga momenti i referimit, ajo që kërkon të kuptojë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nuk lidhet me kohën kur u kryen veprimet dhe u dorëzua çështja në gjykatë, por se përse u ndryshua vepra penale.

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e Egli Progës/ Reagon Gjykata e Korçës: Gjyqtari s’mund të ndryshojë veprën penale!

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria vuri në hetim efektivin, Policia: I

Gjykata e Korçës ka reaguar pas vendimit të dhënë ditën e djeshme për Denis Meçe,  të cilin e la arrest me burg me akuzën ‘vrasje nga pakujdesia’.

Në reagimin e saj Gjykata sqaron se pasi ka vlerësuar kërkesën e prokurorisë dhe përmbajtjen e akteve të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit,  ka vendosur pranimin e kërkesës, duke e vlerësuar atë si të bazuar në ligj dhe në prova.

Gjithashtu Gjykata shton se në këtë fazë të procesit penal gjyqtari nuk mund të bëjë ndryshimin e cilësimit të veprës penale dhe as të caktojë masë sigurie më të rëndë se ajo e kërkuar.

Reagimi i Gjykatës

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, nisur nga rëndësia e ngjarjes dhe duke marrë shkas nga publikimet në median e shkruar dhe atë vizive, si dhe nga lajmet e publikuara në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Pogradecit, në të cilën
ka humbur jetën shtetasi Eglantin Proga, bën me dije sa më poshtë:

Në datë 12 gusht 2024, ora 15:30, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë është paraqitur pranë kësaj gjykate kërkesa për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj shtetasit D. M, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal dhe vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasve V. Sh, A. M dhe L.G si të dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga 300 i Kodit Penal. Pasi ka vlerësuar kërkesën e prokurorisë dhe përmbajtjen e akteve të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit, gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, duke e vlerësuar atë si të bazuar në ligj dhe në prova.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë nënvizon se në këtë fazë të procesit penal, në shqyrtimin e kërkesave për caktimin e masave të sigurimit personal, gjyqtari i hetimeve paraprake nuk mund të bëjë ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të cilën procedohet personi nën hetim dhe as të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar.

Përcaktimi i plotë dhe saktë i rrethanave të faktit dhe përgjegjesisë penale të secilit person të përfshirë, i takon vijimit të hetimeve. Në përfundim të hetimeve, është gjyqtari i seancës paraprake i cili vlerëson plotësinë e tyre dhe cilësimin juridik të veprës penale.

Për këtë arsye, nxjerrja e përfundimeve në këtë fazë fillestare të hetimeve, nuk i shërben vijimit të tyre dhe as besimit të opinionit publik mbi punën organeve të sistemit të drejtësisë.

Nga ana tjetër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë vëren me shqetësim disa artikuj të publikuar në media, të cilat synojnë apo tentojnë të denigrojnë figurën e gjyqtarit të çështjes, duke ritheksuar zbatimin e ligjit me korrektësi dhe saktësi maksimale në çdo rast./ Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e Egli Progës, Urgjenca Kombëtare zbulon detaje të reja nga nata e 10 gushtit

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria vuri në hetim efektivin, Policia: I

Pas deklaratës për media që bëri kreu i Policisë së Shtetit për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, ka reaguar edhe Urgjenca Kombëtare duke shpjeguar mënyrën e veprimit menjëherë pas marrjes së njoftimit.

Sipas kreut të Urgjencës, Skënder Brataj, ambulanca ka mbërritur në kohën e duhur në vendngjarje.

Ai tha se intervali kohor nga momenti i thirrjes deri në mbërritje ka qenë vetëm 6 minuta, duke hedhur poshtë kështu akuzat për një vonesë më të gjatë.

Ai shtoi gjithashtu se i gjithë misioni, nga telefonata e deri te kthimi në spital ka zgjatur vetëm 20 minuta.

Nga verifikimi që kemi kryer, rezulton se në orën 19:12 minuta ka ardhur thirrja e Policisë së Pogradecit drejt urgjencës, ku kërkohet ndërhyrje e shpejtë për një person që gjendet në rrugë, në rrethrrotullimin te Agjencia. Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat dhe misionin ekipit të Pogradecit dhe në 19:18 minuta ka mbërritur ambulanca në vendngjarje. Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë, pra në 19:20, dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit. Përgjatë 11 minutave të rrugës nga vendngjarja në spital, pacienti është asistuar nga stafi mjekësor. I gjithë misioni ka qenë në total 20 minuta, duke nisur nga kërkesa për ndihmë”, tha Brataj.

Tjera detaje këto që hedhin poshtë akuzat e ngritura, pas asaj që dyshohej edhe si arsyeja e vrasjes, gjobvënie ndaj viktimës, e cila u mohua totalisht si pistë hetimi nga kreu i Policisë së Shtetit./ Versus.al

7 MUAJ ME PARE

“Autori u arrestua në kohë rekord'/ Vrasja e Egli Progës, reagon Edi Rama: Akuza e prokurorisë skandaloze

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria vuri në hetim efektivin, Policia: I

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku mbeti i vrarë Egli Proga, si pasojë e dhunës nga Denis Meçe duke hedhur poshtë akuzat se Policia u mundua ta fshihte ngjarjen.

Kreu i shtetit shkruan në postimin e tij se Policia dhe Urgjenca e kanë kryer detyrën e tyre me profesionalizëm dhe me integritet të plotë ligjor dhe moral.

