MAGAZINË /

Vrasje me pagesë dhe lidhje me organizatën mafioze OTF, arrestohet reperi i njohur amerikan

32 vjeçari i cili ka lidhje me organizatën mafioze OTF (Only the Family), aktualisht po mbahet në burgun e qarkut Broward në Florida.

Shkruar nga Versus
Vrasje me pagesë dhe lidhje me organizatën mafioze OTF, arrestohet
Lil Durk

Reperi Lil Durk emri i vërtetë të cilit është Durk Banks është arrestuar të enjten në mbrëmje në Broward County, Florida, sipas të dhënave të dhënave të policisë.

32 vjeçari i cili ka lidhje me organizatën mafioze OTF (Only the Family), aktualisht po mbahet në burgun e qarkut Broward në Florida.

Arrestimi i Banks thuhet se është në lidhje me një hetim të gjerë federal rreth një komploti vrasjeje.

Lajmi erdhi pas arrestimit të pesë të anëtarëve të OTF-së të cilët akzohen për atentatin ndaj reperit Quando Rondo dhe kushëririt të tij Saviay'a Robinson.

Quando Rondo dhe kushëriri i tij ishin në Los Anxhelos më 19 gusht 2022, kur automjeti i tyre u qëllua në një pikë karburanti në lagjen Beverly Grove.

Rondo mbijetoi, por kushëriri i tij u vra gjatë sulmit e cila besohet se ishte hakmarrje për vdekjen e Mbretit Von, kushëriri i Lil Durk.

Tashmë pritet vendimi nga gjykata, teksa në rrjet ka nisur menjëherë komentimi i ngjarjes, me disa media që shprehen se Lil Durk rrezikon dhe burgim të përjetshëm./Versus.al

 

 

Tags:

lil durk

Poll