MAGAZINË /

''15 vite në gjyq me familjarët”, Orinda Huta rrëfen për herë të parë betejën për tokën e nënës: Kam marrë kërcënime nga 'dajat'

Shkruar nga Versus
''15 vite në gjyq me familjarët”, Orinda Huta
Orinda Huta

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka tronditur opinionin publik dhe ka sjellë një valë reagimesh nga qytetarë dhe personazhe të njohur. Ndër zërat që kanë reaguar është edhe moderatorja Orinda Huta, e cila ka ndarë për herë të parë historinë e një beteje të gjatë ligjore që familja e saj po përjeton prej 15 vitesh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Orinda është shprehur e tronditur nga jo vetëm ngjarja, por edhe nga mënyra se si disa njerëz e kanë përqafuar aktin e autorit të krimit.

“Vrasja e tmerrshme e gjyqtarit (ndjesë pastë) është këmbanë alarmi jo vetëm për ngjarjen, por edhe për reagimin e njerëzve më pas. Nuk e besoj dot që njerëzit e duartrokasin një veprim kafshëror,” – shkruan ajo në “Instagram”.
Moderatorja ka rrëfyer se prej 15 vitesh ndodhet në një proces gjyqësor të pazgjidhur për tokat e nënës së saj, ndërsa ka pranuar se gjatë kësaj periudhe është përballur edhe me kërcënime nga disa të afërm.

“Janë tokat e mamasë sime dhe do i marr, njësoj siç i takojnë të gjithëve që janë pjesëtarë. E njoh mirë frustrimin e proceseve të gjata pa fund, por që të biesh dakord me krimin e ta vlerësosh… KY ËSHTË FUNDI!”, – përfundon Orinda Huta në reagimin e saj.

Statusi i Orinda Hutës:

Vrasja e tmerrshme e gjyqtarit (ndjesë pastë) është këmbanë alarmi jo vetëm për ngjërjen, por edhe për reagimin e njerëzve më pas. Nuk e besoj dot që njerëzit e duartrokasin një veprim kafshëror. Unë jam vetë pjesë e një procesi gjyqësor që zgjat prej 15 viteve e nuk i jepet zgjidhje. Zoti e di sa do zgjasë se Akoma s’ka kaluar në shkallë të parë mes palëve, jemi Akoma me shtetin.
Por janë tokat e mamasë sime dhe do i marr, njësoj siç i takojnë të gjithëve që janë pjesëtarë. E në këto vite kam marrë shpesh kërcënime nga të ashtuquajtur ‘daja’ pse po kërkoja të drejtën e familjes sime. E njoh mirë frustrimin e proceseve të gjata pa fund, por që të biesh dakort me krimin e ta vlerësosh….KY ËSHTË FUNDI!.

''15 vite në gjyq me familjarët”, Orinda Huta

Poll