Ai shton më tej se akuza “Vrasja nga pakujdesia” e ngritur nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës.

Duke mos komentuar qëndrimin e organeve të drejtësisë, Rama shprehet se i bashkohet thirrjes së Policisë së Shtetit se për burimet e përgjegjshme të informimit t'i referohen dokumentave të operacionit të policisë si dhe të shërbimit të urgjencës për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut. 

Reagimi i Kryeministrit në X

Sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë publikisht provat që hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit, ku policia u akuzua pa asnjë bazë sikur tentoi të fshihte ngjarjen, ndërsa urgjenca sikur u vonua tejmase në dhënien e ndihmës për viktimën.

Në fakt të gjitha provat tregojnë e dokumentuara, qoftë të operacionit policor e qoftë të sistemit elektronik të Urgjencës Kombëtare tregojnë, se Policia e arrestoi në kohë rekord autorin për “Vrasje me dashje” dhe Urgjenca iu përgjigj në 7 minuta thirrjes për ndihmë! “Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral.

Ky është edhe konkluzioni i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, e cila është angazhuar nga Ministria e Brendshme, menjëherë pas daljes së pretendimeve apo fabrikimeve mbi rrjedhën e ngjarjes, duke kryer kontrollin e të gjitha hapave të operacionit për kapjen e autorit të vrasjes.

Duke mos komentuar qëndrimin e organeve të drejtësisë, por duke mirëkuptuar plotësisht indinjatën e kujtdo që ndjehet i skandalizuar nga akuza e ngritur nga Prokuroria, bashkohem me thirrjen e Policisë së Shtetit për të gjitha burimet e përgjegjshme të informimit, që t’i referohen dokumentave të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut, duke luajtur me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore./Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Dyshohej se u vra për gjobvënie, Rrumbullaku hedh poshtë pistën për vrasjen e Egli Progës

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria vuri në hetim efektivin, Policia: I

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediet ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur 3 ditë më parë në Pogradec, ku 42-vjeçari Egli Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe për të cilën u shpreh se akuzat ndaj Policisë janë të pavërteta dhe të pabaza.

Ndërkaq ai hodhi poshtë edhe pistën se Egli Proga u vra për arsye gjobvënie nga autori i krimit.

“Lajmet që kanë qarkulluar për gjiobvënie janë të pavërteta. E gjitha ka ndodhur nga një konfikt i çastit, nuk ekziston diçka e tillë.  Çdo lajm i  pavërtetë dëmton hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes", tha kreu i Policisë.

Ai shprehu gjithashtu edhe gatishmërinë e Policisë për të zbardhur të vërtetën dhe për të garantuar rendin e sigurinë në çdo kohë./ Versus.al

 

7 MUAJ ME PARE

Zbutja e dënimit për Denis Meçen, Rrumbullaku: Policia i ka referuar prokurorisë akuzën e ‘vrasjes me dashje’

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria vuri në hetim efektivin, Policia: I

Gjatë konferencës për shtyp Drejtori i  Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zbardhur ngjarjen e rëndë në Pogradec.

Sipas tij ngjarja është referuar në Prokurori si vrasje me dashje por prokuroria ka kërkuar një masë tjetër, por që nuk ëhstë në tagrin e Policisë ta komentoj këtë çështje.

Rrrumbullaku: Shtetasi D.N pas konfliktit është larguar nga vendi i ngjarjes por fal reagimit në kohë u bë i mundur arrestimi i tij për veprën penale të vrasjes me dashje. E ritheksoj vrasje me dashje e rikrijuar nga Policia për organet e prokurorisë.  Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Korçë. Nëse prokuroria ka kërkuar një masë tjetër nga ajo për të cilën Policia e Shtetit ka kryer arrestimin kjo është një çështje që as nuk na takon as kemi tagrin ta komentojmë./Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e Egli Progës, Rrumbullaku: Nuk u fsheh ngjarja në Pogradec

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria vuri në hetim efektivin, Policia: I

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku reagoi në një konferencë për mediat mohoi kategorikisht se është tentuar që të fshihet vrasja në Pogradec.

Rrumbullaku: Nuk është fshehur ngjarja e Pogradecit nga asnjë punonjës policie. Është shkuar në vendngjarje, janë sekuestruar kamerat të ambienteve përreth. Janë shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm në vendin e ngjarës. U bë e mundur zbardhja në kohë rekord e krimit dhe u arrestua autori bashkë me tre të tjerë. Drejtoria e Korçës dha një njoftimin zyrtar, u anashkalua, deformua dhe u mohua.

7 MUAJ ME PARE

Ngjarja e rëndë në Pogradec/ Zbardhet dëshmia e Denis Meçes: Isha nën efektin e alkoolit. Nuk doja ta vrisja

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria vuri në hetim efektivin, Policia: I

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së 42 vjeçarit, Denis Meçe.

Në dëshminë e tij Meçe është shprehur se nuk e njihte Egli Progën por sipas tij ai e ka ofenduar pa shkak pasi ishte në gjendje të dehur.

“Gjatë kohës që ishim ulur ne lokal, vjen ky djali, emrin nuk ja dija. Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit për cigare, por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora. Sa kam kthyer kurrizin ky më shau.

Unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më shau sërish dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur”.

Denis Meçe është shprehur i penduar dhe i kërkon falje familjes duke theksuar se nuk kishte qëllim as ta vriste e as t’i shkaktonte dëmtime.

 

Poll