Live Updates /

Vrasja në Pogradec/ 31 vjeçari ‘thyhet’ në polici, pranon vrasjen e partneres, Kozeta Teços! Nëna e Ilirjan Selmanit: Viktima kishte lidhje me shumë burra!

*Ilirjan Selmani, 31 vjeçari i arrestuar për vrasjen e 52 vjeçares Kozeta Teço në Pogradec është thyer para grupit hetimor të Korçës pas disa orëve dëshmi. *Pas 7 orësh dëshmi, 31 vjeçari u thye duke shprehur pendesë për vrasjen që kishte kryer. *Sipas tij, viktima Kozeta Teço ishte e alkoolizuar dhe së fundmi ishte bërë agresive dhe e dhunonte. Autori do t’i nënshtrohet një vizite psikologjike për të parë gjendjen e shëndetit mendor të tij. *Nëna e Ilirjan Selmani, Sanie Selmani ka folur për herë të parë në kamera. Ajo është shprehur se djali i saj nuk e ka kryer krimin dhe se ai e donte viktimën, pavarësisht se familja nuk ishte dakord.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ilirjan Selmani, 31 vjeçari i arrestuar për vrasjen e 52 vjeçares Kozeta Teço në Pogradec është thyer para grupit hetimor të Korçës pas disa orëve dëshmi. *Pas 7 orësh dëshmi, 31 vjeçari u thye duke shprehur pendesë për vrasjen që kishte kryer. *Sipas tij, viktima Kozeta Teço ishte e alkoolizuar dhe së fundmi ishte bërë agresive dhe e dhunonte. Autori do t’i nënshtrohet një vizite psikologjike për të parë gjendjen e shëndetit mendor të tij. *Nëna e Ilirjan Selmani, Sanie Selmani ka folur për herë të parë në kamera. Ajo është shprehur se djali i saj nuk e ka kryer krimin dhe se ai e donte viktimën, pavarësisht se familja nuk ishte dakord.

3 Postime
13 ORE ME PARE

Vrasja në Pogradec/ Nëna e Ilirjan Selmanit: Djali im nuk vriste as mizën! Viktima kishte lidhje me shumë burra

Vrasja në Pogradec/ 31 vjeçari ‘thyhet’ në polici,
Kozeta Teço/ Ilirjan Selmani

Nëna e Ilirjan Selmani, Sanie Selmani ka folur për herë të parë në kamera. Ajo është shprehur se djali i saj nuk e ka kryer krimin dhe se ai e donte viktimën, pavarësisht se familja nuk ishte dakord.

“Pyesni në lagje dhe do t’ju tregojnë çfarë djali ishte. Ai nuk ngatërrohej me askënd, nuk vriste një mizë, e jo më të vriste një njeri. Herë pas here kërkonte ndonjë lek, por kaq. Djali bashkëjetonte me të dhe atë ditë ka marrë plehrat dhe i ka hedhur në kosh, që ishin te dera e shtëpisë. Pavarësisht se unë nuk kam qenë dakord me lidhjen e tyre, nuk i kam kërkuar asnjëherë që të ndaheshin, pasi djali e kishte pranuar ashtu siç ishte”, – tha ajo mes lotësh.

Më tej, nëna e Ilirjan Selmanit shpreh tronditjen e saj nga mënyra si u përhap lajmi në media dhe se si policia ndërhyri në banesë.

“Jam shumë e tronditur. Kam lexuar dhe parë në media shumë të pavërteta që ka nxjerrë policia si informacion. Edhe ne si prindër e kemi marrë vesh nga media dhe policia ngjarjen. Ata erdhën në shtëpi, 15 policë, gati ma mbytën djalin. Djali im është i sëmurë me zemër, ka probleme shëndetësore dhe ja kemi ndërruar disa herë gjakun. Trajtohet edhe me kemp për problemet me zemrën”, tha ajo.

