MAGAZINË /

Adriana Kalaja rrëfen jetën e saj në Tiranën e viteve ’80: Dashuria me Agustin Kolën dhe kujtimet nga “Kafja e Rremës”

Shkruar nga Versus
Adriana Kalaja rrëfen jetën e saj në Tiranën e viteve
Adriana Kalaja/Agustin Kola


Adriana Kalaja, e njohur për qëndrimet e saj të forta politike, ka ndarë një rrëfim të rrallë dhe të ndjerë për jetën e saj personale në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut.

Përtej figurës së opozitares, ajo ka rrëfyer kujtime nga Tirana e viteve ’80, karrierën sportive dhe historinë e dashurisë me futbollistin legjendar Agustin Kola.

Kalaja tregoi se ka qenë sportiste e qitjes në klubin e Tironës, ndërsa ish-bashkëshorti i saj e përshkroi si “Ronaldo i Shqipërisë”, për shkak të talentit dhe pasionit të jashtëzakonshëm që ai kishte për futbollin.

Njohja e tyre, sipas saj, nisi pas një ndeshjeje të paharrueshme mes Tiranës dhe Vlorës, ku tifozët vlonjatë hodhën patate në fushë, dhe ajo një nga të paktat gra në stadium u kthye në Tiranë me autobusin e ekipit.

Në rrëfimin e saj, Kalaja ndalet edhe te “Kafja e Rremës”, lokali i famshëm që drejtohej nga i ati, një vend i njohur për figurat e kohës.

Ajo kujtoi se aty frekuentonin djemtë e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, por i ati nuk u bënte asnjë përjashtim  i detyronte të prisnin në radhë si gjithë të tjerët.

Edhe pse vetë Mehmet Shehu kishte urdhëruar që emri i lokalit të ndryshohej, “Kafja e Rremës” mbeti simbol i qëndrueshmërisë dhe popullaritetit të asaj kohe.

Në fund, Kalaja kujtoi edhe marrëdhënien miqësore me Edi Ramën në rininë e tyre, duke e përshkruar si “njeri shumë inteligjent dhe me mendje ndryshe që në moshë të re”.

Poll