MAGAZINË /

10 miliard euro pasuri / Hapen 2 testamentet sekrete të Giorgio Armanit

Vetëm pesë ditë pas ndarjes së tij nga jeta, më 9 shtator, janë publikuar dy testamente të shkruara nga vetë stilisti, që hedhin dritë mbi trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në drejtimin e ardhshëm të perandorisë që ai krijoi.

Shkruar nga Versus

10 miliard euro pasuri / Hapen 2 testamentet sekrete të Giorgio Armanit

Bota e modës i dha lamtumirën një prej emrave më të mëdhenj të stilit italian, Giorgio Armani, i cili u nda nga jeta më 4 shtator në Milano, në moshën 91-vjeçare. Vetëm pesë ditë pas ndarjes së tij nga jeta, më 9 shtator, janë publikuar dy testamente të shkruara nga vetë stilisti, që hedhin dritë mbi trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në drejtimin e ardhshëm të perandorisë që ai krijoi.

Testamentet janë hartuar në fshehtësi të plotë dhe janë shkruar me dorë, përkatësisht më 15 mars dhe 5 prill 2025. Sipas ligjit italian, këto dokumente kërkojnë një notere për t'u hapur zyrtarisht, gjë që ndodhi në zyrën e noteres Elena Terrenghi. Edhe pse përmbajtja e tyre ende nuk është bërë publike, flitet se Fondacioni Armani, një nga krijimet më të rëndësishme të stilistit, mund të luajë një rol kyç në të ardhmen e markës së famshme.

10 miliard euro pasuri / Hapen 2 testamentet sekrete të Giorgio Armanit

Armani nuk kishte bashkëshort apo fëmijë, ndaj vendimet e tij në testament janë bërë me liri të plotë. Pasuria e tij personale vlerësohet në rreth 10 miliardë euro dhe përfshin prona luksoze si një apartament në Nju Jork, vila në Forte dei Marmi, si dhe resortin e njohur "La Capannina".

Që në vitin 2023, stilisti kishte ndërmarrë hapa konkretë për të garantuar të ardhmen e kompanisë, duke ndryshuar strukturën e aksioneve në gjashtë kategori të ndryshme. Kategoritë A dhe F, me peshën më të madhe në vendimmarrje, thuhet se mund të kalojnë te Fondacioni Armani. Ky veprim shihet si një mënyrë për të ruajtur pavarësinë dhe stabilitetin e markës, duke shmangur ndikimet e jashtme dhe fragmentimin e kontrollit.

10 miliard euro pasuri / Hapen 2 testamentet sekrete të Giorgio Armanit

Ndërkohë, Milano po përgatitet për një homazh të denjë për ikonën e modës. Javët në vijim pritet një ekspozitë madhështore dhe prezantimi i koleksioneve të fundit të dizajnuara nga vetë Armani, si pjesë e Javës së Modës dhe në nder të 50-vjetorit të themelimit të kompanisë që mban emrin e tij.

Poll