
UEFA ka hapur një hetim disiplinor ndaj skuadrës të të rinjve të Skënderbeut në Korçë për kore raciste gjatë ndeshjes së luajtur me të rinjtë e Aston Vilës, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-1.
Për këto pretendime ka patur reagim të menjëhershëm nga skuadra shqiptare e futbollit ku thuhet se nuk ka patur asnjë thirrje raciste ndaj lojtarëve të Aston Vilës si në fushën e lojës po ashtu edhe jashtë saj. Duke i cilësuar akuzat si “shpifje të neveritshme”, Skënderbeu ka kërkuar që të verifikohen pamjet filmike të ndeshjes të cilat edhe Aston Vila i ka në dispozicion.
Reagimi i plotë i klubit:
Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është njohur sot me vendimin e UEFA-s për hapjen e çështjes disiplinore për korre raciste në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës për ndeshjen UEFA Youth League, Skënderbeu U19 - Aston Villa U19.
KF Skënderbeu mohon kategorikisht akuzat e ekipit Anglez duke vendosur në dukje se në asnjë moment nuk ka pasur thirrje raciste karshi asnjë lojtari si në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.
Ky Fakt është lehtësisht i verifikueshëm nga Raporti i Arbitrave dhe Delegatit të ndeshjes të cilët kanë deklaruar se nuk kanë qënë dëshmitar të asnjë thirrje raciste karshi ekipit kundërshtar.
KF Skënderbeu shpreh idinjatën për faktin se si një klub Profesionist si Aston Villa justifikon rezultatin e ndeshjes duke trilluar situata të paverteta të cilat nuk kanë lidhje me atë çka ndodhi në stadiumin “Skënderbeu”.
Inkurajojmë klubin e Aston Villa e cila ka pasur të drejtën për të transmetuar LIVE’ këtë ndeshje, dhe gëzon pamjet filmike të ndeshjes të vendosë në dispozicion pamje filmike në vënd të trillimeve pa fakte dhe të neveritshme.
Ne jemi dëshmitarë të një organizimi në standartet e kërkuara nga UEFA dhe gjatë gjithë ndeshjes si organizatorët por edhe tifozët e pranishëm në stadium kanë treguar RESPECT, FAIR-PLAY DHE GJITHEPËRFSHIRJE, vlera që vetë loja e Futbollit mbart në vetvete, vlera të cilat nuk janë respektuar në asnjë moment nga Klubi I Aston Villa, drejtuesit e të cilëve para, gjatë dhe pas ndeshjes kanë treguar mos-respekt ndaj Klubit tonë.
KF Skënderbeu beson se Futbolli është më shumë së një lojë - është një urrë e cila bashkon njerzit pavarësisht kufijëve, gjuhës dhe prejardhjes, duke na kujtuar se thelbi i kësaj loje magjike qëndron në unitet, respekt, gjithëpërfshirje dhe pasion të përbashkët.
Futbolli është një gjuhë universale që bashkon njerzit ndaj KF Skënderbeu bën thirrje faktorëve të ndeshjes të fokusohemi tek Futbolli i luajtur dhe vlerat që klubet respektive mbartin. Versus.al
