Gjesti është surprizuar ditën e sotme nga fansat e tij që i kanë dërguar një parashutë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Fansat i kanë kujtuar banorit se ka 156 ditë izolim dhe në parashutë shkruhej: “156 ditë spektakël faleminderit shumë”.
Pranë tij kanë qenë edhe banorët e tjerë, por Valbona dhe Loredana i kanë qëndruar më pranë dhe e kanë përqafuar.
“Ç’po më rreh zemra”, tha Gjesti i emocionuar dhe më pas shton: “156 ditë i paskam bërë. Jam plakur brenda. Gjysmë viti brenda”.
Ndërkohë duke qeshur Loredana i thotë: “Është thinjur këtu brenda” dhe Gjesti ia pret ‘duke ndenjur me Rozana Radin’.
View this post on Instagram








