MAGAZINË /

"Ajo tha PO", ylli i Interit propozim romantik të dashurës shqiptare në Sarandë

Pavard e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi emocionues në Instagram, ku ka ndarë një foto me Kleofinën, në jugun e Shqipërisë, me mbishkrimin “Ajo tha PO”

Shkruar nga M.H
"Ajo tha PO", ylli i Interit propozim romantik të dashurës
Benjamin Pavard dhe Kleofina Pnishi

Ylli i Interit dhe kombëtares franceze, Benjamin Pavard ka zgjedhur të bëjë një propozim romantik të dashurës së tij modele me origjinë shqiptare, Kleofina Pnishi, në bregdetin e Sarandës.

Pavard e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi emocionues në Instagram, ku ka ndarë një foto me Kleofinën, në jugun e Shqipërisë, me mbishkrimin “Ajo tha PO”.

Pnishi jeton në Francë, aty ku është njohur me futbollistin, ushtron edhe profesionin e saj si modele.

Ky postim ka marrë qindra mijëra pëlqime dhe në komente çifti ka marrë shumë urime nga fansat dhe miqtë e tyre./ Versus.al

 

 

 

Poll