Një prej ikonave të muzikës klasike shqiptare, Parashqevi Simaku ka ndarë një kujtim të rrallë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Këngëtarja ka postuar një foto të bërë vite më parë ku shfaqet ajo teksa mban në krah djalin e saj të porsalindur. Foton, Simaku e ka shoqëruar me një dedikim prekës.
“Ah, biri im… kur të mbajta për herë të parë, bota u bë e imja. Me ty në duar, edhe sikur bota të shembej, s’mund të më rrëzonte. Por tani… disi, jemi larg. Dhe kjo më thyen më shumë se çdo fund. Luke, zemra ime, të dua sa botën”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Parashqevi Simaku u ribashkua pak kohë më parë me të birin, të cilin kishte vite që nuk e takonte. Versus.al