Sanie Selmani thotë se kërkon që e vërteta të dalë në dritë dhe shton se viktima mund të ketë pasur lidhje të tjera.

“Kërkoj që të dalë e vërteta, sepse me sa di unë, ajo nuk kishte lidhje vetëm me djalin tim, por edhe me shumë të tjerë. Policia të hetojë dhe të zbardhë të vërtetën. Djali im nuk është vrasës. Djali im nuk ka krijuar asnjëherë probleme, pyesni ku të doni”, u shpreh Sanie Selmani.

Ilirjan Selmani, 31 vjeç, akuzohet nga Policia dhe Prokuroria si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço në apartamentin e saj në Pogradec.

Dyshohet se, në momentin e debatit, Selmani ka qëlluar viktimën me thikë, duke i marrë jetën. Më pas, për të fshehur gjurmët e krimit, ai i ka vendosur zjarrin banesës ku jetonte 52 vjeçarja. Pavarësisht përpjekjeve për të zhdukur provat, ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë në zonë dhe u arrestua nga policia. /Versus.al

 

13 ORE ME PARE

“E doja pavarësisht moshës”, 31 vjeçari ‘thyhet’ në polici, pranon vrasjen e partneres: Mendova mos kishte therur ndonjë pulë

Vrasja në Pogradec/ 31 vjeçari ‘thyhet’ në polici,
Autori, Ilirjan Selmani dhe viktima Kozeta Teço

Ilirjan Selmani, 31 vjeçari i arrestuar për vrasjen e 52 vjeçares Kozeta Teço në Pogradec është thyer para grupit hetimor të Korçës pas disa orëve dëshmi.

Fillimisht ai pranoi lidhjen me viktimën duke thënë se e donte pavarësisht moshës së saj më të madhe, ndërsa më tej pretendoi se ditën e ngjarjes ka qenë në Korçë dhe se kur ishte kthyer në Pogradec kishte mësuar se partnerja e tij kishte vdekur.

“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës”-ka deklaruar ai.

Selmani pranoi disa episode të provave që kishte në dorë policia duke mohuar vrasjen.

“Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”- deklaroi 31 vjeçari.

Pas 7 orësh dëshmi, 31 vjeçari u thye duke shprehur pendesë për vrasjen që kishte kryer. Sipas tij, viktima ishte e alkoolizuar dhe së fundmi ishte bërë agresive dhe e dhunonte. Autori do t’i nënshtrohet një vizite psikologjike për të parë gjendjen e shëndetit mendor të tij. Versus.al

14 ORE ME PARE

Vrasja e 52 vjeçares në Korçë, autori në lidhje intime me të prej 3 vitesh! E goditi me thikë dhe i dogji banesën

Vrasja në Pogradec/ 31 vjeçari ‘thyhet’ në polici,
Viktima Kozeta Teço dhe autori Ilirjan Selmani

Korçë- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Pogradec ku 52 vjeçarja Kozeta Teço u gjet e vdekur në shtëpinë e saj të përfshirë nga zjarri.

Për ngjarjen e cila fillimisht u raportua si vdekje për shkak të asfiksimit, u arrestua më vonë 31 vjeçari Ilirjan Selmani i cili u zbulua se kishte patur një lidhje intime me viktimën prej 3 vitesh.

Sipas policisë në trupin e 52 vjeçares u gjetën disa plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë duke e hedhur poshtë dyshimin se ngjarja kishte ndodhur nga asfiksimi si pasojë e tymit. Ilirjan Selmani e ka vrarë me thikë Teçon dhe më pas i ka vënë flakën banesës së saj për të zhdukur gjurmët e krimit.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit është larguar nga banesa për t’u arrestuar pas disa orëve. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Në momentin e shoqërimit nga policia, autori pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen e rëndë.

Viktima jetonte vetëm dhe fqinjët e përshkruajnë si njeri të qetë që nuk kishte patur probleme më parë. Versus.al

Poll