Live Updates /

Vrasja e Fatbardh Licit, ish-e dashura e Safetit e largoi atë dhe Bilalin nga vendngjarja! Biseda e Ibrahim Licit me Behar Bajrin për ish-boksierin

*Detaje të reja janë mësuar nga dosja për vrasjen e Fatbardh Licit, në kuadër të hetimeve të të cilës u arrestua Eria Ago, ish-e dashura e Safet Bajrit e cil dyshohet se e ndihmoi këtë të fundit. *Ago rezulton të jetë pyetur në polici edhe në 2018-ën pasi kishte ndodhur ngjarja, por asokohe kishte deklaruar se kishte qenë në Tiranë dhe se një natë para ngjarjes, kishte festuar me Safetin në një lokal nate. *Por tabulatet telefonike të cilat janë zbardhur nga SPAK, tregojnë të kundërtën duke zbardhur në fakt se Ago kishte udhëtuar drejt Shkodrës ku kishte transportuar Safet Bajrin dhe më pas kishte sjellë Astmer Bilalin në Tiranë. *Mes detajeve të dosjes, një bisedë e zhvilluar mes Ibrahim Licit dhe Behar Bajrit dy ditë para vrasjes së Fatbardh Licit, marrëdhënien e tyre dhe krisjen e fortë që ndodhi mes Ibrahimit dhe Astmer Bilalit pasi Lici i tregonte Beharit që ish-boksieri i kishte nisur veprat e tij kriminale me vjedhje rosash.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Detaje të reja janë mësuar nga dosja për vrasjen e Fatbardh Licit, në kuadër të hetimeve të të cilës u arrestua Eria Ago, ish-e dashura e Safet Bajrit e cil dyshohet se e ndihmoi këtë të fundit. *Ago rezulton të jetë pyetur në polici edhe në 2018-ën pasi kishte ndodhur ngjarja, por asokohe kishte deklaruar se kishte qenë në Tiranë dhe se një natë para ngjarjes, kishte festuar me Safetin në një lokal nate. *Por tabulatet telefonike të cilat janë zbardhur nga SPAK, tregojnë të kundërtën duke zbardhur në fakt se Ago kishte udhëtuar drejt Shkodrës ku kishte transportuar Safet Bajrin dhe më pas kishte sjellë Astmer Bilalin në Tiranë. *Mes detajeve të dosjes, një bisedë e zhvilluar mes Ibrahim Licit dhe Behar Bajrit dy ditë para vrasjes së Fatbardh Licit, marrëdhënien e tyre dhe krisjen e fortë që ndodhi mes Ibrahimit dhe Astmer Bilalit pasi Lici i tregonte Beharit që ish-boksieri i kishte nisur veprat e tij kriminale me vjedhje rosash.

3 Postime
4 ORE ME PARE

“Ai bir k*rve i ka vjedhur 2 rika”, biseda mes Ibrahim Licit dhe Behar Bajrit për Astmer Bilalin që pasoi vrasjen e Fatbardh Licit

Vrasja e Fatbardh Licit, ish-e dashura e Safetit e largoi atë dhe Bilalin
Fotomontazh: Ibrahim Lici, Safet Bajri dhe Astmer Bilali

Prej 7 vitesh përplasja mes fiseve Lici e Bajri në Shkodër ka sjellë shumë viktima dhe pasiguri në kryeqendrën e veriut. Përplasjet dyshohet se nisën pas një atentati në janar të 2018-ës ndaj biznesmenit Lulzim Kulla, dhëndrit të Licëve, ngjarje ku u plagosën 8 persona dhe u plagos vetë biznesmeni.

Më pas vijuan me vrasjen e ish-policit Boran Bërçana, lidhje e grupit Bajri. Pavarësisht këtyre ngjarjeve, dy fiset nuk i kishin shkëputur marrëdhëniet me njëri-tjetrin, pasi pak ditë para vrasjes së Fatbardh Licit më 10 gusht të 2018-ës, Librahim Lici kishte folur në telefon me Behar Bajrin.

Në bisedën ku të dy i referohen njëri tjetrit si ‘kumbarë’ për shkak se Lici ishte kumbar i djalit të Behar Bajrit, shfaqen momente sa miqësie ashtu edhe ironie mes të dyve. Një prej fragmenteve, lidhet edhe me ish-boksierin Astmer Bilali për të cilin Ibrahim Lici shprehej se nuk e kishte aspak shqetësim dhe e akuzonte për vjedhjen e dy rosave të Arjan Zogajt, një prej miqve të Behar Bajrit.

Ibrahimi: Po është gjë e vogël kjo se çfarë po i bën Arjanit se i ka vjedh dy rika, po ulen e po pijnë kafe, se, se kanë interesa të përbashkëta, s'prishen kollaj.

Behari: Po për krye të nënës nuk kam punë lomshi...

Ibrahimi: Po kan interesa, nuk prishen për dy rika. Kanë interesa të perbashkëta. I kan dhënë informacione njëri tjetrit, njeni ai e tjetri ky janë bo shok, nuk është se prishen për dy rika, është gjë e vogël.

Ibrahimi: Ktij ja ka vjell, ja ka q.. nënë p... ka ka herë i ka kalu një mur nja 10 metra lart a nja njëzet metra, ja ka vjell rikat Behar, ai bir k....

Ibrahimi: E fute intrigën itash. Mos çaj kryet thuaja dhe Astmerit dhe Arjanit.

Behari: Unë Astmerin nuk e kam shok vlla. Unë me Arjanin jam rrit.

Ibrahimi: Po s'ka lidhje s'e ke shok, e fut ti atë, shok apo shok nuk i ke asnjeni ti shok ata, dhe njërit dhe tjetrit ja thua ti të dyve.

