Live Updates /

Zgjedhjet e 11 majit, Rama në Shkodër: PS, partia më e re, të tjerët fusin fisin në lista! “Paketa e Maleve”, 10 vite pa taksa për përfituesit e parë

*Kryesocialisti Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Shkodër ku ka prezantuar kandidatët për deputetë të PS në këtë qark për zgjedhjet e 11 majit. *Duke nënvizuar kandidatët e rinj në lista, Rama tha se PS është partia më e re, ndërsa ironizoi forcat e reja politike duke thënë se fusin të afërmit në listat e kandidatëve për deputetë. *Një paralajmërim e kishte edhe për të gjithë ata që kandidojnë krah PS, duke u theksuar se në rast se bëjnë punë jo të ndershme pas krahëve, do të ndëshkohen sipas ligjit. *Takimet i vijoi me operatorë turistikë të cilëve u prezantoi edhe “Paketën e Maleve” që u miratua në Kuvend gjatë muajit janar.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryesocialisti Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Shkodër ku ka prezantuar kandidatët për deputetë të PS në këtë qark për zgjedhjet e 11 majit. *Duke nënvizuar kandidatët e rinj në lista, Rama tha se PS është partia më e re, ndërsa ironizoi forcat e reja politike duke thënë se fusin të afërmit në listat e kandidatëve për deputetë. *Një paralajmërim e kishte edhe për të gjithë ata që kandidojnë krah PS, duke u theksuar se në rast se bëjnë punë jo të ndershme pas krahëve, do të ndëshkohen sipas ligjit. *Takimet i vijoi me operatorë turistikë të cilëve u prezantoi edhe “Paketën e Maleve” që u miratua në Kuvend gjatë muajit janar.

3 Postime
3 DITE ME PARE

Rama prezanton “Paketën e Maleve” në Shkodër: 500 përfituesit e parë, do jenë 10 vite pa taksa

Zgjedhjet e 11 majit, Rama në Shkodër: PS, partia më e re,
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga 2 ministrat Arbjan Mazniku dhe Blendi Gonxhe

Pas takimit ku prezantoi kandidatët për deputetë në qarkun e Shkodrës, kryeministri Edi Rama prezantoi ligjin e ri “Paketa e Maleve” që sipas tij do të zhvillojë pronat në territoret malore.

Rama tha se sipas kësaj pakete, kushdo pronar toke i njohur si i tillë në zonë, dhe nëse nuk i ka të regjistruara dokumentet e pronësisë, të mund të investojë pasi të verifikohet nga bashkia. Ai tha se 500 aplikantët e parë për të përfituar nga ky projektligj, do të jenë 10 vite pa asnjë taksë.

“Ligj që kapërcen vonesat në zhvillimin e pronës në territoret malore sidomos atje ku pronarët e ligjshëm nuk e kanë pranuar 7501 dhe kanë këmbëngulur që toka t’ju njihet e ndarë siç ato janë dakordësuar me njëri tjetrin duke u kthyer në kufijtë e paracaktuar nga të parët e tyre. Ne bëmë një përpjekje të ndërmjetme me ligj por edhe ai ka shfaqur problematika që lidhen me faktin që një pjesë e të interesuarve janë këtu dhe kjo ka vonesat e hallkat e veta të vështirësisë. Paketa e maleve nuk është një paketë që adreson çështjen e pronës në tërësi por ëndrrën dhe dëshirën për t’u kthyer në tokën e të parëve.

Logjika e paketës është që pronarëve që quhen posedues faktikë, pronarë pra jo zaptues, që nuk kanë letrat e dokumentet e pronësisë të regjistruar, janë shumë dhe janë të dëshiruar të investojnë. Ka plot nga veriu në jug, por nga ana tjetër e padiskutueshme është që nuk ka një pikë të Shqipërisë ku të mos jetë e mundur që të bësh sukses nëpërmjet agroturizmit. Mjafton syri i bashkisë për të verifikuar nëse jemi në kushtet e një trashëgimtari të ligjshëm apo jo. Kjo procedurë është shumë e thjeshtë. 500 aplikantët e parë do të jenë 10 vite pa asnjë taksë”- deklaroi Rama. Versus.al

3 DITE ME PARE

“Do shkojnë aty ku e kanë vendin”, Rama paralajmëron të tijët: Ata që veprojnë pas shpine, do ndëshkohen

Zgjedhjet e 11 majit, Rama në Shkodër: PS, partia më e re,

Kreu i qeverisë, Edi Rama, nga Shkodra ku edhe prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit foli edhe për Reformën në Drejtësi dhe zyrtarët e inkriminuar.

