POLITIKË /

"Duhej të protestonim si në Nepal", zyrtari i PD kundër hyrjes në Kuvend: Të mobilizoheshin qytetarët

Sipas Lisandër Hoxhajt, gjëja e duhur për t'u bërë ishin protestat masive kundër zgjedhjeve "të vjedhura" siç i cilëson PD dhe jo hyrja në Kuvend.

Shkruar nga Versus

"Duhej të protestonim si në Nepal", zyrtari i PD kundër

Ditën e djeshme u mbajt seanca e parë e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit ku u konfirmua Niko Peleshi si kryeparlamentar. E pranishme në Kuvend ishte edhe opozita pasi më herët kryedemokrati Sali Berisha theksoi qëndrimin e tij që PD të mos bojkotonte Kuvendin si një prej pak mundësive që kishte për të thënë fjalën e qytetarëve shqiptarë që i ka votuar.

Por jo të gjithë kanë qenë të këtij mendimi. Ish-kandidati për deputet të PD më 11 maj, Lisandër Hoxha tha se nuk duhej që PD të hynte në Kuvend, por të niste aksion politik në rrugët e Shqipërisë. Madje për ta krahasuar mori edhe rastin e Nepalit ku protestat e fuqishme qytetare rrëzuan klasën politike të vendit dhe bënë që kryeministri e ministrat t’ja mbathnin me helikopterë privatë.

"Duhej të protestonim si në Nepal", zyrtari i PD kundër
Lisandër Hoxha

“Unë kam mbajtur një qëndrim tjetër publik, që meqënëse nuk njohim zgjedhjet, s’duhet të njohim as parlamentin e dalë nga zgjedhjet e vjedhura, sic bënë qytetarët në Serbi e Nepal, si cdo popull që i preket vota, demokracia duhet të bëjë dhe rruga politike që do të duhet të ndiqte PD të ishte mobilizimi i qytetarëve në protesta të vazhdueshme me një kërkesë për qeveri teknike dhe mosnjohje e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, dhe kjo do të ishte legjitime”, tha Hoxha mes të tjerash teksa ishte i ftuar në studion e News24. Versus.al

Poll