Behar Bajri i linte të kuptonte Ibrahimit se nuk e kishte shok Astmer Bilalin dhe se e kishte dëgjuar edhe teksa e ofendonte vetë Ibrahimin dhe fisin Lici teksa dhunonte me grushte një person që e thërrisnin “profe”.

Më pas Behar Bajri dyshohet se i ka treguar Bilalit atë çfarë i kishte thënë Ibrahimi për vjedhjen e dy rosave. Kjo nuk ka mbetur pa reagim dhe një ditë më vonë, Astmeri ka marrë në telefon Ibrahimin për t’i kërkuar llogari për fjalët e thëna në bisedën me Behar Bajrin. Ibrahimi i ka kërkuar të takoheshin duke i thënë se nuk preferon të bëjë biseda të tilla në telefon.

Pjesë nga biseda:

Astmeri: Nji kshu më thanë, diça niva.

Ibrahimi: Më thuaj kush të tha e po të them.

Astmeri: Po Behari më tha mо.

Ibrahimi: Beharit po i kamfol vetë punën e rikave.

Astmeri: Aaa, çfarë është ky muhabet. Ai the ti gjë a çfarë?

Ibrahimi: Po, unë i kam thënё

Astmeri: Aaa. E çfarë ishte kjo?

Ibrahimi: Si çfarë ishte?

Astmeri: Kjo puna e rikave.

Ibrahimi: Puna e rikave, ke marrë do rika në një vend, ke fillu nji kshu me rika dhe pastaj

nga rikat ke fillu më gjatë, një shut, nja kët kam thënë.

Astmeri: Po mirë, po çfarë janë kto muhabete.

Ibrahimi: Po kot për qef.

Astmeri: Për qef...... çfarë don me thënë me këtë muhabet.

Ibrahimi: Çfarë ke qefme të thënë unë ty?

Astmeri: Me thënë atë çfarë ke thënë ti, s'po du gjë më tepër.

Ibrahimi: Tana, tana me kallzo çfare ke thënë ti.

Astmeri: Çfarë kam thënë unë...

Ibrahimi: Kam thënë pak kam thënë gjane që si me thanë... me kallzu se kush je ti,jo për më tepër.

Më 10 gusht të vitit 2018, në një kafe të Shkodrës u ekzekutua me breshëri armësh Fatbardh Lici. Sipas SPAK, në makinën e ekzekutorëve kanë qenë Astmer Bilali dhe Safet Bajri, ky i fundit ka ndaluar në rrugicën që të çon tek një lokal në lagjen Dobraç, ndërsa Astmer Bilali ka djegur makinën e vjedhur për krimin e rëndë. Versus.al

6 ORE ME PARE

Gënjeu në polici, ish-e dashura e Safet Bajrit, ishte në Shkodër ditën e vrasjes së Fatbardh Licit

Vrasja e Fatbardh Licit, ish-e dashura e Safetit e largoi atë dhe Bilalin
Eria Ago, (në mes Fatbardh Lici) dhe Safet Bajri

Detaje të reja janë mësuar rreth arrestimit të Eria Agos, ish-të dashurës së Safet Bajrit e cila u arrestua 4 ditë pasi ‘RENEA’ i vuri prangat “të fortit” të Shkodrës nën akuzën e vrasjes së Fatbardh Licit në 2018-ën.

Versus.al raporton se në bazë të dosjes hetimore, Eria Ago pretendonte se ditën e vrasjes së Fatbardh Licit, kishte qenë në Tiranë, ndërsa një gjobë që ajo ka marrë provoi se kishte qenë në Shkodër.

Bisedat telefonike me Safet Bajrin, tregojnë se Ago ka qenë nën shoqërinë e Safet Bajrit dhe ka përdorur makinën e këtij të fundit për t’i çuar pranë vendit ku më pas ndodhi ekzekutimi i Licit, ngjarja që ndezi përplasjet e forta mes dy fiseve Bajri dhe Lici në Shkodër. Ago është marrë në pyetje edhe në 2018-ën për të njëjtën ngjarje dhe asokohe deklaroi se një ditë para ngjarjes, kishte qenë në një lokal me Safetin ku kishin festuar. Ndërsa zbuloi gjithashtu se lidhja e tyre kishte zgjatur 3 javë. Versus.al

7 ORE ME PARE

E arrestuar si bashkëpunëtore në vrasje, ish-e dashura e Safet Bajrit kërkon lirimin nga qelia

Vrasja e Fatbardh Licit, ish-e dashura e Safetit e largoi atë dhe Bilalin
Eria Ago dhe Safet Bajri

Ish e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj saj si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “përkrahje të autorit të krimit”.

Mbrojtësi ligjor kundërshton masën shtrënguese me argumentin se provat e SPAK nuk qëndrojnë, shtuar këtu edhe faktin që Ago ndodhet e shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike.

E reja u arrestua me urdhër të prokurores Elida Kacckini, nën dyshimin se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin ditën kur ndodhi vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër, ngjarje e shënuar në vetën e 2018.

Gjatë seancës për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë, Eria Ago ka mbajtur qëndrim mohues lidhur me pretendimet e prokurorisë së posaccme, duke thënë që ajo nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër.

Sipas informacioneve, Ago është marrë në pyetje lidhur me këtë çështje që në kohën kur ndodhi ngjarja, por është lënë e lirë.

Pritet që në shkallën e dytë të gjyqsorit të hidhet shorti elektronik për të përcaktuar gjyqtarin që do marrë në shqyrtim ankimin, ku më pas ky i fundit do caktojë datën e seancës.

Për të njëjtën ngjarje, e ankimuar masën në Apel edhe tre të dyshuarit për vrasjen e Licit, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri. Versus.al

Poll