Ai theksoi se kushdo që devijon nga rruga e Partisë Socialiste për të përfituar në kurriz të qytetarëve, duhet të ndëshkojë dhe të shkojë aty ku e ka vendin.

“Ne e kemi shumë të qartë vijën. Kush është këtu për qëllimin e përbashkët, është i nderuar. Kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe e përdor fuqinë që i jep populli përmes PS për të bërë punë jo të ndershme mbas shpinës tonë, të shkojë aty ku e ka vendin.

Është shumë e thjeshtë, nuk ka asgjë për të pasur dyshime e dilemma. Por kjo është propagandë e vazhdueshme. Gjithsesi besoj që ne jemi jo vetëm në kohën dhe vendin e duhur, por forca e duhur për të realizuar qëllimin e madh të anëtarësimit në BE, pastaj të tjerat duhet dhe do të trajtohen deri në nivelin individual të deputetit me qytetarin”- u shpreh Rama. Versus.al

 

3 DITE ME PARE

Rama prezanton kandidatët në Shkodër, ironizon partitë e reja: Mbushën listat me xhaxhallarë dhe halla

Zgjedhjet e 11 majit, Rama në Shkodër: PS, partia më e re,

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Shkodër ku ka prezantuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Me retorikën e njëjtë të përdorur në takimet e tjera prezantuese, Rama tha se në rast të anëtarësimit në BE, vendi do të marrë 1 miliardë euro financime çdo vit.

Ndërsa tha se prej tyre 300 milionëdo të jenë për bujqësinë, duke mos e përmendur faktin që për fondet e IPARD, BE ende po zhvillon hetime për abuzim me ndihmat për bujqësinë.

“Shembulli është që në gjithë këto vite ne kemi marrë nga BE diçka më shumë se 1 miliardë euro. Çdo vit ne do të marrim nga BE, 1 miliardë euro. Domethënë praktikisht është një 10-fishim. Bujqësia, ne në gjithë këto vite kemi marrë më pak se 200 milionë euro. Me hyrjen në BE do të marrim 300 milionë euro në vit që do t’i shkojnë fshatit drejtpërdrejt. Edhe të tjera që nuk po i marrë me radhë. Dhe kur je përpara kësaj mundësie çfarë diskutimi është se kë të votoj? Pse çdo lloj devijimi në një vend tjetër këtë e vë në rrezik. Në Tiranë janë 1 mijë veta që punojnë me negociatat çdo ditë. Bëhet fjalë për orë pa fund pune. Qindra dhe mijëra faqe që do të thotë se nuk ka kohë për të humbur. Afati i dakordësuar me ta është 2027. Në fund të 2027 na është hapur kjo derë për të hyrë me Malin e Zi. Duhet ta kuptojmë që është një mundësi e artë, por edhe ngaqë kemi bërë detyrat tona por edhe nga pjesa gjeopolitika sepse do të zgjerohet dhe do të unifikojë kufirin për shkak të Rusisë”- tha Rama.  

Ndërsa nuk munguan as ironitë për kundërshtarët politikë, mes tyre edhe partitë e reja politike të cilat kanë futur në listat e mbyllura njerëz të afërm, të cilët pritet të japin dorëheqjen pas zgjedhjeve të 11 majit me qëllim që mandati t’u mbetet atyre më të votuarve. Rama tha se kjo tregonte se partitë e reja nuk kishin gjetur as kandidatë për të mbushur listat.

“Sot është koha e duhur që në kutinë e votimit për Partinë Socialiste. Këneta as që diskutohet. Partia më e re sot dhe unë po ja u them statistikisht është Partia Socialiste. Se më erdhi dhe për të qesh kur këto të rejat ishin nja 17 personazhe që i prekte dekriminalizimi. Nuk diskutohet dhe se gjykoj këtë pjesë. Edhe dalin kapin xhajen dhe hallën me mbush listën. Puna e tyre xhanëm, të bëjnë çfarë të duan të hanë kokat nga ajo anë”- tha Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: