Live Updates /

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari nga Vlora!

*Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Tepelenë, ku u vra biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, Policia e Gjirokastrës ka arritur të zbardhë autorësinë e krimit falë provave të siguruara gjatë hetimeve. *Si autor i dyshuar është identifikuar 48-vjeçari Kamber Sulçaj nga fshati Mesaplik i Vlorës, i cili është shpallur në kërkim dhe vijojnë operacionet për kapjen e tij. *Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të 27 shtatorit, pas një konflikti të çastit mes viktimës, autorit të dyshuar dhe personave që shoqëronin Sarchin. *Debati i nisur për motive banale përfundoi tragjikisht me përdorimin e armës, duke i marrë jetën biznesmenit italian. *Hetuesit kanë siguruar prova të rëndësishme, përfshirë pamje nga kamerat e sigurisë në segmente të ndryshme rrugore, ku është dokumentuar edhe itinerari i lëvizjes së autorit të dyshuar me automjetin e tij të bardhë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Tepelenë, ku u vra biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, Policia e Gjirokastrës ka arritur të zbardhë autorësinë e krimit falë provave të siguruara gjatë hetimeve. *Si autor i dyshuar është identifikuar 48-vjeçari Kamber Sulçaj nga fshati Mesaplik i Vlorës, i cili është shpallur në kërkim dhe vijojnë operacionet për kapjen e tij. *Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të 27 shtatorit, pas një konflikti të çastit mes viktimës, autorit të dyshuar dhe personave që shoqëronin Sarchin. *Debati i nisur për motive banale përfundoi tragjikisht me përdorimin e armës, duke i marrë jetën biznesmenit italian. *Hetuesit kanë siguruar prova të rëndësishme, përfshirë pamje nga kamerat e sigurisë në segmente të ndryshme rrugore, ku është dokumentuar edhe itinerari i lëvizjes së autorit të dyshuar me automjetin e tij të bardhë.

3 Postime
1 ORE ME PARE

Publikohet fotoja e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në
Edoardo Sarchi/ Kamber Sulçaj

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 48 vjeçari, Kamber Sulçaj i cili është shpallur në kërkim pasi dyshet se ka vrarë biznesmenin italian Edoardo Sarchi.

Sipas hetimet, sulmi ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes Kamber Sulçes dhe Sarchit, si dhe shoqëruesve të tij.

Sulçe dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska ndaj tyre dhe automjeteve të tyre, ku biznesmeni italian humbi jetën.

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në
Kamber Sulçaj

Nga vendngjarja u sekuestruan automjetet e viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu. Gjatë kontrolleve në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, policia gjeti të fshehura automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur autori, ndërsa në një çantë të hedhur në shkurre u sekuestruan dylbi me rreze infra, dylbi termike, një mbajtëse arme dhe një elektrik dore.

Kontrollet e mëtejshme në banesën e 48-vjeçarit dhe të familjarëve të tij në Mesaplik e Vlorë zbuluan rreth 2.5 milionë lekë (në lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak, 450 fara të dyshuara kanabisi dhe 2 kasaforta./Versus.al

 

2 ORE ME PARE

Policia publikon pamjet e lëvizjes së autorit të vrasjes së biznesmenit italian! Mjeti u braktis në Nivicë me armët dhe dy çanta me miliona lekë

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në

Kamber Sulçaj është identifikuar si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Salari të Tepelenës.

Sipas hetimeve paraprake, krimi dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Grupi hetimor ka arritur të sigurojë pamje dhe prova të rëndësishme që ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Njoftimi i plotë i Policisë së Gjirokastrës:

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, të drejtuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, ngritur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës së datës 26.09.2025, në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku u vra shtetasi italian E. S., 44 vjeç, u mundësua zbardhja e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

Konkretisht, u identifikua autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi K. S., 48 vjeç banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin E. S. dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Më pas shtetasi K. S. dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.

-Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga shtetasi E. S. dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu.

-Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.

Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.

-Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).

Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e shtetasit K. S..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

 

 

 

2 ORE ME PARE

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim autori (EMRI)

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në

Hetimet intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, në bashkëpunim me ekspertë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, kanë çuar në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së Edoardo Sarchi, trupi i pajetë i të cilit u gjet pas mesnatës së 26 shtatorit 2025, në zonën e quajtur “Qafa e Dilanit”.

Si rezultat i hetimeve, është identifikuar autori i dyshuar, Kamber Sulçaj 48 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili është shpallur në kërkim për veprat penale:

Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,

Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit,

Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti filloi fillimisht në mënyrë verbale për motive të dobëta mes autorit dhe Sarchit, si dhe personave që e shoqëronin.

Më pas,  dyshohet se 48 vjeçari ka qëlluar me armë me vjaska drejt tyre dhe automjeteve të tyre në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave humbi jetën 44-vjeçari italian.

Gjatë veprimeve procedurale, nga vendngjarja u sekuestruan automjetet e përdorura nga Sarchi dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të mundshmeve lidhje të tjera kriminale./Versus.al

 

 

 

 

Poll