MAGAZINË /

Abakarov në finalen e Europianit: Shqipëria një hap larg medaljes së artë

Triumf ndaj azerit Novruzov në Tiranë, të dielën përballje vendimtare me Uguev për titullin kampion

Shkruar nga Versus

Abakarov në finalen e Europianit: Shqipëria një hap larg medaljes

Zelimkhan Abakarov është shumë pranë historisë për Shqipërinë. Mundësi kuqezi ka siguruar finalen në stilin e lirë deri në 61 kilogramë në Kampionati Europian i Mundjes, duke ndezur shpresat për medaljen e artë.

Në gjysmëfinale, Abakarov zhvilloi një përballje të fortë dhe arriti të mposhtë rivalin nga Azerbajxhani, Nuraddin Novruzov, duke treguar formë të shkëlqyer dhe dominim në tapet.

Të dielën e pret sfida më e madhe: finalja ndaj kampionit rus Zaur Uguev, ku objektivi është i vetëm dhe i qartë, medalja e artë për Shqipërinë.

Ndërkohë, një tjetër përfaqësues kuqezi, Ismail Dudaev, u ndal vetëm në finale, duke u mposhtur nga Bashir Magomedov dhe duke siguruar një medalje të rëndësishme për delegacionin shqiptar.

Shqipëria po shkëlqen në këtë Europian të zhvilluar në Tiranë, ndërsa të gjitha sytë janë tashmë te finalja e Abakarov, një duel që mund të kurorëzohet me medalje ari.

 

Poll